2019
Plaku Stivenson Viziton Kilin
Tetor 2019


Apostujt nëpër Botë

Plaku Stivenson Viziton Kilin

Apostujt udhëtojnë nëpër botë për t’u dhënë shërbesë njerëzve dhe për t’u dhënë mësim për Jezu Krishtin.

Elder Stevenson Visits Chile

Plaku Geri E. Stivenson dhe Motra Liza Stivenson udhëtuan me Presidentin Rasëll M. Nelson dhe Motrën Uendi Nelson për në Kili për një ngjarje shumë të rëndësishme. Një tempull i ri po përkushtohej në qytetin e Konsepsionit!

Ky tempull i ri, i bukur është tempulli i dytë që po ndërtohet në Kili dhe tempulli i 18‑të në Amerikën e Jugut.

Shumë tërmete ndodhin në Kili. Tempulli i Konsepsionit në Kili ka një themel të veçantë që të mos ta lejojë atë të dëmtohet nëse bie një tërmet.

Laura dhe Alisia O. ndihmuan për ta vënë gurin e fundit jashtë tempullit. Ky quhet guri i qoshes i tempullit. Atëherë tempulli ishte gati për t’u përkushtuar.

Fëmijët erdhën me prindërit e tyre për ta dëgjuar Presidentin Nelson teksa bënte një lutje të veçantë për përkushtimin e tempullit.

Tani, anëtarët e denjë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, janë në gjendje të futen brenda për t’u vulosur me familjet e tyre dhe për të shërbyer duke bërë pagëzime në tempull.

Ja se çfarë tha Plaku Stivenson për përkushtimin: