2019
Trego dhe Thuaj
Tetor 2019


Trego dhe Thuaj

Konferenca e përgjithshme është këtë muaj. Ja se çfarë u pëlqen disa fëmijëve nga konferenca.

Show and Tell

Abeli C. dhe Tina S., 10 vjeç dhe 9 vjeçe, Bong Kounti, Liberi, janë vëlla e motër. Abelit i pëlqen konferenca “sepse ajo është koha kur ne e mbështetim profetin tonë si Presidentin e Kishës çdo vit”. Tinës “i pëlqen kur profeti flet për tempujt”.

Ana B., 10 vjeçe, Maharashtra, Indi, e sheh konferencën me mamin e vet. Ajo merr me vete ditarin dhe stilolapsat çdo konferencë për të shkruar dëshmitë dhe mesazhet që dëgjon.

David dhe Xhuliana M., 4 vjeç dhe 6 vjeçe, Holanda e Jugut, Holandë, mbushin 15 tasa me vakte të lehta dhe vendosin nga një fotografi të një Apostulli ose anëtari të Presidencës së Parë te secila prej tyre. Kur njëri nga Vëllezërit flet, ata hanë atë që është në atë tas.

Më pëlqen ta dëgjoj profetin sepse Zoti flet nëpërmjet tij.

Andres C., 12 vjeç, Vale del Kauka, Kolumbi

Më pëlqen ta shoh konferencën sepse më pëlqen të mësoj nga profetët dhe më pëlqej ta kaloj atë kohë me familjen time.

David J., 9 vjeç, Solola, Guatemalë

Më pëlqen të dëgjoj historitë dhe korin që këndon. Gjithashtu më pëlqen të dëgjoj shëmbëlltyrat që ata japin.

Juri H., 8 vjeç, Taojuan, Taivan