Shkrimet e Shenjta
Alma 18


Kapitulli 18

Mbreti Lamoni mendon se Amoni është Shpirti i Madh—Amoni e mëson mbretin mbi Krijimin, mbi lidhjet mes Perëndisë e njerëzve dhe mbi shëlbimin që vjen nëpërmjet Krishtit—Lamoni beson dhe bie përdhe si i vdekur. Rreth 90 para K.

1 Dhe ndodhi që mbreti Lamoni bëri që shërbëtorët e tij të dilnin para tij dhe të dëshmonin për të gjitha gjërat që kishin parë në lidhje me çështjen.

2 Dhe kur të gjithë dëshmuan mbi gjërat që ata kishin parë dhe kur ai mësoi mbi besnikërinë e Amonit në ruajtjen e grigjave të tij, dhe gjithashtu për fuqinë e madhe të tij gjatë luftimit kundër atyre që u përpoqën ta vrisnin, ai u habit jashtëzakonisht dhe tha: Sigurisht, ky është më shumë se një njeri. Vini re, a nuk është ky Shpirti i Madh që dërgon ndëshkime kaq të mëdha mbi këtë popull, për shkak të vrasjeve të tij?

3 Dhe ata iu përgjigjën mbretit dhe thanë: Në është ai Shpirti i Madh ose një njeri, ne nuk e dimë; por këtë gjë e dimë, se ai anuk mund të vritet nga armiqtë e mbretit; ata as nuk mund t’i shpërndajnë grigjat e mbretit kur ai është me ne, për shkak të aftësisë dhe të fuqisë së tij të madhe; prandaj, ne e dimë se ai është një mik i mbretit. Dhe tani, O mbret, ne nuk besojmë se një njeri ka fuqi kaq të madhe, pasi e dimë se ai nuk mund të vritet.

4 Dhe tani, kur mbreti i dëgjoi këto fjalë, ai u tha atyre: Tani e di se ai është Shpirti i Madh; dhe se ai ka zbritur tani për të ruajtur jetën tuaj, kështu që të mos ju avras ju siç bëra me vëllezërit tuaj. Tani, ky është Shpirti i Madh për të cilin etërit tanë folën.

5 Tani, kjo qe tradita e Lamonit, që ai kishte marrë nga i ati, se ekzistonte një aShpirt i Madh. Megjithëse besonin në një Shpirt të Madh, ata kujtonin se çdo gjë që bënin ishte e drejtë; megjithatë, Lamoni filloi të frikësohej jashtëzakonisht se kishte bërë gabim që kishte vrarë shërbëtorët e tij.

6 Pasi ai kishte vrarë shumë prej tyre, sepse vëllezërit e tyre u kishin shpërndarë grigjat në vendin me ujë; dhe kështu, sepse grigjat e tyre u shpërndanë, ata u vranë.

7 Tani, ishte praktikë e këtyre Lamanitëve të qëndronin pranë ujërave të Sebusit, për të shpërndarë grigjat e njerëzve, kështu që ata të mund të çonin në tokën e tyre shumë prej atyre që ishin shpërndarë dhe kjo lloj plaçkitjeje ishte praktikë mes tyre.

8 Dhe ndodhi që mbreti Lamoni i pyeti shërbëtorët e tij, duke thënë: Ku është ky njeri që ka fuqi kaq të madhe?

9 Dhe ata i thanë atij: Vër re, ai po ushqen kuajt e tu. Tani, mbreti i kishte urdhëruar shërbëtorët e tij para se të çonin grigjat për t’u dhënë ujë, që ata duhej të përgatitnin kuajt dhe karrot e tij, për ta çuar atë në tokën e Nefit; pasi ishte caktuar që në tokën e Nefit të bëhej një festë e madhe nga i ati i Lamonit, që ishte mbret mbi të gjithë vendin.

10 Tani kur mbreti Lamoni dëgjoi që Amoni po bënte gati kuajt dhe karrot e tij u çudit edhe më shumë, për shkak të besnikërisë së Amonit duke thënë: Sigurisht nuk ka qenë ndonjë shërbëtor mes gjithë shërbëtorëve të mi, që të ketë qenë kaq besnik sa ky njeri; pasi ai mban mend madje të gjitha urdhërimet e mia dhe i zbaton ato.

11 Tani unë e di me siguri se ky është Shpirti i Madh dhe dëshiroj që ai të vijë tek unë, por unë nuk guxoj.

12 Dhe ndodhi që kur Amoni përgatiti kuajt dhe karrot për mbretin dhe shërbëtorët e tij, ai shkoi te mbreti dhe pa se pamja e mbretit kishte ndryshuar; prandaj, ai qe gati të largohej nga prania e tij.

13 Dhe një nga shërbëtorët i tha: Rabbanah, që është, ose që do të thotë, i fuqishëm ose mbret i madh, pasi i konsideronin mbretërit e tyre të ishin të fuqishëm; dhe kështu ai i tha atij: Rabbanah, mbreti dëshiron që ti të rrish.

14 Prandaj, Amoni u kthye nga mbreti dhe i tha: Çfarë dëshiron që të bëj për ty, O mbret? Dhe mbreti nuk iu përgjigj për hapësirën e një ore, sipas kohës së tyre, pasi ai nuk dinte se çfarë t’i thoshte.

15 Dhe ndodhi që Amoni i tha atij përsëri: Çfarë dëshiron prej meje? Por mbreti nuk iu përgjigj.

16 Dhe ndodhi që Amoni, duke qenë i mbushur me Shpirtin e Perëndisë, si rrjedhim ai i kuptoi amendimet e mbretit. Dhe ai i tha atij: A mos është se ke dëgjuar që unë mbrojta shërbëtorët e tu dhe grigjat e tua dhe vrava shtatë nga vëllezërit e tyre me hobenë dhe me shpatën dhe preva krahët e të tjerëve për të mbrojtur grigjat e tua dhe shërbëtorët e tu; vër re, a mos është kjo gjë që ta shkakton mrekullimin tënd?

17 Unë po të them, çfarë është që mrekullohesh kaq shumë? Shiko, unë jam njeri dhe jam shërbëtori yt; prandaj, çdo gjë që ti dëshiron që është e drejtë, atë unë do ta bëj.

18 Tani, kur mbreti i dëgjoi këto fjalë, u mrekullua përsëri, pasi ai pa që Amoni mund të akuptonte mendimet e tij; por megjithatë, mbreti Lamoni hapi gojën e tij dhe i tha atij: Kush je ti? A je ti ai Shpirt i Madh, që bdi të gjitha gjërat?

19 Amoni iu përgjigj dhe i tha atij: Jo, nuk jam.

20 Dhe mbreti tha: Si i di ti mendimet e zemrës sime? Ti mund të flasësh lirisht dhe të më thuash në lidhje me këto gjëra; dhe më thuaj edhe me çfarë fuqie vrave dhe preve krahët e vëllezërve të mi që shpërndanë grigjat e mia—

21 Dhe tani, në qoftë se do të më tregosh në lidhje me këto gjëra, çdo gjë që ti dëshiron do të ta jap; dhe po qe nevoja, unë do të të mbroj me ushtritë e mia; por unë e di se ti je më i fuqishëm se të gjitha ato, megjithatë, çdo gjë që ti dëshiron prej meje, unë do të ta jap.

22 Tani, Amoni duke qenë i urtë, por i padëmshëm, i tha mbretit Lamoni: A do t’i dëgjosh fjalët e mia, në qoftë se unë të tregoj se me cilën fuqi i bëj këto gjëra? Dhe kjo është gjëja që unë dëshiroj prej teje.

23 Dhe mbreti iu përgjigj dhe tha: Po, unë do t’u besoj të gjitha fjalëve të tua. Dhe kështu ai u zu me dinakëri.

24 Dhe Amoni filloi t’i fliste me aguxim dhe i tha atij: A beson ti se ka një Perëndi?

25 Dhe ai iu përgjigj dhe i tha atij: Nuk e di se çfarë do të thotë kjo.

26 Dhe atëherë Amoni tha: A beson ti se ka një Shpirt të Madh?

27 Dhe ai tha: Po.

28 Dhe Amoni tha: Ky është Perëndia. Dhe Amoni i tha përsëri atij: A beson ti se ky Shpirt i Madh që është Perëndia, krijoi të gjitha gjërat që janë në qiell dhe në tokë?

29 Dhe ai tha: Po, unë besoj se ai ka krijuar të gjitha gjërat që janë në tokë; por unë nuk di për qiejt.

30 Dhe Amoni i tha atij: Qielli është një vend ku banon Perëndia dhe të gjithë engjëjt e tij të shenjtë.

31 Dhe mbreti Lamoni tha: A është sipër tokës?

32 Dhe Amoni tha: Po, dhe ai shikon poshtë mbi të gjithë fëmijët e njerëzve; dhe ai di të gjitha amendimet dhe qëllimet e zemrës; pasi nga dora e tij të gjitha u krijuan që nga fillimi.

33 Dhe mbreti Lamoni tha: Unë u besoj të gjitha këtyre gjërave që the. A je i dërguar nga Perëndia?

34 Amoni i tha atij: Unë jam një njeri; dhe anjeriu në fillim u krijua sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë dhe unë jam thirrur nga Shpirti i tij i Shenjtë për t’i bmësuar këto gjëra këtij populli; që ata të sillen në një njohuri të asaj që është e drejtë dhe e vërtetë;

35 Dhe një pjesë e atij aShpirti gjendet në mua dhe më jep bnjohuri dhe gjithashtu fuqi sipas besimit dhe dëshirave të mia që janë në Perëndinë.

36 Tani, pasi Amoni tha këto fjalë, ai filloi me krijimin e botës dhe gjithashtu krijimin e Adamit; dhe i tha atij të gjitha gjërat në lidhje me rënien e njeriut dhe i apërsëriti, dhe vendosi para tij analet dhe bshkrimet e shenjta të popullit, të cilat ishin thënë nga cprofetët, madje deri në kohën që ati i tyre Lehi u largua nga Jeruzalemi.

37 Dhe ai gjithashtu u tregoi atyre me hollësi (domethënë mbretit dhe shërbëtorëve të tij) të gjitha udhëtimet e etërve të tyre në vendin e shkretë dhe të gjitha vuajtjet e tyre nga uria dhe etja dhe mundimet e tyre, dhe kështu me radhë.

38 Dhe ai gjithashtu u tregoi atyre me hollësi në lidhje me rebelimet e Lamanit dhe Lemuelit dhe të bijve të Ishmaelit, po, të gjitha rebelimet e tyre ua tregoi atyre; dhe u paraqiti të gjitha analet dhe shkrimet e shenjta, që nga koha që Lehi u largua nga Jeruzalemi deri në kohën e sotme.

39 Por, kjo nuk është e gjitha; pasi ai u paraqiti atyre aplanin e shëlbimit, që u përgatit që nga krijimi i botës; dhe ai u bëri të ditur gjithashtu në lidhje me ardhjen e Krishtit dhe të gjitha veprat e Zotit ua bëri ai të ditura atyre.

40 Dhe ndodhi që pasi ai tha të gjitha këto gjëra dhe ia paraqiti ato mbretit, mbreti u besoi të gjitha fjalëve të tij.

41 Dhe ai filloi t’i thërriste Zotit, duke thënë: O Zot, ki mëshirë; sipas amëshirës tënde të pamasë që ti ke patur për popullin e Nefit, ki mëshirë për mua dhe për popullin tim.

42 Dhe tani, kur tha këtë, ai ra përdhe sikur të ishte i vdekur.

43 Dhe ndodhi që shërbëtorët e tij e morën dhe e dërguan te bashkëshortja e tij, dhe e vunë mbi një shtrat; dhe për hapësirën e dy ditëve dhe dy netëve ai qëndroi si të ishte i vdekur; dhe bashkëshortja e tij dhe bijtë e tij, dhe bijat e tij e vajtuan sipas mënyrës së Lamanitëve, duke qarë shumë për humbjen e tij.