Shkrimet e Shenjta
Alma 62


Kapitulli 62

Moroni i shkon në ndihmë Pahoranit në vendin Gideon—Njerëzit e mbretit që refuzojnë të mbrojnë vendin e tyre, vriten—Pahorani dhe Moroni rimarrin Nefihën—Shumë Lamanitë bashkohen me popullin e Amonit—Teankumi vret Amoronin, por vritet edhe ai vetë—Lamanitët dëbohen nga toka dhe rivendoset paqja—Helamani kthehet në shërbesë dhe ndërton Kishën. Rreth 62–57 para K.

1 Dhe tani ndodhi që kur Moroni mori këtë letër, zemra e tij mori guxim dhe u mbush me gëzim jashtëzakonisht të madh për shkak të besnikërisë së Pahoranit, se ai nuk ishte atradhtar ndaj lirisë dhe çështjes së vendit të tij.

2 Por, ai qe gjithashtu jashtëzakonisht i pikëlluar për shkak të paudhësisë së atyre që kishin dëbuar Pahoranin nga froni i gjykimit, po, në fund për shkak të atyre që u rebeluan kundër atdheut të tyre si dhe Perëndisë së tyre.

3 Dhe ndodhi që Moroni mori një numër të vogël ushtarësh sipas dëshirës së Pahoranit dhe i dha Lehit dhe Teankumit komandën mbi pjesën tjetër të ushtrisë së tij, dhe u nis drejt tokës së Gideonit.

4 Dhe ai ngriti aflamurin e blirisë në çdo vend që hyri dhe mori të gjitha forcat që mundi gjatë tërë udhës për në tokën e Gideonit.

5 Dhe ndodhi që me mijëra u mblodhën rreth flamurit të tij dhe morën shpatat e tyre për të mbrojtur lirinë e tyre, që të mos mund të binin në robëri.

6 Dhe kështu, kur Moroni mblodhi të gjithë burrat që mundi gjatë gjithë marshimit të tij, arriti në tokën e Gideonit; dhe duke bashkuar forcat e tij me ato të Pahoranit, ato u bënë jashtëzakonisht të fuqishme, madje edhe më të fuqishme se ushtarët e Pakusit që ishte ambreti i atyre kundërshtarëve të cilët kishin dëbuar bnjerëzit e lirë jashtë tokës së Zarahemlës dhe kishin marrë në dorë atë vend.

7 Dhe ndodhi që Moroni dhe Pahorani shkuan me ushtritë e tyre në tokën e Zarahemlës dhe u drejtuan kundër qytetit dhe u ndeshën me njerëzit e Pakusit, kaq sa luftuan me ta.

8 Dhe vini re, Pakusi u vra dhe njerëzit e tij u zunë robër dhe Pahorani u rivendos në fronin e tij të gjykimit.

9 Dhe njerëzit e Pakusit u nxorën në gjyq sipas ligjit, si dhe ata njerëzit e mbretit që ishin kapur dhe ishin futur në burg; dhe sipas ligjit u aekzekutuan; po, ata njerëzit e Pakusit dhe ata njerëzit e mbretit, të gjithë ata që nuk donin të merrnin armët në mbrojtje të atdheut të tyre, por që deshën të luftonin kundër tij, u vranë.

10 Dhe kështu u bë e nevojshme që ky ligj të zbatohej me rreptësi për sigurinë e atdheut të tyre; po, dhe kushdo që u gjet që mohonte lirinë e tyre, u ekzekutua me të shpejtë sipas ligjit.

11 Dhe kështu mbaroi viti i tridhjetë i mbretërimit të gjykatësve mbi popullin e Nefit. Moroni dhe Pahorani vendosën paqe mes popullit të tyre në tokën e Zarahemlës, pasi ekzekutuan të gjithë ata që nuk qenë besnikë ndaj çështjes së lirisë.

12 Dhe ndodhi që në fillim të vitit të tridhjetenjëtë të mbretërimit të gjykatësve mbi popullin e Nefit, Moroni menjëherë bëri që të dërgoheshin furnizime ushqimore, si dhe një ushtri prej gjashtë mijë vetash t’i dërgohej Helamanit, për ta ndihmuar që të mbante atë pjesë të vendit.

13 Dhe ai bëri edhe që një ushtri prej gjashtë mijë vetash, me një sasi të mjaftueshme ushqimi, t’u dërgohej ushtrive të Lehit dhe Teankumit. Dhe ndodhi që kjo gjë u bë për të forcuar vendin kundër Lamanitëve.

14 Dhe ndodhi që Moroni dhe Pahorani pasi lanë një grup të madh ushtarësh në tokën e Zarahemlës, u nisën me një grup të madh ushtarësh për në vendin Nefiha, të vendosur t’i nxirrnin Lamanitët nga ai qytet.

15 Dhe ndodhi që ndërsa po marshonin drejt atij vendi, u ndeshën me një grup të madh ushtarësh Lamanitë dhe vranë shumë prej tyre dhe u morën ushqimet e tyre dhe armët e tyre të luftës.

16 Dhe ndodhi që pasi i kapën, i bënë që të hynin në një besëlidhje, që ata nuk do të merrnin më armët e tyre të luftës kundër Nefitëve.

17 Dhe pasi hynë në këtë besëlidhje i dërguan të banonin me njerëzit e Amonit dhe ata ishin një numër rreth katër mijë vetë që nuk ishin vrarë.

18 Dhe ndodhi që pasi i dërguan ata, vazhduan marshimin e tyre për në vendin Nefiha. Dhe ndodhi që kur arritën në qytetin Nefiha, ata ngritën çadrat e tyre në fushat e Nefihës që është afër qytetit Nefiha.

19 Tani Moroni dëshironte që Lamanitët të dilnin e të luftonin kundër tyre në fusha; por Lamanitët, pasi e dinin trimërinë e tyre jashtëzakonisht të madhe dhe duke parë numrin e madh të tyre, kështu nuk guxuan të vinin kundër tyre; kështu nuk luftuan atë ditë.

20 Dhe kur nata erdhi, Moroni shkoi nëpër errësirën e natës dhe u ngjit mbi majën e murit për të zbuluar tinëz se në ç’pjesë të qytetit po fushonin Lamanitët me ushtrinë e tyre.

21 Dhe ndodhi që ata ishin në lindje, afër hyrjes; dhe se të gjithë po flinin. Dhe tani Moroni u kthye tek ushtria e tij dhe bëri që të përgatitnin me të shpejtë litarë të fortë dhe shkallë për të zbritur nga maja e murit në pjesën e brendshme të murit.

22 Dhe ndodhi që Moroni bëri që ushtarët e tij të shkonin dhe të ngjiteshin mbi majën e murit, dhe të zbritnin në atë pjesë të qytetit, po, madje në pjesën perëndimore, ku Lamanitët nuk po fushonin me ushtritë e tyre.

23 Dhe ndodhi që të gjithë zbritën brenda në qytet gjatë natës, me anë të litarëve të tyre të fortë dhe të shkallëve të tyre; kështu, kur erdhi mëngjesi që të gjithë ishin brenda mureve të qytetit.

24 Dhe tani, kur u zgjuan Lamanitët dhe panë se ushtritë e Moronit ishin brenda mureve, ata u trembën jashtëzakonisht shumë, kaq sa ikën përjashta nëpërmjet hyrjes.

25 Dhe tani, kur Moroni pa se po iknin me vrap para tij, ai bëri që ushtarët e tij t’i ndiqnin nga pas dhe vranë shumë prej tyre dhe rrethuan shumë të tjerë, dhe i zunë robër lufte; dhe të mbeturit e tyre ikën në tokën e Moronit, që ishte në kufijtë e bregdetit.

26 Kështu Moroni dhe Pahorani morën zotërimin e qytetit Nefiha pa humbur asnjë shpirt; dhe pati shumë prej Lamanitëve që u vranë.

27 Tani ndodhi që shumë prej Lamanitëve që u zunë robër, deshën të bashkoheshin me anjerëzit e Amonit dhe të bëheshin një popull i lirë.

28 Dhe ndodhi që të gjithë atyre që kishin dëshirë, iu dha sipas dëshirave të tyre.

29 Prandaj, të gjithë robërit Lamanitë të luftës u bashkuan me popullin e Amonit dhe filluan të punonin shumë, duke punuar tokën, duke rritur çfarëdolloj drithi dhe kope dhe tufa bagëtish të çdo lloji; dhe kështu Nefitët u çliruan nga një barrë e rëndë; po, aq sa u çliruan nga të gjithë robërit Lamanitë të luftës.

30 Tani ndodhi që Moroni mori në zotërim qytetin e Nefihës dhe zuri shumë robër lufte të cilët i pakësuan shumë ushtritë e Lamanitëve dhe mori shumë nga Nefitët që ishin zënë robër, të cilët e përforcuan shumë ushtrinë e Moronit; prandaj Moroni shkoi përpara nga vendi Nefiha për në tokën e Lehit.

31 Dhe ndodhi që kur Lamanitët panë se Moroni po shkonte drejt tyre, u trembën përsëri dhe ikën nga prania e ushtrisë së Moronit.

32 Dhe ndodhi që Moroni dhe ushtria e tij i ndoqën nga pas nga qyteti në qytet, derisa ata u ndeshën me Lehin dhe Teankumin; dhe Lamanitët ia mbathën nga Lehi dhe Teankumi, madje poshtë, deri në kufijtë pranë bregdetit, derisa arritën në tokën e Moronit.

33 Dhe ushtritë e Lamanitëve u mblodhën të gjitha së bashku, saqë të gjitha së bashku ishin në një trup në tokën e Moronit. Tani Amoroni, mbreti i Lamanitëve ishte gjithashtu me ta.

34 Dhe ndodhi që Moroni dhe Lehi dhe Teankumi fushuan me ushtritë e tyre rreth e përqark kufijve të tokës së Moronit, kaq sa Lamanitët u gjetën të rrethuar në kufijtë e vendit të shkretë nga jugu dhe në kufijtë e vendit të shkretë nga lindja.

35 Dhe kështu, ata fushuan për atë natë. Pasi vini re, Nefitët dhe Lamanitët ishin gjithashtu të lodhur nga marshimi i gjatë; prandaj nuk bënë ndonjë dredhi gjatë natës, me përjashtim të Teankumit që ishte jashtëzakonisht i zemëruar me Amoronin, kaq sa ai konsideronte se Amoroni dhe vëllai i tij Amalikia, kishin qenë ashkaku i kësaj lufte të madhe dhe të gjatë mes tyre dhe Lamanitëve, e cila kishte qenë shkaku i kaq shumë luftimeve dhe gjakderdhjeje, po, dhe kaq shumë zie buke.

36 Dhe ndodhi që Teankumi, në zemërimin e tij, shkoi në kampin e Lamanitëve, dhe zbriti nga muret e qytetit. Dhe shkoi me një litar nga një vend në tjetrin, derisa gjeti mbretin; dhe i ahodhi një shtizë që e shpoi afër zemrës. Por vini re, para se të vdiste, mbreti zgjoi shërbëtorët e tij, kaq sa ata e ndoqën Teankumin dhe e vranë.

37 Tani ndodhi që, kur Lehi dhe Moroni morën vesh se Teankumi kishte vdekur, qenë jashtëzakonisht të pikëlluar; pasi vini re, ai kishte qenë një njeri që kishte luftuar me trimëri për vendin e tij, po, një mik i vërtetë i lirisë; dhe ai kishte pësuar shumë vuajtje jashtëzakonisht të mëdha. Por vini re, ai vdiq dhe shkoi atje ku shkojnë tërë banorët e tokës.

38 Tani ndodhi që Moroni të nesërmen marshoi përpara dhe ra mbi Lamanitët, aq sa ata i vranë dhe bënë një kërdi të madhe; dhe i dëbuan nga vendi dhe ata ikën e madje, nuk u kthyen, atëherë kundër Nefitëve.

39 Dhe kështu mbaroi viti i tridhjetenjëtë i mbretërimit të gjykatësve mbi popullin e Nefit; dhe kështu patën luftëra dhe gjakderdhje dhe zi buke, dhe vuajtje për hapësirën e shumë viteve.

40 Dhe kishte pasur vrasje dhe grindje dhe kundërshtime, dhe çfarëdolloj paudhësish mes popullit të Nefit; megjithatë, për hir të të adrejtëve, po, për shkak të lutjeve të të drejtëve ata u kursyen.

41 Por vini re, për shkak të luftës jashtëzakonisht të gjatë mes Nefitëve dhe Lamanitëve, shumë u ashpërsuan për shkak të kohëzgjatjes së madhe të luftës; dhe shumë të tjerë u zbutën për shkak të avuajtjeve të tyre, aq sa u përulën para Perëndisë, madje në thellësinë e përulësisë.

42 Dhe ndodhi që, pasi Moroni fortifikoi ato pjesë të vendit që ishin më të ekspozuara kundrejt Lamanitëve, derisa të ishin mjaft të forta, ai u kthye në qytetin e Zarahemlës; dhe gjithashtu Helamani u kthye në vendin e trashëgimit të tij; dhe pati kështu përsëri paqe mes popullit të Nefit.

43 Dhe Moroni e dorëzoi komandën e ushtrive të tij në duart e të birit, emri i të cilit ishte Moroniha; dhe ai vetë u tërhoq në shtëpinë e tij, kështu që të mund të kalonte në paqe ditët që i kishin mbetur.

44 Dhe Pahorani u kthye në fronin e tij të gjykimit; dhe Helamani mori përsëri përsipër t’i predikonte popullit fjalën e Perëndisë; pasi, për shkak të kaq shumë luftërave dhe grindjeve, ishte e nevojshme që një rregull të vendosej përsëri në kishë.

45 Prandaj, Helamani dhe vëllezërit e tij shkuan dhe shpallën fjalën e Perëndisë me shumë fuqi deri në abindjen e shumë njerëzve për ligësinë e tyre, gjë që i bëri të pendohen për mëkatet e tyre dhe të pagëzohen në Zotin, Perëndinë e tyre.

46 Dhe ndodhi që ata rivendosën përsëri kishën e Perëndisë në të gjithë vendin.

47 Po, dhe rregullime u bënë në lidhje me ligjin. Dhe u zgjodhën agjykatësit e tyre dhe kryegjykatësit e tyre.

48 Dhe populli i Nefit filloi të abegatohej përsëri në tokë dhe filloi të shumohej, dhe të bëhej jashtëzakonisht i fuqishëm përsëri në tokë. Dhe filluan të bëheshin jashtëzakonisht të pasur.

49 Por, me gjithë pasuritë e tyre, ose fuqinë e tyre, ose begatinë e tyre, ata nuk u ngritën në krenarinë e syve të tyre; as nuk qenë të ngadalshëm, që të kujtonin Zotin, Perëndinë e tyre; por u përulën jashtëzakonisht para tij.

50 Po, ata nuk harruan sesa gjëra të mëdha kishte bërë Zoti për ta, se ai i kishte shpëtuar nga vdekja dhe nga robëria dhe nga burgjet, dhe nga të gjitha llojet e vuajtjeve dhe se i kishte shpëtuar nga duart e armiqve të tyre.

51 Dhe ata iu lutën Zotit, Perëndisë së tyre, vazhdimisht, kaq sa Zoti i bekoi ata, sipas fjalës së tij, kështu që ata u bënë të fortë dhe përparuan në tokë.

52 Dhe ndodhi që të gjitha këto gjëra u bënë. Dhe Helamani vdiq në vitin e tridhjetepestë të mbretërimit të gjykatësve mbi popullin e Nefit.