Shkrimet e Shenjta
Alma 19


Kapitulli 19

Lamoni merr dritën e jetës së përjetshme dhe sheh Shëlbuesin—Njerëzit e shtëpisë së tij ranë në njëfarë hipnoze të thellë dhe shumë shohin engjëj—Amoni ruhet mrekullisht—Ai pagëzon shumë dhe vendos një kishë mes tyre. Rreth 90 para K.

1 Dhe ndodhi që pas dy ditësh dhe dy netësh, ata ishin gati ta merrnin trupin e tij dhe ta vendosnin në një varr që e kishin bërë me qëllim që të varrosnin të vdekurit e tyre.

2 Tani mbretëresha, pasi kishte dëgjuar për famën e Amonit, kështu që ajo dërgoi dhe dëshiroi që ai të vinte tek ajo.

3 Dhe ndodhi që Amoni bëri ashtu siç u urdhërua dhe vajti tek mbretëresha dhe dëshiroi të dinte se çfarë ajo donte që ai të bënte.

4 Dhe ajo i tha atij: Shërbëtorët e burrit tim më kanë bërë të ditur se ti je aprofet i një Perëndie të shenjtë dhe se ti ke fuqi të bësh shumë vepra të fuqishme në emrin e tij;

5 Prandaj, në qoftë se është kështu, unë do të doja që ti të shkosh dhe të shohësh bashkëshortin tim, pasi ai është shtrirë mbi shtratin e tij për hapësirën e dy ditëve dhe dy netëve; dhe disa thonë se nuk ka vdekur, kurse të tjerët thonë se ai ka vdekur dhe qelbet dhe se duhet vendosur në një varr; por sa për veten time, për mua, ai nuk qelbet.

6 Tani, kjo ishte çfarë donte Amoni, pasi ai e dinte se mbreti Lamoni ishte nën fuqinë e Perëndisë; ai e dinte se aveli i errët e mosbesimit po dëbohej nga mendja e tij dhe bdrita që ndriçonte mendjen e tij, që ishte drita e lavdisë së Perëndisë, e cila ishte një dritë e mrekullueshme e mirësisë së tij—po, kjo dritë i kishte futur kaq gëzim në shpirtin e tij, sa ia kishte zhdukur renë e errësirës dhe drita e jetës së përhershme ndriçonte në shpirtin e tij, po, ai e dinte se kjo e kishte mundur trupin e tij natyror dhe ai ishte rrëmbyer në Perëndinë—

7 Prandaj, ajo që mbretëresha dëshironte prej tij, ishte dëshira e tij e vetme. Prandaj, ai shkoi të shihte mbretin, ashtu si mbretëresha dëshironte nga ai; dhe pa mbretin dhe e dinte se ai nuk kishte vdekur.

8 Dhe ai i tha mbretëreshës: Ai nuk ka vdekur, por po fle në Perëndi dhe nesër do të ngrihet përsëri; prandaj mos e varros.

9 Dhe Amoni i tha asaj: A e beson ti këtë? Dhe ajo i tha atij: Unë nuk kam pasur dëshmitarë përveç fjalës tënde dhe fjalës së shërbëtorëve tanë; megjithatë, unë besoj se do të jetë ashtu sikurse the ti.

10 Dhe Amoni i tha asaj: E bekuar qofsh për shkak të besimit tënd të jashtëzakonshëm; unë po të them ty, grua, nuk ka pasur një abesim të tillë kaq të madh mes gjithë njerëzve të Nefitëve.

11 Dhe ndodhi që ajo qëndroi dhe e gdhiu pranë shtratit të bashkëshortit të saj, që nga ajo kohë deri të nesërmen në kohën që Amoni kishte caktuar që ai të ngrihej.

12 Dhe ndodhi që sipas fjalëve të Amonit ai u ngrit; dhe si u ngrit, shtriu dorën e tij në drejtim të gruas dhe tha: I bekuar qoftë emri i Perëndisë dhe e bekuar je ti.

13 Pasi, aq me siguri sa ti je gjallë, vër re, unë kam parë Shëlbuesin tim; dhe ai do të vijë dhe do të alindë nga një bgrua; dhe ai do të shëlbojë gjithë njerëzimin që beson në emrin e tij. Tani, pasi tha këto fjalë, zemra e tij u mbush brenda tij dhe ra përsëri nga gëzimi dhe kështu ra edhe mbretëresha, duke u mposhtur nga Shpirti.

14 Tani Amoni, duke parë Shpirtin e Zotit të derdhur sipas alutjeve të tij mbi Lamanitët, vëllezërit e tij që kishin qenë shkaku i kaq shumë zie mes Nefitëve, ose mes gjithë njerëzve të Zotit për shkak të paudhësive të tyre dhe btraditave të tyre, ai ra në gjunjë dhe filloi të derdhte shpirtin e tij në lutje dhe në falënderime ndaj Perëndisë, për sa ai kishte bërë për vëllezërit e tij; dhe ai gjithashtu u mposht nga cgëzimi; dhe kështu që të tre dranë përdhe.

15 Tani, kur shërbëtorët e mbretit panë se ata ranë përdhe, edhe ata filluan t’i thërritnin Perëndisë, pasi frika e Zotit kishte ardhur mbi ta gjithashtu, pasi ishin aata që qëndruan para mbretit dhe i dëshmuan atij në lidhje me fuqinë e madhe të Amonit.

16 Dhe ndodhi që ata thirrën në emrin e Zotit, në fuqinë e tyre, madje derisa të gjithë ranë përdhe, me përjashtim të një gruaje Lamanite, emri i së cilës ishte Abish; dhe ajo duke qenë e kthyer në besim te Zoti prej shumë vjetësh, për shkak të një vegimi të pazakontë të atit të saj—

17 Kështu, pasi ishte kthyer në besim te Zoti dhe asnjëherë nuk e kishte bërë të ditur atë, prandaj, kur ajo pa se të gjithë shërbëtorët e Lamonit ranë përdhe dhe gjithashtu zonja e saj, mbretëresha, dhe mbreti dhe Amoni ishin shtrirë përdhe, ajo e dinte se ishte fuqia e Perëndisë; dhe duke menduar se kjo mundësi, duke ia bërë të ditur popullit se ç’u kishte ndodhur atyre, se të parit e kësaj skene do t’i abënte ata të besonin në fuqinë e Perëndisë, prandaj ajo vrapoi nga shtëpia në shtëpi, duke ua bërë atë të njohur njerëzve.

18 Dhe ata filluan të mblidhen së bashku në shtëpinë e mbretit. Dhe aty erdhi një turmë dhe për habinë e tyre ata panë mbretin dhe mbretëreshën dhe shërbëtorët e tyre të shtrirë përdhe; dhe që të gjithë të shtrirë siç ishin, dukeshin sikur kishin vdekur; dhe ata panë gjithashtu Amonin dhe panë se ai ishte një Nefit.

19 Dhe tani njerëzit filluan të pëshpëritnin mes tyre; disa thonin se ishte një e keqe e madhe që kishte ardhur mbi ta, ose mbi mbretin dhe shtëpinë e tij, sepse ai kishte lejuar që Nefiti të aqëndronte në tokë.

20 Por, të tjerët i qortuan, duke thënë: Mbreti e solli këtë të keqe mbi shtëpinë e tij, sepse ai vrau shërbëtorët e tij, të cilët kishin patur grigjat e tyre të shpërndara tek aujërat e Sebusit.

21 Dhe ata gjithashtu u qortuan nga ata njerëz që kishin qëndruar tek ujërat e Sebusit dhe ashpërndanë grigjat që i përkisnin mbretit, pasi ata ishin zemëruar me Amonin për shkak të numrit të vëllezërve të tyre që ai kishte vrarë tek ujërat e Sebusit, ndërsa po mbronin grigjat e mbretit.

22 Tani, njëri prej tyre, vëllai i të cilit qe avrarë nga shpata e Amonit, duke qenë jashtëzakonisht i zemëruar me Amonin, nxori shpatën e tij dhe vajti drejt Amonit që t’i binte me të, për ta vrarë; dhe si e ngriti shpatën për ta qëlluar, vini re, ai ra përdhe i vdekur.

23 Tani ne shohim se Amoni nuk mund të vritej, pasi aZoti i kishte thënë Mosias, atit të tij: Unë do ta kursej atë dhe do të jetë për të, sipas besimit tënd—prandaj Mosia ia bbesoi atë Zotit.

24 Dhe ndodhi që kur turma pa se njeriu që ngriti shpatën për të vrarë Amonin ra i vdekur, frika erdhi mbi të gjithë ata dhe nuk guxonin të zgjatnin duart që ta preknin atë, ose ndonjë prej atyre që kishte rënë; dhe ata filluan të çuditen përsëri mes tyre se ç’mund të ishte shkaku i kësaj fuqie të madhe, ose ç’kuptim kishin të gjitha këto gjëra.

25 Dhe ndodhi që kishte shumë mes tyre që thanë se Amoni ishte aShpirti i Madh dhe të tjerë thanë se ai ishte dërguar nga Shpirti i Madh;

26 Por disa qortonin të gjithë të tjerët, duke thënë se ai ishte një përbindësh që ishte dërguar nga Nefitët për t’i munduar ata.

27 Dhe kishte edhe disa prej tyre që thanë se Amoni qe dërguar nga Shpirti i Madh për t’u shkaktuar vuajtje për shkak të paudhësive të tyre; dhe se qe Shpirti i Madh që ishte kujdesur gjithnjë për Nefitët, që i kishte çliruar gjithmonë nga duart e tyre; dhe ata thanë se qe ky Shpirti i Madh që kishte shkatërruar kaq shumë prej vëllezërve të tyre, Lamanitëve.

28 Dhe kështu, grindja mes tyre filloi të bëhej jashtëzakonisht e rreptë. Dhe ndërsa ata po ziheshin kështu, erdhi ashërbëtorja që bëri që turma të mblidhej së bashku dhe ajo, kur pa grindjen që po zhvillohej mes turmës, ishte jashtëzakonisht e pikëlluar, madje deri në lot.

29 Dhe ndodhi që ajo shkoi dhe e mori mbretëreshën për dore, që ndoshta të mund ta ngrinte nga toka; dhe, porsa ia preku dorën, ajo u ngrit dhe qëndroi më këmbë dhe thirri me zë të lartë, duke thënë: O Jezus i bekuar, që më shpëtove nga një aferr i tmerrshëm! O Perëndi i bekuar, ki bmëshirë për këtë popull!

30 Dhe pasi tha këto, ajo përplasi duart e saj, pasi qe plot gëzim dhe tha shumë fjalë që nuk u kuptuan; dhe pasi bëri këtë gjë, ajo mori mbretin, Lamonin, për dore dhe vini re, ai u ngrit dhe qëndroi më këmbë.

31 Dhe ai menjëherë, duke parë grindjen mes popullit të tij, shkoi dhe filloi t’i qortonte dhe t’u mësonte afjalët që kishte dëgjuar nga goja e Amonit; dhe të gjithë ata që dëgjuan fjalët e tij besuan dhe u kthyen në besim te Zoti.

32 Por, pati shumë mes tyre që nuk donin t’i dëgjonin fjalët e tij; prandaj ata shkuan në udhën e tyre.

33 Dhe ndodhi që kur Amoni u ngrit, ai gjithashtu u kujdes për ta dhe ashtu bënë edhe të gjithë shërbëtorët e Lamonit; dhe të gjithë u shpallën njerëzve të njëjtën gjë—se zemrat e tyre kishin andryshuar; se ata nuk kishin më dëshirë të bënin të bliga.

34 Dhe vini re, shumë i shpallën popullit se kishin parë aengjëj dhe se kishin biseduar me ta; dhe kështu ata u kishin thënë atyre gjëra të Perëndisë dhe të drejtësisë së tij.

35 Dhe ndodhi që pati shumë që besuan në fjalët e tyre; dhe të gjithë ata që besuan u apagëzuan; dhe ata u bënë një popull i drejtë dhe vendosën një kishë mes tyre.

36 Dhe kështu puna e Zotit filloi mes Lamanitëve; kështu Zoti filloi të derdhte mbi ta Shpirtin e tij; dhe shohim se krahu i tij shtrihet te të agjithë njerëzit që do të pendohen dhe besojnë në emrin e tij.