Alma 7
    Footnotes

    Fjalët e Almës, të cilat ia tha popullit të Gideonit, sipas analit të tij.

    Duke përfshirë kapitullin 7.

    Kapitulli 7

    Krishti do të lindet nga Maria—Ai do të zgjidhë rripat e vdekjes dhe do të mbajë mëkatet e popullit të tij—Ata që pendohen, që pagëzohen dhe që zbatojnë urdhërimet, do të kenë jetë të përjetshme—Fëlliqësia nuk mund të trashëgojë mbretërinë e Perëndisë—Kërkohet përulësi, besim, shpresë dhe dashuri hyjnore. Rreth 83 para K.

    1 Vini re, vëllezërit e mi të dashur, duke parë që jam lejuar të vij tek ju, kështu që do të përpiqem t’ju adrejtohem në gjuhën time, po, me gojën time, pasi është hera e parë që unë po ju flas me fjalët e gojës sime, meqë u detyrova të qëndroj vazhdimisht në bfronin e gjykimit, pasi isha shumë i zënë me punë dhe nuk munda të vij tek ju.

    2 Dhe madje nuk do të kisha qenë në gjendje të vija as tani, po mos t’i ajepej froni i gjykimit një tjetri, që të mbretërojë në vendin tim; dhe Zoti në mëshirë të madhe ka lejuar që unë të vij tek ju.

    3 Dhe vini re, unë kam ardhur duke patur shpresa të mëdha dhe shumë dëshirë, që t’ju gjej të përulur para Perëndisë dhe se ju keni vazhduar t’i luteni që të keni hirin e tij, që unë t’ju gjej të pafajshëm para tij, që unë të gjej se ju nuk ishit në dilemën e tmerrshme që ishin vëllezërit tanë në Zarahemla.

    4 Por, i bekuar qoftë emri i Perëndisë që më dha mundësi të di, po, që më dha gëzimin jashtëzakonisht të madh, që të di se ata janë vendosur përsëri në rrugën e drejtësisë së tij.

    5 Dhe unë besoj, sipas Shpirtit të Perëndisë që është tek unë, se do të kem gëzim edhe për ju; megjithatë, unë nuk dëshiroj që gëzimi im për ju të më vijë me anë të kaq shumë mjerimesh dhe pikëllimi që kam pasur për vëllezërit në Zarahemla, pasi vini re, gëzimi im për ta më erdhi pasi kalova shumë mjerime dhe pikëllim.

    6 Por vini re, unë besoj se ju nuk jeni në një gjendje kaq të madhe mosbesimi sa ishin vëllezërit tuaj; unë besoj se ju nuk jeni ngritur në kryelartësinë e zemrave tuaja; po, unë besoj se ju nuk i keni vënë zemrat tuaja mbi pasuri dhe mbi gjërat e kota të botës; po, unë besoj se ju nuk adhuroni aidhuj, por se adhuroni Perëndinë e vërtetë dhe b gjallë dhe se ju pritni për heqjen e mëkateve tuaja me një besim të përhershëm, i cili do të vijë.

    7 Pasi vini re, unë po ju them se shumë gjëra do të vijnë; dhe vini re, një prej këtyre gjërave ka rëndësi më të madhe nga të gjitha të tjerat—pasi vini re, nuk është e largët akoha që Shëlbuesi do të jetojë dhe do të vijë mes popullit të tij.

    8 Vini re, unë nuk them se do të vijë mes nesh në kohën kur do të jetojë në tabernakullin e tij të vdekshëm; pasi vini re, Shpirti nuk më ka thënë se do të jetë kështu. Tani, këtë gjë unë nuk e di; por di këtë, se Zoti Perëndi ka fuqi të bëjë të gjitha gjërat që janë sipas fjalës së tij.

    9 Por vini re, kaq shumë më ka thënë Shpirti, duke thënë: Thirri këtij populli, duke i thënë—aPendohuni dhe përgatitni udhën e Zotit dhe ecni në shtigjet e tij të cilat janë të drejta; pasi vini re, mbretëria e qiellit është e afërt dhe Biri i Perëndisë bvjen mbi faqen e dheut.

    10 Dhe vini re, ai do të alindet nga bMaria në Jeruzalem, që është ctoka e stërgjyshërve tanë, ajo duke qenë dvirgjëreshë, një enë e çmueshme dhe e zgjedhur, që do të jetë e mbuluar nga hija dhe do të embetet shtatzënë nga fuqia e Frymës së Shenjtë dhe do të lindë një djalë, po, madje Birin e Perëndisë.

    11 Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe ahidhërime dhe tundime të çdo lloji; dhe kjo, që të plotësohet fjala që thotë se ai do të marrë përsipër dhembjet dhe sëmundjet e popullit të tij.

    12 Dhe ai do të marrë përsipër avdekjen që ai të mund të zgjidhë rripat e vdekjes, që e lidhin popullin e tij; dhe ai do të marrë përsipër dobësitë e tyre, që zemra e tij të mund të mbushet me mëshirë, sipas mishit, që ai të mund të dijë, sipas mishit, sesi të bndihmojë popullin e tij sipas dobësive të tyre.

    13 Tani, Shpirti i adi të gjitha gjërat; megjithatë, Biri i Perëndisë vuan sipas mishit, që ai të mund të bmarrë përsipër mëkatet e popullit të tij, që të fshijë shkeljet e tyre, sipas fuqisë çliruese të tij; dhe tani vini re, kjo është dëshmia që është në mua.

    14 Tani unë ju them juve se ju duhet të pendoheni dhe të alindni përsëri; pasi Shpirti thotë, në qoftë se ju nuk lindni përsëri, ju nuk mund të trashëgoni mbretërinë e qiellit; prandaj ejani dhe pagëzohuni në pendim, që ju të mund të laheni nga mëkatet tuaja, që ju të mund të keni besim në Qengjin e Perëndisë, i cili merr mëkatet e botës, i cili është i fuqishëm të shpëtojë dhe të pastrojë nga çdo padrejtësi.

    15 Po, unë ju them juve, ejani dhe mos kini frikë dhe lini mënjanë çdo mëkat, që ju asulmon me lehtësi, i cili ju lidh duke ju tërhequr drejt shkatërrimit; po, ejani dhe shkoni përpara dhe i tregoni Perëndisë tuaj, se jeni të gatshëm të pendoheni për mëkatet tuaja dhe të hyni në besëlidhje me të, se do të zbatoni urdhërimet e tij dhe dëshmojani atij në këtë ditë, duke u futur në ujërat e pagëzimit.

    16 Dhe kushdo që e bën këtë dhe zbaton urdhërimet e Perëndisë tani e tutje, po ai do të kujtojë se unë i them atij, po, ai do të kujtojë se unë i kam thënë atij se do të ketë jetë të përjetshme, sipas dëshmisë së Shpirtit të Shenjtë që dëshmon në mua.

    17 Dhe tani, vëllezërit e mi të dashur, a u besoni ju këtyre gjërave? Vini re, unë ju them juve, po, unë e di se ju i besoni ato; dhe mënyra sesi unë e di që ju i besoni ato, është nëpërmjet shfaqjes së Shpirtit që është në mua. Dhe tani, për shkak se besimi juaj është i fortë në lidhje me to, po, në lidhje me gjërat që unë kam thënë, i madh është gëzimi im.

    18 Pasi, sikurse ju thashë që nga fillimi, se unë kisha shumë dëshirë që ju të mos ishit në gjendjen e dilemës, sikurse vëllezërit tuaj, madje kështu unë pashë që dëshirat e mia u plotësuan.

    19 Pasi unë kuptoj se ju jeni në shtigjet e drejtësisë; unë kuptoj se ju jeni në shtegun që të çon në mbretërinë e Perëndisë; po, unë e kuptoj se ju jeni duke i drejtuar ashtigjet e tij.

    20 Unë kuptoj se ju është bërë e njohur, nëpërmjet dëshmisë së fjalës së tij, se ai nuk mund të aecë në shtigje të shtrembra; as nuk ndryshon ai nga sa ka thënë; as nuk lëviz ai aspak nga e djathta në të majtë, ose nga ajo që është e drejtë në atë që është e gabuar; prandaj kursi i tij është një rreth i përjetshëm.

    21 Dhe ai nuk jeton në tempuj që anuk janë të shenjtë, as fëlliqësia ose ndonjë gjë që nuk është e pastër, nuk mund të pranohet në mbretërinë e Perëndisë; prandaj unë ju them juve se koha do të vijë, po, dhe ajo do të jetë në ditën e fundit, që ai që është i bfëlliqur do të qëndrojë në fëlliqësinë e tij.

    22 Dhe tani, vëllezërit e mi të dashur, unë jua kam thënë këto gjëra që të mund të zgjoj në ju ndjenjën e detyrës suaj ndaj Perëndisë, që ju të mund të ecni të pafajshëm para tij, që ju të mund të ecni sipas urdhrit të shenjtë të Perëndisë, sipas të cilit ju jeni pranuar.

    23 Dhe tani unë do të doja që ju të jeni të apërulur dhe të nënshtruar dhe të butë; të lehtë për t’u mësuar; plot durim dhe këmbëngulje; duke qenë të matur në të gjitha gjërat; duke qenë të zellshëm në zbatimin e urdhërimeve të Perëndisë në të gjitha kohët; duke kërkuar çdo gjë, për të cilën ju keni nevojë, qoftë shpirtërore ose tokësore, duke i dhënë falënderime gjithmonë Perëndisë për çdo gjë që ju merrni.

    24 Dhe shikoni të keni abesim, shpresë dhe dashuri hyjnore dhe atëherë ju do të keni gjithmonë vepra të mira.

    25 Dhe Zoti ju bekoftë dhe i mbajttë rrobat tuaja pa njollë, që ju të mund të çoheni më në fund, të uleni me Abrahamin, Isakun dhe Jakobin dhe me profetët e shenjtë që kanë qenë që kur bota filloi, duke patur rrobat tuaja apa njollë, sikurse janë pa njollë rrobat e tyre në mbretërinë e qiellit, për të mos dalë më jashtë.

    26 Dhe tani vëllezërit e mi të dashur, unë jua thashë këto fjalë sipas Shpirtit që dëshmon në mua; dhe shpirti im gëzohet jashtëzakonisht, për shkak të zellit të jashtëzakonshëm dhe të vëmendjes që ju i keni dhënë fjalës sime.

    27 Dhe tani, apaqja e Perëndisë pushoftë mbi ju dhe mbi shtëpitë dhe tokat tuaja, dhe mbi grigjat, dhe mbi kopetë tuaja, dhe mbi gjithçka që ju zotëroni, mbi gratë e fëmijët tuaj, sipas besimit dhe veprave tuaja të mira, nga kjo kohë e tutje dhe përgjithnjë. Dhe kështu kam folur. Amen.