Shkrimet e Shenjta
Alma 33


Kapitulli 33

Zenosi mësoi që njerëzit duhet të luten dhe të adhurojnë në të gjitha vendet dhe se gjykimet largohen për shkak të Birit—Zenoku mësoi se mëshira u vendos për shkak të Birit—Moisiu kishte ngritur në vendin e shkretë një simbol të Birit të Perëndisë. Rreth 74 para K.

1 Tani, pasi Alma tha këto fjalë, i dërguan atij disa lajmëtarë, meqë donin të dinin në qoftë se duhej të besonin në një aPerëndi, që të mund të merrnin këtë frut për të cilën ai kishte folur, ose si duhej ta mbillnin bfarën, ose fjalën për të cilën ai kishte folur, e cila ai tha se duhej të mbillej në zemrat e tyre, ose në ç’mënyrë duhej të fillonin të ushtronin besimin e tyre.

2 Dhe Alma u tha atyre: Vini re, ju thatë se anuk mund ta adhuroni Perëndinë tuaj, pasi jeni dëbuar nga sinagogat tuaja. Por vini re, unë ju them juve, në qoftë se ju mendoni se nuk mund ta adhuroni Perëndinë, ju gaboni rëndë dhe duhet të kërkoni bshkrimet e shenjta; në qoftë se ju mendoni se ato jua kanë mësuar këtë gjë, ju nuk i kuptoni ato.

3 A nuk e mbani mend të keni lexuar se çfarë aZenosi, profeti i kohëve të vjetra, ka thënë në lidhje me lutjen ose badhurimin?

4 Pasi ai tha: Ti je i mëshirshëm, O Perëndi, pasi dëgjove lutjen time, madje edhe kur unë isha në vendin e shkretë; po, ti ishe i mëshirshëm kur unë u luta në lidhje me ata që ishin aarmiqtë e mi dhe ti m’i ktheve nga ana ime.

5 Po, O Perëndi dhe ti ishe i mëshirshëm me mua kur të thirra nga aara ime; kur të thirra në lutjen time dhe ti më dëgjove.

6 Dhe përsëri, O Perëndi, kur u ktheva në shtëpinë time, ti më dëgjove në lutjen time.

7 Dhe kur u ktheva në adhomëzën time, O Zot dhe t’u luta, ti më dëgjove.

8 Po, ti je i mëshirshëm ndaj fëmijëve të tu, kur të thërrasin që të dëgjohen prej teje dhe jo nga njerëzit dhe ti i dëgjon ata.

9 Po, O Perëndi, ti ke qenë i mëshirshëm me mua dhe dëgjove thirrjet e mia në mes të kuvendeve të tua.

10 Po, dhe ti më dëgjove edhe kur u adëbova dhe u përbuza nga armiqtë e mi; po, ti dëgjove thirrjet e mia dhe u zemërove me armiqtë e mi dhe i vizitove ata në zemërimin tënd me shkatërrim të menjëhershëm.

11 Dhe ti më dëgjove për shkak të pikëllimeve të mia dhe të çiltërsisë sime; dhe është në sajë të Birit tënd që ti ke qenë i mëshirshëm me mua, prandaj unë do të të thërras ty në të gjitha vuajtjet e mia, pasi në ty është gëzimi im; pasi ti ke larguar prej meje gjykimet e tua, për shkak të Birit tënd.

12 Dhe tani, Alma u tha atyre: A u besoni atyre ashkrimeve të shenjta që u shkruan nga ata të kohërave të vjetra?

13 Vini re, në qoftë se u besoni, ju duhet të besoni çfarë aZenosi tha; pasi vini re, ai tha: Ti i ke larguar gjykimet e tua, për shkak të Birit tënd.

14 Tani vini re, vëllezërit e mi, unë dua t’ju pyes nëse i keni lexuar shkrimet e shenjta. Në qoftë se po, si mund të mos besoni në Birin e Perëndisë?

15 Pasi është shkruar se ajo vetëm Zenosi shkroi mbi këto gjëra, por edhe bZenoku gjithashtu foli për këto gjëra—

16 Pasi vini re, ai tha: Ti je i zemëruar, O Zot, me këtë popull, sepse ata nuk duan të kuptojnë mëshirat e tua që ti u ke dhënë atyre për shkak të Birit tënd.

17 Dhe tani, vëllezërit e mi, ju e shihni se një profet i dytë i kohëve të vjetra ka dëshmuar për Birin e Perëndisë dhe meqë populli nuk deshi të kuptonte fjalët e tij, e agoditën për vdekje me gurë.

18 Por vini re, kjo nuk është e gjitha; këta nuk janë të vetmit që folën në lidhje me Birin e Perëndisë.

19 Vini re, për të foli edhe aMoisiu; po, dhe vini re, një bsimbol u cngrit në vendin e shkretë, që kushdo që do të shikonte në të, të mund të jetonte. Dhe shumë shikuan dhe jetuan.

20 Por, pak e kuptuan domethënien e atyre gjërave dhe kjo për shkak të ngurtësisë së zemrave të tyre. Por, pati shumë që ishin kaq të ngurtësuar, sa nuk donin të shikonin, prandaj ata mbaruan. Tani arsyeja që ata nuk donin të shikonin është se nuk besonin se ai do t’i ashëronte ata.

21 O vëllezër të mi, në qoftë se ju mund të shëroheshit vetëm duke i hedhur sytë diçkaje që të shëroheshit, a nuk do t’i hidhnit sytë me të shpejtë, apo do të ngurtësonit zemrat tuaja në mosbesim dhe do të ishit përtacë sa të mos i hidhnit sytë e kështu të mbaronit?

22 Në qoftë se është kështu, mjerimi do të vijë mbi ju; por në qoftë se jo, atëherë hidhni sytë dhe afilloni të besoni në Birin e Perëndisë, se ai do të vijë të shëlbejë popullin e tij dhe se ai do të vuajë dhe do të vdesë që të bshlyejë mëkatet e tyre; dhe se ai do të cngrihet përsëri nga të vdekurit, që do të shkaktojë dringjalljen, që të gjithë njerëzit do të qëndrojnë para tij për t’u gjykuar, sipas eveprave të tyre, ditën e fundit dhe të gjykimit.

23 Dhe tani, vëllezërit e mi, unë dëshiroj që ju ta ambillni këtë fjalë në zemrat tuaja dhe posa të fillojë të fryhet, po ashtu, ta ushqeni me besimin tuaj. Dhe vini re, ajo do të bëhet një pemë b rritet në ju, deri në jetën e përjetshme. Dhe atëherë, dhëntë Perëndia që cbarrat tuaja të jenë të lehta, nëpërmjet gëzimit të Birit të tij. Dhe madje të gjithë këtë ju mund ta bëni në qoftë se doni. Amen.