2020
Plaku Uilliam K. Xhekson
maj 2020


Plaku Uilliam K. Xhekson

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Pas 23 vjetësh si drejtues rajonal mjekësor në Shërbimin e Punëve të Jashtme të SHBA‑së, Uilliam K. Xheksonit i kërkuan të tregonte 20 përvojat më të rëndësishme që kishte pasur teksa jetonte dhe punonte në krahinat më të pazhvilluara të botës.

Ndërkohë që vriste mendjen për atë kërkesë përpara ceremonisë për daljen e tij në pension, ai e kuptoi se “që të gjitha 20 përvojat e [tij] nga 20 përvojat më të rëndësishme ishin të lidhura me Kishën ose familjen”, tha ai.

Uilliam King Xheksoni iu lindi E. Uilliamit dhe Lois Andrei Xheksonit, më 29 mars 1956 në Uashington D.K. të SHBA‑së. Ai u rrit në Ohai të Kalifornisë në SHBA, por për shkak të punës vullnetare të prindërve, ai gjithashtu mori shkollim në Honduras, Algjeri dhe Afganistan.

Pasi shërbeu një mision në Misionin e La Pazit në Bolivi, Plaku Xhekson u takua me En Keslerin në verën e vitit 1977.

“Ishte dashuri me shikimin e parë për mua”, tha ai. “E kalova pjesën tjetër të verës duke u përpjekur ta bindja se unë isha i vetmi për të.”

Ata u martuan më 29 dhjetor 1977 në Tempullin e Los Anxhelosit në Kaliforni. Ata janë prindërit e tetë fëmijëve, tre prej të cilëve janë të birësuar – nga India, Nepali dhe Kamboxhia.

Plaku Xhekson ndoqi Universitetin “Brigam Jang”, mori një diplomë universitare nga Universiteti i Kalifornisë në Bërkli dhe mori diplomë si doktor i mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë në San‑Fransisko në vitin 1983.

Pas stazhit mjekësor të tij, ata punuan jashtë SHBA‑së për 26 vjet. Më së fundi, ai punonte si drejtori mjekësor i organizatës Valley Family Health Care, me vendndodhje në Ajdaho dhe Oregon të SHBA‑së.

Kur jetonin jashtë Shteteve të Bashkuara, ai dhe Motra Xhekson e kalonin shumicën e kohës së tyre mes anëtarëve të Kishës që ishin brezi i parë i anëtarëve në familjet e tyre.

“Njëra nga pjesët më të mëdha të dëshmisë sime për ungjillin ka qenë të shoh atë që ungjilli u bën këtyre njerëzve që ne i duam”, tha ai. “I ndryshon ata.”

Plaku Xhekson ka shërbyer si I Shtatëdhjetë Zonal, president i Misionit të Indisë, Nju‑Delhi, president i Të Rinjve të degës, mësues instituti dhe mësues i Doktrinës së Ungjillit. Në kohën e thirrjes së tij për të qenë Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë, ai po shërbente si peshkop.