2020
Plaku Kelli R. Xhonson
maj 2020


Plaku Kelli R. Xhonson

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Plaku Kelli R. Xhonson e mban mend mirë ditën kur u thirr si peshkop në moshën 31‑vjeçare. Po atë ditë ai u diagnostikua me paralizën e Bellit – një gjendje në të cilën muskujt e njërës ane të fytyrës paralizohen ose dobësohen.

Ishte një kohë sfiduese, jo vetëm për shkak të sikletit dhe turpit të shkaktuar nga gjendja, por edhe për shkak të shumë prej përgjegjësive të tij të reja. Por ajo kohë e vështirë u bë një bekim.

“Duke mos e ditur se cila do të ishte situata në një periudhë afatgjatë, unë zhvillova dhembshuri për individët, që më ka mbetur për tërë pjesën tjetër të jetës sime”, tha ai. “Vërtet mësova se njerëzit kalojnë përmes gjërave të vështira e të trishtuara, jashtë kontrollit të tyre, të cilat kanë ndikim mbi aftësitë, ndjenjat dhe vetëbesimin e tyre.”

Nganjëherë nuk është e lehtë të shërbesh në Kishën e Zotit. Por ashtu si dishepujt e Shpëtimtarit që “i lanë menjëherë rrjetat” (Mateu 4:20) për ta ndjekur Atë, “çfarëdo që na kërkohet të bëjmë, ne jemi të gatshëm ta bëjmë”, tha Plaku Xhonson.

Pavarësisht se ku e thërret Zoti atë ose familjen e tij, ata shkojnë me zemra dhe mendje të gatshme, duke u përpjekur të gjejnë të mirën pavarësisht nga rrethanat e tyre.

Kelli Rei Xhonsoni iu lindi Harold Rejmond Xhonson të Riut dhe Helen Kragun Xhonsonit, më 16 janar 1963 në Plezënt‑Vju të Jutës. Ai u rrit në Ogden të Jutës dhe u martua me Teresa Lin Bartrëmin në Tempullin e Solt‑Lejkut më 27 mars 1986. Ata kanë pesë fëmijë.

Plaku Xhonson u diplomua në Universitetin Shtetëror Uibër në vitin 1987 me një diplomë universitare për financë dhe mori diplomën e tij pasuniversitare për administrim biznesi nga Universiteti “Brigam Jang” në vitin 1989. Ai ka punuar si financier hetues për kompaninë KPMG International Cooperative dhe në kohën më të fundit punoi si financier hetues dhe partner për firmën “Norman, Townsend dhe Johnson”.

Plaku Xhonson, që po shërbente si I Shtatëdhjetë Zonal në kohën e thirrjes së tij, ka shërbyer si president misioni në Misionin e Tajlandës, Bangkok, ku shërbeu gjatë misionit të tij kohëplotë, dhe si president kunji, këshilltar në presidencë kunji, këshilltar i lartë, peshkop, president i kuorumit të pleqve, udhëheqës i misionit të lagjes dhe mësues për përgatitjen e misionarëve të kunjit.