2020
Plaku Moses Vijanueva
maj 2020


Plaku Moses Vijanueva

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Ai ishte vetëm 10 vjeç në atë kohë, por Plaku Moses Vijanueva kurrë nuk e ka harruar mënyrën se si u ndje kur misionarët ua dhanë mësim ungjillin atij dhe familjes së tij në Oahaka të Meksikës.

“E kujtoj Shpirtin që ata lanë, paqen që ndjeva në zemër”, tha ai.

Kur Mosesi u pagëzua me katër prej motrave e vëllezërve të tij, nëna e vet – si prind i vetëm që po rriste Mosesin dhe shtatë fëmijë të tjerë në rrethana të vështira – u bë sërish aktive në Kishë.

Më vonë, kur Mosesi 18‑vjeçar po përgatitej për misionin e tij, familja e vet vazhdoi të përballej me sfida materiale. Ai kishte dyshime për vendimin e tij që të shkonte në mision dhe i tha nënës se donte të qëndronte në shtëpi për ta ndihmuar.

“Nëse vërtet dëshiron të më ndihmosh”, i tha ajo, “shko dhe shërbeji Zotit.”

I gjunjëzuar pranë shtratit të tij portativ në mbarim të ditës së tij të parë në Misionin e Meksikës, Hermosijo, Mosesi ndjeu se Zoti ishte i kënaqur me vendimin e tij. Ai ia jep misionit meritën për rritjen e dëshmisë së tij për ungjillin e rivendosur.

“Kjo Kishë udhëhiqet nga Shpëtimtari ynë, Jezu Krishti”, tha Plaku Vijanueva. “Ai e njeh secilin prej nesh me emër. Ai i di nevojat tona, sfidat tona dhe shqetësimet tona. Ai gjithashtu i di anët tona të forta dhe madje dëshirat e zemrave tona.”

Moses Vijanueva Lopes iu lindi Ruben Vijanueva Platasit dhe Delfina Lopes Domingesit më 13 dhjetor 1966, në Oahaka të Meksikës. Ai u martua me Letisia Avalos Losanon në Tempullin e Meksiko‑Sitit në Meksikë më 30 qershor 1995. Ata kanë tre fëmijë.

Plaku Vijanueva mori një diplomë universitare për administrim biznesi nga Universiteti Krahinor Juglindor në vitin 1997 dhe një diplomë pasuniversitare për risi në përmirësimin e biznesit nga Universiteti Teknologjik i Montereit në vitin 2011. Kohët më të fundit ai punoi si drejtori ekzekutiv kryesor i Sertehas, një kompanie transporti.

Në kohën e thirrjes së tij, Plaku Vijanueva po shërbente si I Shtatëdhjetë Zonal në Meksikë. Ai ka shërbyer edhe si president i Misionit të Kalifornisë, Arkadia dhe si këshilltar i lartë, këshilltar në presidencë kunji, peshkop dhe drejtor i çështjeve publike.