2020
Plaku Siro Shmail
maj 2020


Plaku Siro Shmail

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Plaku Siro Shmail gjithmonë është përpjekur fort që të jetë i bindur ndaj Zotit, edhe kur ai nuk e kuptoi arsyen për një urdhërim të veçantë. “Kur jemi të bindur, kur i zbatojmë urdhërimet”, ka mësuar ai, “Zoti do të na bekojë gjithmonë.”

Gjatë përmbushjes së thirrjeve të tij, ai ka parë bekimet që vijnë prej bindjes. Teksa shërbente si peshkop dhe president dege, ai pati shumë mundësi të çmuara që të “shihte njerëz ta ndryshonin jetën e tyre për shkak të dëshmisë së tyre për Shpëtimtarin dhe Librin e Mormonit”.

Plaku Shmail iu lindi Bruno dhe Erika Shmailit, që të dy të kthyer në besimin në Kishë, më 16 prill 1971 në Ponta‑Grosa të Paranasë në Brazil. Ai u rrit në Kuribita të Brazilit dhe rreth kohës që prindërit e tij u thirrën të kryesonin mbi Misionin e Brazilit, Kampinas, ai u largua që të shërbente në Misionin e Jutës, Ogden.

Teksa frekuentonte Universitetin e Jutës, Plaku Shmail u takua me Alesandra Makado Louzën, një studente në Universitetin “Brigam Jang”, në një takim shpirtëror. “Kur u takuam për herën e parë në takimin shpirtëror, ajo më shpërfilli tërësisht”, tha ai. Por për të, ishte dashuri me shikimin e parë.

Ata u martuan në Tempullin e San‑Paolos në Brazil, në korrik të vitit 1994 dhe i përfunduan studimet e tyre në Shtetet e Bashkuara. Ata u kthyen në Brazil për 20 vjet përpara se të zhvendoseshin në Kolorado të SHBA‑së dhe më pas në Florida të SHBA‑së. Plaku dhe Motra Shmail janë prindërit e dy fëmijëve.

Plaku Shmail mori një diplomë universitare për arkitekturë nga Universiteti i Jutës në vitin 1995 dhe një diplomë pasuniversitare ekzekutive për administrim biznesi nga Universiteti i Ohajos në vitin 2010. Ai ka punuar për rrjetin e dyqaneve Walmart në Brazil si zëvendëspresident dhe drejtor i zhvillimit të pasurive të patundshme, si drejtues kryesor i veprimeve për Scopel‑in, si administrator i përgjithshëm i qytetit Sia dhe më së fundi si kreu i pasurive të patundshme për kompaninë JBS S.A.

Plaku Shmail ka shërbyer si I Shtatëdhjetë Zonal, president kunji, këshilltar në një presidencë kunji, peshkop, president i kuorumit të pleqve dhe president dege.