2020
Pjesë të Spikatura nga Konferenca e Përgjithshme Vjetore e 190‑të
maj 2020


Pjesë të Spikatura nga Konferenca e Përgjithshme Vjetore e 190‑të

Presidenti Rasëll M. Nelson pati një mesazh të qartë në konferencën e përgjithshme: “Dëgjojeni Atë”.

“Në çdo mënyrë që të mundemi, ne duhet të kërkojmë ta dëgjojmë Jezu Krishtin, që na flet nëpërmjet fuqisë dhe shërbesës së Frymës së Shenjtë”, dha mësim Presidenti Nelson.

“Qëllimi i kësaj konference dhe i çdo konference të përgjithshme, është që të na ndihmojnë ta dëgjojmë Atë” (faqe 7).

Në një konferencë që u përqendrua te Vegimi i Parë dhe Rivendosja, na u dha mësim se mund ta dëgjojmë Atë, pikërisht ashtu siç e dëgjoi Jozef Smithi në Korijen e Shenjtë. Të rrethuar nga efektet e një pandemie të përbotshme që po ndikojnë te miliona njerëz, na u dha mësim që ta dëgjojmë Atë për udhërrëfim në shqetësimet tona. Duke parë drejt një të ardhmeje të shndritshme si për Kishën ashtu edhe për secilin prej nesh individualisht, na u dha mësim që t’i përtërijmë përpjekjet tona për ta dëgjuar Atë dhe për ta ndjekur Atë.

“Përbërësit e shumtë frymëzues të kësaj konference të përgjithshme të prillit 2020”, tha Presidenti Nelson, “… mund të përmblidhen nga dy fjalë të dekretuara hyjnisht: ‘Dëgjoje Atë’. Ne lutemi që nga gjithçka që ka ndodhur, përqendrimi juaj tek Ati Qiellor, i cili i tha ato fjalë, dhe te Biri i Tij i Dashur, Jezu Krishti, të jetë ai që ngulitet më gjatë në kujtesën tuaj.”

Kur i studioni mesazhet e kësaj konference dhe përpiqeni “t’i dëgjoni, t’i mbani vesh e t’u kushtoni vëmendje … fjalëve të Shpëtimtarit”, ju do ta shihni të përmbushet në jetën tuaj premtimi profetik i “pakësimi[t të] frikës dhe shtimi[t të] besimit” (faqe 114).

  • Presidenti Nelson paraqet një simbol të ri për Kishën në faqen 73.

  • Presidenti Nelson paraqet një proklamatë mbi Rivendosjen në faqen 91.

  • Presidenti Nelson udhëheq një kuvend solemn mbarëbotëror në faqen 92.

  • Presidenti Nelson njofton tetë tempuj të rinj në faqen 115.

  • Mësoni më shumë rreth mënyrës se si mund t’i ndihmojmë të tjerët ta dëgjojnë Atë tek #HearHim në HearHim.ChurchofJesusChrist.org.