Shkrimet e Shenjta
Mosia 4


Kapitulli 4

Mbreti Beniamin vazhdon fjalimin e tij—Shpëtimi vjen për shkak të Shlyerjes—Beso në Perëndi që të shpëtohesh—Mbaj një falje të mëkateve të tua nëpërmjet besimit—Jepu nga pasuria jote të varfërve—Bëj të gjitha gjërat në urtësi dhe rregull. Rreth 124 para K.

1 Dhe tani, ndodhi që kur mbreti Beniamin i kishte dhënë fund të folurit të fjalëve që i ishin dhënë atij nga engjëlli i Zotit, ai hodhi sytë rreth e përqark mbi turmën dhe vini re, ata kishin rënë në tokë, pasi frika e Zotit kishte ardhur mbi ta.

2 Dhe ata kishin parë veten e tyre në gjendjen e tyre trupore, madje të paktë se pluhuri i tokës. Dhe ata të gjithë thirrën lart me një zë, duke thënë: O, ki mëshirë dhe përdor gjakun shlyes të Krishtit, që ne të mund të marrim faljen e mëkateve tona dhe zemrat tona të mund të pastrohen; pasi ne besojmë në Jezu Krishtin, Birin e Perëndisë, që krijoi qiellin dhe tokën dhe të gjitha gjërat; i cili do të vijë poshtë mes fëmijëve të njerëzve.

3 Dhe ndodhi që pasi kishin folur këto fjalë, Shpirti i Zotit erdhi mbi ta dhe ata u mbushën me gëzim, pasi kishin marrë një heqje të mëkateve të tyre dhe pasi kishin paqe të ndërgjegjes, për shkak të besimit të jashtëzakonshëm që ata kishin në Jezu Krishtin, i cili do të vinte, sipas fjalëve që mbreti Beniamin u kishte folur atyre.

4 Dhe mbreti Beniamin përsëri hapi gojën e tij dhe filloi t’u fliste atyre, duke thënë: Miq të mi dhe vëllezër të mi, farefisi im dhe populli im, unë do të tërhiqja edhe një herë vëmendjen tuaj, që ju të mund të dëgjoni dhe të kuptoni pjesën tjetër të fjalëve të mia që unë do t’ju flas juve.

5 Pasi vini re, nëse njohuria e mirësisë së Perëndisë në këtë kohë ju ka zgjuar një ndjenjë të asgjësisë suaj dhe të pavleftësisë suaj dhe gjendjes së rënë—

6 Unë ju them juve, në qoftë se ju keni ardhur në një njohuri të mirësisë së Perëndisë dhe fuqisë së tij të pamasë dhe urtësisë së tij, dhe durimit të tij, dhe durueshmërisë së tij ndaj fëmijëve të njerëzve, dhe gjithashtu shlyerjes që ka qenë përgatitur që nga krijimi i botës, që kështu shpëtimi të mund t’i vinte atij që do të vendoste besimin e tij në Zotin dhe do të ishte i zellshëm në zbatimin e urdhërimeve të tij, dhe do të vazhdonte në besim, madje deri në fund të jetës së tij, unë dua të them të jetës së trupit të vdekshëm—

7 Unë them, se ky është njeriu që merr shpëtim nëpërmjet shlyerjes, që ishte përgatitur nga themelimi i botës për të gjithë njerëzimin, që ishte që nga rënia e Adamit, ose që është, ose që do të jetë ndonjëherë, madje deri në fund të botës.

8 Dhe ky është mjeti nëpërmjet të cilit vjen shpëtimi. Dhe nuk ka asnjë shpëtim tjetër përveç këtij, për të cilin është folur; as nuk ka kushte të tjera, nëpërmjet të cilave njeriu mund të shpëtohet, veçse kushteve që unë ju kam treguar.

9 Besoni në Perëndinë; besoni se ai është dhe se ai krijoi të gjitha gjërat, si në qiell ashtu edhe në tokë; besoni se ai ka të gjithë diturinë dhe të gjithë fuqinë, si në qiell ashtu edhe në tokë; besoni se njeriu nuk i kupton të gjitha gjërat që Zoti mund të kuptojë.

10 Dhe përsëri, besoni se ju duhet të pendoheni për mëkatet tuaja dhe t’i braktisni ato, dhe të përulni veten tuaj para Perëndisë; dhe të kërkoni në çiltërsinë e zemrës, që ai t’ju falë juve; dhe tani, në qoftë se ju besoni të gjitha këto gjëra, shikoni që t’i bëni ato.

11 Dhe përsëri unë ju them, sikurse kam thënë më parë, që, në qoftë se ju keni ardhur në njohurinë e lavdisë së Perëndisë, ose në qoftë se ju keni njohur mirësinë e tij dhe keni shijuar nga dashura e tij dhe keni marrë një heqje të mëkateve tuaja, që shkakton një gëzim jashtëzakonisht kaq të madh në shpirtrat tuaj, madje kështu unë do të doja që ju të kujtoni dhe gjithmonë të mbani në kujtesë, madhështinë e Perëndisë dhe asgjësinë tuaj, mirësinë dhe keqardhjen e tij ndaj jush, krijesa të padenja dhe të përulni veten tuaj madje në thellësitë e përulësisë, duke thirrur emrin e Zotit çdo ditë dhe duke qëndruar me vendosmëri në besimin e asaj që do të vijë, që u fol nga goja e engjëllit.

12 Dhe vini re, unë ju them juve se në qoftë se e bëni këtë, ju do të gëzoheni gjithmonë dhe do të mbusheni me dashurinë e Perëndisë dhe gjithmonë do të mbani një heqje të mëkateve tuaja; dhe ju do të rriteni në njohurinë e lavdisë së atij që ju krijoi, ose në njohurinë e asaj që është e drejtë dhe e vërtetë.

13 Dhe ju nuk do të keni një mendje për të dëmtuar njëri-tjetrin, por për të jetuar në paqe dhe për t’i dhënë çdo njeriu sipas asaj që i takon.

14 Dhe ju nuk do të lejoni fëmijët tuaj që ata të jenë të uritur ose të zhveshur; as nuk do të lejoni që ata të shkelin ligjet e Perëndisë dhe të luftojnë dhe të grinden me njëri-tjetrin, dhe t’i shërbejnë djallit që është mjeshtri i mëkatit, ose që është shpirti i lig, për të cilin është folur nga etërit tanë, ai duke qenë një armik i të gjithë drejtësisë.

15 Por, ju do t’u mësoni atyre të ecin në udhët e së vërtetës dhe të maturisë; ju do t’u mësoni atyre të duan njëri-tjetrin dhe t’i shërbejnë njëri-tjetrit.

16 Dhe gjithashtu, ju vetë do të ndihmoni ata që kanë nevojë për ndihmën tuaj; ju do t’i jepni nga pasuria juaj atij që është në nevojë; dhe ju nuk do të lejoni që lypësi t’ju ofrojë lutjen e tij më kot dhe ta lini atë të mbarojë.

17 Ndoshta ti do të thuash: Njeriu ka sjellë mbi veten e tij mjerimin e tij, prandaj unë do ta përmbaj dorën time dhe nuk do t’i jap atij nga ushqimi im, as nuk do t’i jap atij nga pasuria ime, që ai të mos vuajë, pasi ndëshkimet e tij janë të drejta—

18 Por, unë ju them juve, O njeri, kushdo që e bën këtë, po ai ka arsye të madhe të pendohet; dhe në qoftë se nuk pendohet për atë që ka bërë, ai mbaron përgjithnjë dhe nuk ka pjesë në mbretërinë e Perëndisë.

19 Pasi vini re, a nuk jemi ne të gjithë lypësa? A nuk varemi ne të gjithë nga e njëjta Qenie, madje Perëndia, për të gjithë pasurinë që ne kemi, si për ushqim ashtu dhe veshje dhe për ar, dhe për argjend, dhe për të gjitha pasuritë e çdo lloji që ne kemi?

20 Dhe vini re, madje në këtë kohë, ju keni qenë duke thirrur emrin e tij dhe duke u lutur për një heqje të mëkateve tuaja. Dhe a ju ka lejuar ai që të keni lypur më kot? Jo, ai ka derdhur Shpirtin e tij mbi ju dhe ka shkaktuar që zemrat tuaja të jenë mbushur me gëzim dhe ka shkaktuar që gojët tuaja të mbyllen, që ju të mos gjeni shprehje, kaq jashtëzakonisht i madh ishte gëzimi juaj.

21 Dhe tani, në qoftë se Perëndia që ju ka krijuar, tek i cili ju jeni vartës për jetët tuaja dhe për gjithçka që ju keni dhe jeni, ju siguron juve çfarëdo që kërkoni që është e drejtë, në besim, duke besuar se ju do ta merrni, O atëherë, sa më shumë duhet t’i jepni nga pasuria që keni njëri-tjetrit.

22 Dhe në qoftë se ju e gjykoni njeriun që ofron lutjen e tij tek ju për pasurinë tuaj, që ai të mos vdesë dhe e dënoni atë, aq më i drejtë do të jetë dënimi juaj për mbajtjen e pasurisë tuaj, e cila nuk ju përket juve, por Perëndisë të cilit i përket edhe jeta juaj; dhe megjithatë ti nuk bën ndonjë lutje, as nuk pendohesh për gjënë që ti ke bërë.

23 Unë ju them juve, mjerë ai njeri, pasi pasuria e tij do të mbarojë me të; dhe tani unë ua them këto gjëra atyre që janë të pasur me gjërat e kësaj bote.

24 Dhe përsëri, unë u them të varfërve, juve që nuk keni dhe përsëri keni mjaft, që ju të qëndroni nga dita në ditë; unë dua t’ju them, të gjithë juve që mohoni lypësin, pasi ju nuk keni; unë do të doja që ju të thoshit në zemrat tuaja që: Unë nuk jap, sepse nuk kam, por në qoftë se do të kisha, do të jepja.

25 Dhe tani, në qoftë se e thoni këtë në zemrat tuaja, ju qëndroni të pafajshëm, përndryshe ju dënoheni dhe dënimi juaj është i drejtë, pasi ju lakmoni atë që nuk e keni marrë.

26 Dhe tani, për hirin e këtyre gjërave që unë ju kam folur—që është për hirin e ruajtjes së një heqjeje të mëkateve tuaja nga dita në ditë, që ju të mund të ecni të pafajshëm para Perëndisë—unë do të doja që ju t’u jepni nga pasuria juaj të varfërve, çdo njeri sipas asaj që ka, në mënyrë që të ushqehen të uriturit, të vishen të zhveshurit, të vizitohen të sëmurët dhe t’u jepni ndihmë atyre qoftë shpirtërisht, ashtu edhe materialisht, sipas nevojave të tyre.

27 Dhe shikoni, që të gjitha këto gjëra të jenë bërë në urtësi dhe rregull; pasi nuk është e nevojshme që një njeri duhet të vrapojë shpejt sesa ai ka fuqi. Dhe përsëri, është e domosdoshme që ai duhet të jetë i zellshëm, që kështu të mund të fitojë çmimin; prandaj të gjitha gjërat duhet të bëhen në rregull.

28 Dhe unë do të doja që ju të mbanit mend se kushdo mes jush, që merr hua nga fqinji i tij duhet t’ia kthejë gjënë që ai ka marrë hua, sipas asaj që bini dakort, përndryshe do të bëni mëkat; dhe ndoshta do të shkaktoni që fqinji të bëjë mëkat gjithashtu.

29 Dhe së fundi, unë nuk mund t’ju tregoj juve të gjitha gjërat që mund t’ju shtyjnë të bëni mëkat; pasi ka mënyra dhe mjete të ndryshme, madje aq shumë sa unë nuk mund t’i numëroj ato.

30 Por, kaq unë mund t’ju them, se në qoftë se ju nuk shikoni veten tuaj dhe mendimet tuaja dhe fjalët tuaja, dhe veprat tuaja dhe nuk respektoni urdhërimet e Perëndisë dhe nuk vazhdoni në besim për çfarë ju keni dëgjuar në lidhje me ardhjen e Zotit tonë, madje deri në fund të jetës suaj, ju duhet të vdisni. Dhe tani, O njeri, mbaj mend dhe mos vdis.