Alma 38
    Footnotes
    Theme

    Urdhërimet e Almës drejtuar birit të tij Shiblon.

    Duke përfshirë kapitullin 38.

    Kapitulli 38

    Shibloni u persekutua për shkak të drejtësisë—Shpëtimi është në Krishtin, i cili është jeta dhe drita e botës—Freno të gjitha pasionet e tua. Rreth 74 para K.

    1 Biri im, vëru veshin fjalëve të mia, pasi po të them ty, madje ashtu sikurse i thashë Helamanit se për aq sa ti do të zbatosh urdhërimet e Perëndisë, do të përparosh në tokë; dhe se për aq sa ti nuk do të zbatosh urdhërimet e Perëndisë, do të dëbohesh nga prania e tij.

    2 Dhe tani, biri im, besoj se do të kem gëzim të madh në ty, për shkak të ngulmit tënd dhe të besnikërisë tënde ndaj Perëndisë; pasi, ashtu sikurse fillove në rininë tënde të shikosh te Zoti, Perëndia yt, ashtu madje shpresoj se do të avazhdosh të zbatosh urdhërimet e tij; pasi i bekuar është ai që bduron deri në fund.

    3 Unë të them, biri im, se tashmë kam patur gëzim të madh te ti, për shkak të besnikërisë tënde dhe të zellit tënd, dhe të durimit tënd, dhe të vuajtjeve të tua të mëdha mes popullit të aZoramitëve.

    4 Pasi unë e di që ti ishe në robëri; po, dhe unë gjithashtu e di se të zunë me gurë për shkak të fjalës; dhe se ti i durove të gjitha këto gjëra me adurim, sepse Zoti qe bme ty; dhe tani ti e di se Zoti të çliroi.

    5 Dhe tani, biri im Shiblon, unë do të doja që të mbash mend, se aq sa të vësh abesimin tënd në Perëndi, po aq do të bçlirohesh nga sprovat e tua dhe cshqetësimet e tua dhe pikëllimet e tua dhe ti do të ngrihesh në ditën e fundit.

    6 Tani, biri im, nuk do të doja që ti të mendosh se këto gjëra i di nga vetja ime, por është Shpirti i Perëndisë që gjendet në mua, që i bën këto gjëra të ditura tek unë; pasi po të mos kisha alindur nga Perëndia, nuk do t’i kisha ditur këto gjëra.

    7 Por vër re, Zoti në mëshirën e tij të madhe dërgoi aengjëllin e tij, të më shpallte se unë duhej të ndaloja punën e bshkatërrimit mes popullit të tij; po, dhe unë kam parë një engjëll ballë për ballë dhe ai foli me mua; dhe zëri i tij qe si rrufeja dhe drodhi tërë dheun.

    8 Dhe ndodhi që isha për tri ditë e tri net në dhembjen dhe në ankthin më të hidhur të shpirtit; dhe kurrë nuk mora një heqje të mëkateve të mia, derisa i thirra për amëshirë Zotit Jezu Krisht. Por vër re, i bëra thirrje atij dhe gjeta paqe për shpirtin tim.

    9 Dhe tani, biri im, këtë ta thashë kështu që të mund të mësosh urtësi, që të mund të mësosh prej meje se anuk ka udhë ose mjet tjetër, nëpërmjet të cilit njeriu mund të shpëtojë, por vetëm në dhe nëpërmjet Krishtit. Vër re, ai është jeta dhe bdrita e botës. Vër re, ai është fjala e vërtetësisë dhe e drejtësisë.

    10 Dhe tani, ndërsa ke filluar t’u mësosh fjalën të tjerëve, madje kështu do të doja që ti të vazhdosh t’i mësosh; dhe do të doja që të jesh i zellshëm dhe i përmbajtur në të gjitha gjërat.

    11 Vër re të mos ngrihesh në krenari; po, shiko të mos alëvdohesh për zgjuarsinë tënde, as për fuqinë tënde të madhe.

    12 Ki guxim, por të mos jesh arrogant; dhe gjithashtu vër re të frenosh të gjitha pasionet e tua, që të mund të mbushesh me dashuri; shih të përmbahesh nga përtacia.

    13 Mos u lut ashtu sikurse luten Zoramitët, pasi ti ke parë se luten për t’u dëgjuar nga njerëzit dhe që të lavdërohen për zgjuarsinë e tyre.

    14 Mos thuaj: O Perëndi, unë të falënderoj se jemi a të mirë se vëllezërit tanë; por më mirë thuaj: O Perëndi, më fal bpadenjësinë time dhe kujto me mëshirë vëllezërit e mi—po, prano në çdo kohë padenjësinë tënde para Perëndisë.

    15 Dhe Zoti bekoftë shpirtin tënd dhe të marrtë ditën e fundit në mbretërinë e tij, që të ulesh në paqe. Tani shko, biri im dhe mësoja fjalën këtij populli. Ji i matur. Biri im, lamtumirë.