2019
Ai Nuk do ta Harrojë Veprën Tuaj
Korrik 2019


Të Rinjtë në Moshë Madhore

Ai Nuk do ta Harrojë Veprën Tuaj

Pamja
young adult

Fotografitë nga Getty Images

Disa muaj më parë pata një ëndërr ku, duke qëndruar e ulur në kishë në rreshtin e fundit si zakonisht, dhe pa pasur ndërmend që të merrja pjesë, largpamësia ime ndryshoi. Pashë se të shpërndarë mes bashkësisë ishin misionarë të tjerë që ishin kthyer herët. Teksa hodha vështrimin përreth, m’u shtua dëshira në zemrën time që t’i ndihmoja. E dija se tregimi i përvojave të mia mund të ishte një mënyrë për t’u dhënë shërbesë atyre dhe për t’i ndihmuar ata të vazhdonin përgjatë shtegut të besëlidhjeve, pavarësisht nga kjo pengesë e dukshme përgjatë udhës.

Nëpërmjet kësaj ëndrre, Ati Qiellor më bëri të ditur se Ai kujdeset [për ne]. Ai e vlerëson shërbimin e drejtë që ne i dhamë si misionarë, pavarësisht se sa zgjati shërbimi ynë kohëplotë. “Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën dhe mundimin tuaj të dashurisë që treguat për emrin e tij” (Hebrenjve 6:10). Në artikullin tim (shih faqe 47), unë tregoj një histori nga shkrimet e shenjta dhe përvojat e misionarëve të tjerë të kthyer herët, të cilat mund t’ju ndihmojnë teksa udhëtoni në këtë rrugë të papritur e të vështirë. Gjithashtu më pëlqen shumë mënyra se si Aleksi përdor një histori nga Libri i Mormonit për të na ndihmuar të shohim se edhe për ata që kthehen herët në shtëpi për çështje denjësie, ka ende shpresë (shih faqe 44).

Në artikujt që janë vetëm në formatin elektronik, ju do të lexoni se si Emilia i shndërroi ndjenjat e ankthit, të frikës e dëshpërimit që përjetoi, në një gëzim vetjak e të shenjtë. Dhe Kevini, një këshillues profesionist, ofron sugjerime për mënyrën se si njerëzit e dashur mund t’i përkrahin ata që hasin vështirësi me një kthim të hershëm.

Arsyeja përse secili prej nesh u kthye nuk ka aq rëndësi sa ajo se çfarë bëjmë kur kthehemi në shtëpi. Me ndihmën e Shpëtimtarit, ne mund të shërohemi, të përparojmë dhe të vazhdojmë të gjejmë më shumë gëzim në udhëtimin tonë të përjetshëm.

Sinqerisht,

Liahona Fikuet