Të Dashur Prindër,
Jezusi u tha dishepujve të Tij që ta çonin ungjillin “në mbarë botën” (Marku 16:15). Revista e këtij muaji mund t’i japë familjes suaj ide për përhapjen e ungjillin kudo që jetoni. Nëse secili do e përhapte ungjillin me anë të kësaj reviste vetëm te një familje tjetër, merreni me mend se sa shumë njerëz të tjerë do të mësonin rreth Jezusit! Këtu janë disa pyetje për të cilat mund të flisni ndërsa lexoni secilën histori:
-
A ka ndonjë njeri që familja jonë mund ta ftojë në Fillore, në pagëzim ose në një veprimtari të Kishës?
-
Çfarë mund të bëjë familja jonë këtë muaj për ta përhapur ungjillin nëpërmjet shembullit tonë?
-
A e dinë miqtë dhe fqinjët tanë që ne jemi të krishterë?
Si familje shenjojini të gjitha herët kur dikush në këto histori e përhap ungjillin. Më pas bëni vetë planin tuaj misionar si familje. Dhe na vini në dijeni se si shkoi!
Le ta mbushim botën me mirësi!
Miku
New Friend
50 E. North Temple St., Room 2393
Salt Lake City, UT 84150, USA