2019
Rinia
Korrik 2019


Rinia

Pamja
Lily

Unë luaj volejboll, vrapoj në pistë dhe lexoj shumë. Sikur të mundja ta kaloja një ditë duke bërë ç’të doja, me gjasë do të shkoja në plazh.

Kam lindur në Çikago të Ilinoisit, por erdha në Navu kur më morën nën kujdestari. Nuk mbaj mend shumë nga jeta ime përpara se të gjeja një familje që më mori nën kujdestari, por më kujtohet që nuk ndihesha e sigurt. Kur kalova në mbajtjen nën kujdestari u ndjeva e sigurt. Më pëlqen që e kam ungjillin. Disa nga miqtë e mi janë vënë në disa situata të frikshme për shkak se nuk i ndjekin standardet tona. E di se ndjekja e urdhërimeve më mban të sigurt.

Ishte një përvojë e hatashme të gjeja familjen time. Nëna ime erdhi në institucionin parashkollor në të cilin shkoja, pasi po ndihmonte si zëvendësuese. Ajo luajti me mua dhe i tha një prej mësuesve që donte të më merrte në shtëpi, pasi isha një fëmijë kaq i këndshëm. Mësuesja tha: “Ajo është në listë për birësim, kështu që ndoshta po!” Mamaja ime u mor me atë proces dhe më birësoi mua dhe dy vëllezërit e mi. Kjo është e hatashme, pasi e di se si është të mos kesh familje dhe kjo e bën pasjen e një familjeje edhe më të veçantë.

Lili S., 14 vjeçe, Ilinois, SHBA

Fotografia nga Christina Smith