2019
Është Kisha e Tij
Korrik 2019


Është Kisha e Tij

“Ju duhet të merrni mbi vete emrin e Krishtit, që është emri im” (3 Nefi 27:5).

Pamja
Its His Church

Unë kam lindur në Fixhi. Prindërit e mi nuk ishin anëtarë të Kishës, por ata shkonin në një kishë tjetër.

Kur u rrita, u martova me gruan time, Anitën. Ajo ishte një anëtare e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ajo vazhdoi t’i ftonte misionarët për të më takuar.

Një ditë u thashë se mund të vinin për darkë për tri mbrëmjet në vijim. U thashë se duhej të përdornin vetëm Biblën për t’iu përgjigjur pyetjeve të mia. Përgjigjet e tyre ishin të përkryera. Mbrëmjen e tretë, ata më bënë mua një pyetje.

“Nëse do të kishe një dyqan ushqimor, çfarë emri do t’i vije?”

“Do ta quaja Dyqani Ushqimor i Familjes Uakolo pasi është dyqani im”, u përgjigja unë.

“Emrin e kujt duhet të ketë një kishë?” pyetën ata.

Ishte një pyetje e shkëlqyer. Dhe e dija përgjigjen me [gjithë] zemër e shpirt. Kisha e vërtetë do të merrte emrin e Jezusit pasi është Kisha e Tij. Dhe Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme mori emrin e Tij!

Kisha vetëm një pyetje më shumë: “Kur mund të pagëzohem?” Një javë më pas, u pagëzova.

Kur u pagëzova, mora mbi vete emrin e Jezu Krishtit. Kjo do të thotë se u bëra anëtar i Kishës së Tij dhe premtova se do ta ndiqja Atë. Përpiqem më së miri çdo ditë që të jetoj siç jetoi Ai. E di se kjo është Kisha e vërtetë e Jezu Krishtit.