2019
Shpërndarja e Ungjillit
Korrik 2019


Nga Presidenca e Parë

Përhapja e Ungjillit

Përshtatur nga biseda “Shpërndarja e Ungjillit të Rivendosur”, Liahona, nëntor 2016, f. 57–60.

Pamja
Sharing the Gospel

Shpëtimtari, Jezu Krishti, i urdhëroi dishepujt e Tij që t’ia përhapin ungjillin gjithë njerëzve në tokë. Ai tha: “Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese” (Marku 16:15).

Ne kemi nevojë që secili anëtar i Kishës të ndihmojë për t’ia çuar ungjillin gjithë botës.

Këtu janë disa mënyra se si mund të ndihmosh:

  1. Duaji të gjithë njerëzit si vëllezërit dhe motrat e tua, ashtu siç dha mësim Jezusi.

  2. Mbaji urdhërimet që të mund të jesh një shembull i mirë.

  3. Lutu që të dish se kush është gati për të mësuar për ungjillin dhe si mund të flasësh për ungjillin me ta.

  4. Ndihmoji të tjerët të mësojnë më shumë rreth Jezu Krishtit.

Puna misionare do të thotë të kesh një qëndrim dashurie dhe t’i ndihmosh të tjerët. Pavarësisht nga mënyra se si përgjigjet personi tjetër, ti je një misionar/e i/e suksesshëm/me nëse e përhap ungjillin me dashuri!