Trashëgimia Jonë e Vazhdueshme si Pionierë
Në korrik të vitit 1847, kompania e parë e pionierëve hyri në luginën e Solt-Lejkut pasi kishin udhëtuar përmes Perëndimit Amerikan në kërkim të një vendi të ri ku shenjtorët mund ta adhuronin Zotin të lirë prej përndjekjes. Shumë anëtarë në Amerikën e Veriut mund ta gjurmojnë trashëgiminë e tyre deri te këta paraardhës pionierë. Por për shumicën e anëtarëve të Kishës në mbarë botën, trashëgimia e tyre si pionierë filloi diku tjetër, ose me paraardhës të tanishëm të cilët u bashkuan me Kishën ose madje edhe me vetë ata kur u bënë personi i parë në familjen, komunitetin ose kombin e tyre që e përqafuan ungjillin.
Këtë muaj, teksa kremtojmë paraardhësit tanë pionierë, mund ta pyetni veten: “Ku filloi trashëgimia ime e besimit? Çfarë sakrificash bënë paraardhësit e mi pionierë për t’ia përkushtuar jetën e tyre Kishës? Si mund ta nderoj dhe tregoj trashëgiminë e tyre? Çfarë mund të bëj për t’i ndihmuar të tjerët të kuptojnë dhe nderojnë vetë paraardhësit e tyre pionierë?”
Përveçse kur shënohet ndryshe,* këto figura dhe të tjera nga konkurset ndërkombëtare të artit të Muzeut Historik të Kishës mund të shihen në internet te lds.org/go/71921.
Në drejtim orar nga lart majtas: Një Grua Duke Mbajtur Libër Mormoni dhe Shportë Lulesh, nga Jubal Aviles Saenz
Duke Ndërtuar Tani për Përjetësinë, nga Sylvia Huege de Serville
Zgjohu, Zgjohu, Vish Rrobat e Bukura, nga Natalie Ann Hunsaker
Vizita, nga Chu Chu
* Joseph William Billy Johnson: Shenjtëri Zotit, nga Emmalee Rose Glauser Powell
Leximi si Familje, nga Jose Manuel Valencia Arellano
Një Ndalesë gjatë Udhës, nga Carmelo Juan Cuyutupa Cannares
Fruta e Gëzimit, nga Nanako Hayashi