Unë Jam e Krishterë!
Kur u pagëzova dhe konfirmova, mora mbi vete emrin e Krishtit.
Kjo do të thotë që unë zgjedh ta ndjek Atë dhe të përpiqem të bëj atë që është e drejtë.
Unë jam e krishterë! Unë besoj se Krishti është Biri i Vetëmlindur i Perëndisë –
Princi i Paqes, Bariu i Mirë, Buka e Jetës, i Shenjti.
Unë jam e krishterë! I lexoj shkrimet e shenjta përditë, duke mësuar për jetën e Tij,
mrekullitë e Tij, mësimet e Tij, flijimin e Tij të përjetshëm.
Unë jam e krishterë! Dua që bota ta dijë se Jezusi vdiq për ta.
Për shkak se Ai dha jetën e Tij për ne, ne të gjithë do të jetojmë përsëri!
Unë jam e krishterë! Kur shpirti im ndihet i lënduar nga mëkati apo shqetësimet e botës,
e kthej zemrën time te Jezusi dhe e di se Ai do të më qëndrojë pranë.
Unë jam e krishterë! E përdor atë që kam për të ndihmuar miqtë e mi në nevojë.
Përpiqem të bëj atë që do të bënte Krishti; unë po ndjek udhëheqjen e Tij.
Unë jam e krishterë! Më kujtohet se si Krishti na kërkoi që të:
Unë e marr sakramentin çdo javë dhe premtoj të jem e vërtetë.
Unë jam e krishterë! Edhe kur jam vetëm, unë tregoj integritet.
Jam e ndershme, e guximshme dhe e virtytshme. Mund të keni besim tek unë.
Unë jam e krishterë! I fal të gjithë ata që zgjedhin të bëjnë atë që është e gabuar.
E mirëpres paqen e miqësinë dhe i ndihmoj njerëzit të shkojnë mirë me njëri‑tjetrin.
Unë jam e krishterë! E dua Jezu Krishtin me gjithë zemrën time. Është e vërtetë!
Tani është radha jote – të lutem trego se çfarë do të thotë për ty të jesh i/e krishterë!