2011
Ishujt Marshall
Prill 2011


Historia e Kishës nëpër Botë

Ishujt Marshall

Megjithëse anëtarë të Kishës i vizituan Ishujt Marshall gjatë Luftës II Botërore, atje puna misionare zyrtare nuk filloi deri në shkurt 1977. Atë vit, Plaku Uilliam Uardel dhe Plaku Stiven Kuper nga Misioni i Hauait, Honolulu u caktuan të punonin në zonë. Me ndihmën e Eldred Fjukisit, një anëtar i Kishës që ishte transferuar në Ishujt Marshall për punë, ata organizuan të mbanin shërbesa të Kishës në një ndërtesë të një kishe tjetër.

Atë vit të parë, misionarët pagëzuan 27 të kthyer në besim. Tre vite më vonë, Ishujt Marshall u bënë pjesë e Misionit të Mikronezisë, Guam. Në vitin 1984 u formua Distrikti Mahuro i Ishujve Marshall. Anëtarësia e Kishës vazhdoi të rritej, duke çuar në formimin e një distrikti të dytë në vitin 1991 në ishullin koralor Kvajalein. Në vitin 2006 u krijua Misioni i Ishujve Marshall, Mahuro. Në tre vitet e tjera u pa një rritje e madhe në anëtarësinë aktive në saje të përpjekjeve për aktivizim, pagëzimeve të të kthyerve dhe forcimit të udhëheqjes vendore. Rezultati qe që më 14 qershor 2009 u organizua Kunji Mahuro i Ishujve Marshall.

Për të lexuar tregime për besimin dhe kthimin në besim të anëtarëve në Ishujt Marshall, shihni faqen 32.

Kisha në Ishujt Marshall

Anëtarësia

4.486

Misione

1

Kunje

1

Distrikte

1

Lagje/Degë

11