2011
Ai Na Tregoi Rrugën e Kthimit në Shtëpi
Prill 2011


Rinia

Ai Na Tregoi Rrugën e Kthimit në Shtëpi

Pamja
Elaine S. Dalton

“Shpëtimtari erdhi në tokë që të na tregojë se si jetohet plani që e kishte autorësinë në qiell – plan i cili, nëse jetohet, do të na bëjë të lumtura. Shembulli i Tij na tregoi rrugën e kthimit në shtëpi tek Ati ynë Qiellor. Askush tjetër që ka jetuar ndonjëherë, nuk ka qenë kaq ‘[i] qëndrueshëm dhe [i] palëvizur’ (Mosia 5:15). Ai nuk u hutua asnjëherë. Ai u përqendrua tek realizimi i vullnetit të Atit dhe mbeti i vërtetë ndaj misionit të Tij hyjnor. …

Ju jeni pjesë e atij plani të mrekullueshëm që u paraqit në sferat e jetës paramortore. Ardhja juaj në tokë tani, ka qenë e parashikuar qëkurse u pranua plani. Vendi juaj në kohë dhe vendndodhje nuk është rastësi. ‘Besimi [juaj i] jashtëzakonshëm dhe vepra[t tuaja] të mira’ (Alma 13:3) në atë kohë, kanë hedhur themelin e asaj që mund të përmbushni tani, në qoftë se jeni besnike dhe të bindura. … Ju… keni një punë fisnike për të kryer. Në mënyrë që të plotësoni misionin tuaj hyjnor dhe të jetoni planin e lumturisë, duhet të jeni gjithashtu të qëndrueshme e të patundura.”

Elen S. Dalton, presidente e përgjithshme e Të Rejave, “Në të Gjitha Kohët, në të Gjitha Gjërat dhe në të Gjitha Vendet”, Liahona, maj 2008, f. 116.