2011
‘Kujto Krijuesin Tënd në Ditët e Rinisë Sate’ (Predikuesit 12:1)
Prill 2011


“Kujto Krijuesin Tënd në Ditët e Rinisë Sate” (Predikuesit 12:1)

Shkrimet e shenjta bëjnë kronikën e shërbesave të profetëve dhe të apostujve. Shumë prej këtyre udhëheqësve e njihnin Perëndinë që në rininë e tyre. Këtu janë pesë rrëfime nga shkrimi i shenjtë që përshkruajnë përvojat e disa prej këtyre udhëheqësve të ardhshëm.

  • Gjon Pagëzori, që u thirr të përgatiste njerëzit për “ardhjen e Zotit”, u “shugurua në këtë fuqi nga engjëlli i Perëndisë në kohën që ishte tetë ditë” (DeB 84:27–28).

  • Mbreti Josia, i kurorëzuar në moshën tetëvjeçare, e kaloi mbretërimin e tij 31-vjeçar duke i ndihmuar judenjtë të ktheheshin në besim në ungjill (shih 2 Mbretërve 22).

  • Mormoni qe rreth 10 vjeç kur Amaroni e zgjodhi të ishte mbajtësi i radhës i analeve (fletët e Nefit). Rreth moshës 16 vjeç Mormoni udhëhoqi ushtritë nefite. (Shih Mormoni 1:2–4; 2:1–2.)

  • Davidi qe veçse një “djalosh” (një i ri) kur vrau Goliathin, ndoshta në të njëjtën moshë si ushtarët e ushtrisë së Helamanit (shih 1 Samuelit 17:49–56; Alma 53:22).

  • Jozefi qe 17 vjeç kur e shitën në Egjipt, ku “Zoti qe me Jozefin” (shih Zanafilla 37:2, 27–28; 39:2).