2011
Unë Nuk Jam i Interesuar për Kishën
Prill 2011


Unë Nuk Jam i Interesuar për Kishën

Tanintoa Sekston, Ishujt Marshall

Unë nuk doja të kisha të bëja aspak me Kishën kur bashkëshortja më pyeti nëse mund t’u mësonin misionarët fëmijëve tanë. Por unë nuk thashë jo, sepse ajo ishte ndërkohë anëtare.

Kur misionarët filluan të vijnë në shtëpinë tonë dy herë në javë, unë shkoja te shtëpia ngjitur e mikut tim. Miku im ishte anëtar i fortë i një kishe tjetër të krishterë. Sa herë që e vizitoja, ai donte të fliste rreth Biblës. Unë i thashë se nuk isha për ato lloj gjërash dhe nuk doja të studioja fe. Por ai vazhdonte të përpiqej të më bindte dhe më në fund unë thashë po. Kështu për një kohë të gjatë studiova Biblën me mikun tim, ndërkohë misionarët u mësonin djemve të mi.

Një ditë ishte koha që misionarët do të vinin në shtëpinë tonë. Por në vend që të largohesha, unë vendosa të qëndroj në dhomën tjetër. Kur misionarët filluan t’u mësonin djemve të mi, unë e pashë veten se doja të dëgjoja më shumë. Unë shkova gjithnjë e më afër derës për të dëgjuar më mirë. Ata po u mësonin djemve të mi rreth apostujve dhe profetëve.

Më vonë unë kuptova se doja të mësoja më shumë. Unë fola me misionarët dhe vendosa që t’i merrja mësimet prej tyre – vetëm. Bashkëshortja ime ishte gjithmonë atje, por askush tjetër nuk dinte për këtë.

Kështu kur misionarët vinin për t’u mësuar djemve të mi dy herë në javë, unë do të shkoja te shtëpia e mikut tim. Pastaj, në një ditë tjetër, ata do të më mësonin mua.

Një ditë kur miku im tha diçka të keqe rreth Kishës, unë e mbrojta atë. Si shumë njerëz në Ishujt Marshall, ai nuk dinte shumë rreth Kishës dhe i keqkuptonte disa gjëra që shenjtorët e ditëve të mëvonshme i besojnë. Kur ai tha gjëra të tjera negative, unë përsëri e mbrojta Kishën.

Kështu ndodhi për shtatë muaj. Pastaj një ditë unë kuptova se Fryma e Shenjtë qe duke më vërtetuar se çdo gjë që misionarët po më mësonin mua ishte e vërtetë. Unë kuptova se unë duhejt të pagëzohesha, edhe pse unë ende dija aq pak rreth ungjillit.

Pas pagëzimit tim në 2007-ën, unë isha aq i lumtur. Ne filluam të kursejmë para për të shkuar në tempullin e Havait, ku bashkëshortja ime, tre fëmijët tanë dhe unë u vulosëm në dhjetor të 2008-ës.

Te qenit anëtar i Kishës pati një ndikim të pamasë në jetën time. Unë vendosa të largohem nga puna ime e dytë me argëtime në një restorant sepse unë duhej të vija vonë në shtëpi dhe veshjet e mia duhej të ngopeshin me tym duhani. Megjithë humbjen e asaj të ardhure plus, Zoti ka treguar kujdes për ne.

Unë e di se Kisha është e vërtetë dhe se Jozef Smithi është një profet i Perëndisë për shkak të Shpirtit që kam ndier dhe të bekimeve që kam marrë.