2011
Koment
Prill 2011


Koment

Ai Ngre Barrët Tona

Unë e dua këtë revistë dhe të gjithë përmbajtjen e saj. Unë i dua artikujt nga Autoritetet e Përgjithshme, veçanërisht bisedat e konferencave. Ato na udhëzojnë dhe na nxisin të ecim përpara, megjithë sprovat tona.

Unë kam qenë anëtar i Kishës për 26 vite dhe kam lexuar çdo numër të Liahonës. Unë shpesh lexoj nëpër numrat e kaluar dhe një artikull që e kam veçanërisht të dashur është: “Faljet e Dhembshura të Zotit”, nga Plaku Dejvid A. Bednar (maj 2005, f. 99). Ai më ndihmon të kujtoj sa shpesh Ati Qiellor ndërhyn me faljet e Tij të dhembshura dhe ngre barrët tona të rënda.

Iolanda Valenti, Itali

Mësimet Vijnë nga Zoti

Unë jam mirënjohëse çdo muaj që kam fjalët e profetëve të gjallë. Unë e di se mësimet e tyre vijnë nga Zoti dhe do të bekojnë jetën time nëse unë i vë ato në praktikë. Leximi i përvojave të shenjtorëve përreth botës forcon besimin dhe dëshminë time sepse unë mësoj çfarë bëjnë të tjerët për të kapërcyer vështirësitë e tyre.

Bajron Dejvid Kalderon Moskuera, Ekuador