2011
Ide për Mbrëmje Familjare
Prill 2011


Ide për Mbrëmje Familjare

Ky numër përmban artikuj dhe aktivitete që mund të përdoren për mbrëmje familjare. Sa vijon janë disa shembuj.

“Gjithmonë Kujtojeni Atë”, faqe 20: Shqyrtoni mundësinë e diskutimit si familje të këshillës së Plakut Kristoferson: “Ne mund të fillojmë duke hequr gjithçka nga jeta jonë dhe pastaj ta rindërtojmë jetën tonë me gjërat më të rëndësishme në fillim me Shpëtimtarin në qendër.” Merrni parasysh bisedimin rreth disa bekimeve që Plaku Kristoferson përmend të cilat vijnë kur ne “gjithmonë e kujtojmë Shpëtimtarin”.

“Fuqia e Shkrimeve të Shenjta”, faqe 52: Pas leximit të këtij artikulli së bashku, ftoni anëtarët e familjes të ndajnë ndjesitë e tyre rreth leximit të shkrimeve të shenjta dhe shkuarjes në seminar. Ftojini ata të shkruajnë në ditarët e tyre dëshmitë e tyre në lidhje me fuqinë e shkrimeve të shenjta. I nxisni fëmijët tuaj të studiojnë dhe të mbajnë mend shkrime të shenjta nga mjeshtëria e shkrimit të shenjtë.

“Ndërmjetësi Jezu Krishti”, faqe 56: Ndërsa lexoni artikullin së bashku, ftoni familjen tuaj të mbajë vesh për rëndësinë e një ndërmjetësi. I pyesni ata çfarë do të ndodhte nëse një ndërmjetës nuk do ta kishte ndihmuar njeriun në borxh. Ju mund të lexoni gjithashtu shkrime të shenjta dhe të diskutoni se si Shpëtimtari është ndërmjetësi ynë. Merrni parasysh leximin e 2 Nefi 2:27–28 dhe Alma 42:24–25.

“Veshur e Stolisur e Tëra”, faqe 70: Merrni parasysh të ftoni anëtarët e familjes që të vishen mirë me një kostum ose të jenë në rolin e dikujt tjetër. I jepni çdo personi mundësinë të tregojë se cili është. Pas leximit të historisë, shpjegoni se pavarësisht nga roli që luajmë, ne jemi gjithmonë fëmijë të Perëndisë.

Kohë të Lumtura dhe Lidhje të Përjetshme

Kur fëmijët e mi ishin të vegjël, atyre u pëlqente të luanin lodra pas mbrëmjes familjare në shtëpi. Një nga të parapëlqyerat e tyre, “Ulu mbi Elefant,” ishte quajtur sipas një kënge që vajza jonë, Xhoselin, mësonte në shkollë. Pasi ne të gjithë e kënduam këngën, unë do të isha Ndenjësja dhe do të shëtisja fëmijët mbi shpinën time. Së pari, djali im dyvjeçar, Horge; pastaj, vajza ime katërvjeçare, Xhoselin dhe më në fund bashkëshortja ime Elisabeth, do të hipnin. Me të tre mbi shpinë, unë do t’i merrja ata në një shëtitje rreth dhomës së ndenjjes. Ne u argëtuam shumë.

Vite më vonë, fëmijët e mi të rritur të dy po prisnin thirrjet e tyre për mision. Gjatë një mbrëmjeje familjare në shtëpi, ata kujtuan “Ulu mbi Elefant”. Ne e kënduam këngën së bashku; pastaj, pas një ndërprerjeje prej shumë vitesh, unë përsëri u bëra elefanti. Së pari djali im, pastaj vajza ime dhe më në fund nëna e tyre u ngjitën mbi shpinën time. Unë përfundova rrafsh mbi dysheme dhe ne të gjithë përfunduam në të qeshura.

Kujtesa e atij momenti na bën mirënjohës që profetët na kanë mësuar rreth mbrëmjeve familjare në shtëpi. Ne mësuam se nuk ka rëndësi sa e thjeshtë mund të jetë mbrëmja jonë familjare në shtëpi, më e rëndësishmja është që kemi kohë të lumtura me familjet tona, kohë që forcojnë lidhjet tona të përjetshme.

Víktor G. Çauka Rivera