Shkrimet e Shenjta
3 Nefi 12


Kapitulli 12

Jezusi thërret dhe cakton të Dymbëdhjetët—Ai u mban Nefitëve një fjalim të ngjashëm me Predikimin në Mal—Ai flet për Bekime Biblike—Mësimet e Tij tejkalojnë dhe kanë përparësi mbi ligjin e Moisiut—Njerëzit marrin urdhër të jenë të përsosur, madje si ai dhe Ati janë të përsosur—Krahaso Mateu 5. Rreth 34 pas K.

1 Dhe ndodhi që pasi Jezusi i tha këto fjalë Nefit dhe atyre që u thirrën (tani numri i atyre që u thirrën dhe që morën pushtet dhe autoritet të pagëzonin, ishte adymbëdhjetë) dhe vini re, ai shtriu dorën e tij drejt turmës dhe u thirri, duke thënë: Të bbekuar jeni ju, në qoftë se u vini veshin fjalëve të këtyre dymbëdhjetëve që unë kam czgjedhur mes jush t’ju shërbejnë dhe të jenë shërbëtorët tuaj; dhe atyre unë u kam dhënë fuqi, që të mund t’ju pagëzojnë me ujë; dhe pasi të jeni pagëzuar me ujë, vini re, unë do t’ju pagëzoj me zjarr dhe me Frymën e Shenjtë; prandaj të bekuar jeni ju, në qoftë se do të besoni në mua dhe pagëzoheni, pasi më keni parë dhe e dini se jam.

2 Dhe përsëri, më të bekuar janë ata që do të abesojnë në fjalët tuaja, sepse ju do të dëshmoni se më keni parë dhe se ju e dini se jam. Po, të bekuar janë ata që do të besojnë në fjalët tuaja dhe bzbresin në thellësitë e përulësisë dhe pagëzohen, pasi do të vizitohen cme zjarr dhe me Frymën e Shenjtë dhe do të marrin heqje të mëkateve të tyre.

3 Po, të bekuar janë askamësit në shpirt, që bvijnë tek unë, pasi e tyre është mbretëria e qiellit.

4 Dhe përsëri, të bekuar janë të gjithë ata që vajtojnë, pasi ata do të ngushëllohen.

5 Dhe të bekuar janë azemërbutët, pasi ata do ta trashëgojnë btokën.

6 Dhe të bekuar janë ata që janë të auritur dhe të betur për cdrejtësi, pasi ata do të mbushen me Frymën e Shenjtë.

7 Dhe të bekuar janë të amëshirshmit, pasi ata do të gjejnë mëshirë.

8 Dhe të bekuar janë të gjithë të akulluarit në zemër, pasi ata do të bshohin Perëndinë.

9 Dhe të bekuar janë të gjithë apaqebërësit, pasi ata do të quhen bfëmijët e Perëndisë.

10 Dhe të bekuar janë të gjithë ata që janë apërndjekur për hir të emrit tim, pasi e tyrja është mbretëria e qiellit.

11 Dhe të bekuar jeni ju kur njerëzit do t’ju shajnë dhe përndjekin dhe do të thonë të gjitha të ligat në mënyrë të rreme kundër jush, për hirin tim.

12 Pasi ju do të keni gëzim të madh dhe do të jeni jashtëzakonisht të kënaqur, pasi i madh do të jetë ashpërblimi juaj në qiell; pasi kështu i përndoqën ata profetët që qenë para jush.

13 Në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them juve, unë ju porosis që të jeni akripa e tokës, por në qoftë se kripa e humb shijen e saj, si do t’ia bëjë toka për kripë? Kripa, atëherë e tutje, nuk do të hyjë në punë për asgjë, veçse të flaket tej dhe të shkelet nga këmbët e njerëzve.

14 Në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them juve se unë ju porosis që të jeni drita e këtij populli. Një qytet që është i ngritur mbi një kodër, nuk mund të fshihet.

15 Vini re, a ndezin njerëzit një aqiri dhe e vënë atë nën një babunë? Jo, por e vënë mbi një shandan, që t’u japë dritë të gjithë atyre që janë në shtëpi;

16 Prandaj, le të shkëlqejë adrita juaj para këtyre njerëzve, që ata të shohin veprat tuaja të mira dhe të lëvdojnë Atin tuaj që është në qiell.

17 Mos mendoni se kam ardhur të shkatërroj ligjin ose profetët. Unë nuk kam ardhur të shkatërroj, por të plotësoj;

18 Pasi, në të vërtetë, unë ju them juve se asnjë pikë e asnjë hollësi nuk ka kaluar nga aligji, por në mua është plotësuar i gjithi.

19 Dhe vini re, unë ju kam dhënë ligjin dhe urdhërimet e Atit tim, se do të besoni në mua dhe do të pendoheni për mëkatet tuaja dhe do të vini tek unë me azemër të thyer dhe me shpirt të penduar. Vini re, para jush ju keni urdhërimet dhe bligji është plotësuar.

20 Prandaj, ejani tek unë dhe shpëtohuni, pasi në të vërtetë unë ju them juve se, në qoftë se nuk zbatoni urdhërimet e mia që ju urdhërova në këtë kohë, ju nuk do të hyni në asnjë mënyrë në mbretërinë e qiellit.

21 Ju keni dëgjuar se është thënë nga të lashtët dhe gjithashtu është shkruar para jush se nuk duhet të avrasësh dhe se kushdo që do të vrasë, do t’i nënshtrohet gjykimit të Perëndisë;

22 Por, unë ju them juve se kushdo që zemërohet me të vëllanë, do t’i nënshtrohet gjykimit të tij. Dhe kushdo që do t’i thotë vëllait të tij, Raka, do t’i nënshtrohet këshillit; dhe kushdo që do t’i thotë, Ti budalla, do t’i nënshtrohet zjarrit të ferrit.

23 Prandaj, në qoftë se ti do të vish tek unë ose në qoftë se dëshiron të vish tek unë dhe mban mend se yt vëlla ka diçka kundër teje—

24 Shko së pari tek yt vëlla dhe apajtohu me vëllanë tënd, dhe pastaj eja tek unë me qëllim të plotë të zemrës, dhe unë do të të pranoj.

25 Merru vesh shpejt me kundërshtarin tënd, ndërsa je udhës me të, kështu që të mos të të shtjerë në dorë të gjykatësit dhe të të bëjë të hysh në burg.

26 Në të vërtetë, në të vërtetë, unë të them ty se ti nuk do të dalësh në asnjë mënyrë së andejmi, derisa të kesh paguar seninen e fundit. Dhe ndërsa ti je në burg, a mund të paguash madje një asenine? Në të vërtetë, në të vërtetë, unë të them ty, Jo.

27 Vini re, të lashtët kanë shkruar se nuk duhet të ashkelësh kurorën;

28 Por, unë ju them juve se kushdo që shikon një grua, për ta adëshiruar atë, ai ka shkelur kurorën tashmë në zemrën e tij.

29 Vini re, unë ju jap juve një urdhërim, që të mos lejoni asnjë prej këtyre gjërave të hyjnë në azemrën tuaj;

30 Pasi është më mirë që t’ia mohoni vetes këto gjëra e të mbani kështu akryqin tuaj, sesa të hidheni në ferr.

31 Është shkruar se kushdo që do ta lërë bashkëshorten e tij, ai duhet t’i japë aletrën e ndarjes.

32 Në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them juve se kushdo që do ta alërë bashkëshorten e tij, me përjashtim në rast blavirësie, e bën atë të cshkelë kurorën; dhe kushdo që do të martohet me atë që është e ndarë, shkel kurorën.

33 Dhe përsëri është shkruar, nuk duhet të bësh betim të rremë, por të bësh atë që i je abetuar Zotit se do të bësh;

34 Por në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them juve, mos u abetoni fare, as për qiellin, pasi është froni i Perëndisë;

35 As për tokën, pasi është stoli i këmbëve të tij;

36 As nuk duhet të betohesh për kokën tënde, pasi ti nuk mund të bësh një flok të zi ose të bardhë.

37 Por, bëni që fjala juaj të jetë Po, po; Jo, jo, pasi gjithçka më tepër se këto është e ligë.

38 Dhe vini re, është shkruar, asy për sy dhe dhëmb për dhëmb;

39 Por, unë ju them se nuk duhet t’i aqëndrosh të ligut, por kushdo që të qëllon faqen tënde të djathtë, bktheji atij edhe faqen tjetër;

40 Dhe në qoftë se një njeri të hedh në gjyq dhe të merr tunikën tënde, le ta marrë edhe mantelin tënd.

41 Dhe kushdo që të detyro të shkosh një milje, shko me të dy.

42 aJepi atij që të kërkon dhe mos u largo prej atij që do të kërkojë hua prej teje.

43 Dhe vini re, është shkruar gjithashtu se, duhet ta duash të afërmin tënd dhe ta urresh armikun tënd;

44 Por vini re, unë ju them juve, duajini aarmiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë, bëjuni mirë atyre që ju urrejnë dhe blutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin;

45 Që të mund të jeni fëmijët e Atit tuaj që është në qiell; pasi ai e bën diellin e tij të lindë mbi të ligun dhe mbi të mirin.

46 Prandaj, ato gjëra që ishin në kohët e lashta dhe me ligj, në mua janë plotësuar të gjitha.

47 aGjërat e vjetra kanë mbaruar dhe të gjitha gjërat janë bërë të reja.

48 Prandaj, unë do të doja që ju të jeni të apërkryer, madje, sikurse jam unë, ose të përkryer si Ati juaj që është në qiell.