2020
Çfarë thoni kur miqtë tuaj nuk besojnë se mund të ndodhin gjëra si Vegimi i Parë?
Prill 2020


Pyetje dhe Përgjigje

Çfarë thoni kur miqtë tuaj nuk besojnë se Vegimi i Parë mund të ndodhte?

Pamja
Confused Caucasian girl laying on blanket texting on cell phone - stock photo

Zhvilloni Besim

Me pyetjet shpirtërore, nuk na nevojitet vetëm logjika; na nevojitet edhe të kemi besim që të dimë se faktikisht Vegimi i Parë mund të ndodhte. Ne mund ta zhvillojmë atë besim duke i kërkuar Atit Qiellor dhe duke dëgjuar Shpirtin.

Xhulia B., 17 vjeçe, Kaliforni, SHBA

Studioni Shkrimet e Shenjta

Kërkojuni miqve tuaj të studiojnë Biblën. Nëse besojnë se ajo është fjala e Perëndisë, atëherë ata duhet të besojnë se Perëndia vërtet na flet sot nëpërmjet vegimeve të tilla si Vegimi i Parë, sepse Ai bëri të njëjtën gjë me Adamin, Moisiun, Isaian dhe profetë të tjerë në shumë mënyra të ndryshme.

Plaku [Eldëri] Muanda, 22 vjeç, Misioni i Nairobit, Kenia

Pyeteni Perëndinë

Fakti që braktisja zgjati për qindra vjet, nuk do të thotë që Perëndia reshti së shfaquri vegime. Na nevojitet të kemi një zemër të përulur dhe t’i kërkojmë Perëndisë me qëllim të vërtetë dhe çiltërsi të zemrës, siç bëri Jozef Smithi.

Xheremi E., 19 vjeç, Kinshasa, Republika Demokratike e Kongos

Besoni te Perëndia

Do t’i pyetja miqtë e mi: “A besoni te Perëndia? A besoni se Ai i krijoi të gjitha gjërat? A besoni se Ai iu shfaq profetëve në kohët e lashta? Dhe nëse e besoni atë, përse nuk besoni se është e mundur tani? Është e mundur.”

Sara M., 16 vjeçe, Jutë, SHBA

Jepni Dëshminë Tuaj

Unë u jap dëshminë time miqve të mi se Ati ynë Qiellor u zbulon gjëra fëmijëve të Tij kur ia kërkojnë Atij me një zemër të sinqertë që të dinë të vërtetën. Jozef Smithi pati dëshirë të dinte të vërtetën dhe ai veproi sipas besimit të tij. Ju gjithashtu mund të gëzoni një përvojë të mrekullueshme nëse i kërkoni Atit Qiellor në lutje me gjithë zemrën tuaj.

Mara C., 20 vjeçe, Lima, Peru

Fotografia nga Getty Images