2020
Tempulli dhe Ti
Prill 2020


Tempulli dhe Ti

Pamja
The Temple and You

Përpara se Kisha të rivendosej, njerëzit besonin se nëse dikush në familjen e tyre vdiste pa qenë i pagëzuar, nuk do t’i shihnin më kurrë ata. Por për shkak të Rivendosjes, ne mund të pagëzohemi për ta në tempull. Ne mund të vulosemi së bashku për përjetësinë!

Ashtu si Jozef Smithi, ti je zgjedhur gjithashtu nga Ati Qiellor që të bësh punë të rëndësishme në jetën tënde. Një pjesë e asaj pune mund të bëhet në tempuj. Ti mund të mbledhësh emrat e paraardhësve të tu që nuk u pagëzuan kur jetuan në tokë. Pastaj, pasi të marrësh rekomandimin e tempullit, ti mund të shkosh në tempull dhe të pagëzohesh për ta.

Ndërsa e bën këtë punë, lutju Atit Qiellor që të të udhëheqë. Paraardhësit e tu mund të të ndihmojnë gjithashtu. Çfarë bekimi i rëndësishëm dhe i shenjtë do të jetë ky për ty dhe për ta!

Disa nga ju mbase nuk munden ta bëjnë tani punën në tempull, por do ta bëjnë një ditë. Mbaje mend gjithmonë që je një fëmijë i Perëndisë! Ai të do përsosurisht.

Mbaj vesh për nxitjet e Frymës së Shenjtë dhe bëhu gati të shkosh një ditë në tempull. Bërja e kësaj do të të ndihmojë të ndërtosh një jetë të mrekullueshme për vete dhe për familjen tënde në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Ndërsa e bën punën e Zotit, Ai do të të ndihmojë. Ti je një nga shpirtrat e tij më guximtarë. ●

Ilustrimi nga Jared Matthews