2020
Konferenca e Përgjithshme përgjatë Viteve
Prill 2020


Konferenca e Përgjithshme NDËR VITE

Pamja
tabernacle and conference center

Tani, në vitin e saj të 190‑të, konferenca e përgjithshme është një traditë e kahershme në çdo prill dhe tetor, por ka pasur disa ndryshime interesante gjatë viteve:

  • 1830

    Dy muaj pasi u organizua Kisha, Jozef Smithi kryesoi në konferencën e parë të përgjithshme në Fajet të Nju‑Jorkut. Morën pjesë rreth 30 anëtarë dhe disa njerëz të tjerë.

  • 1850

    Gazeta Deseret News botoi raportin e parë të plotë të konferencës ngaqë një gazetar në moshë të re, Xhorxh D. Uati, qe në gjendje t’i mbante shënim bisedat me stenografi.

  • 1867

    Konferenca e përgjithshme zgjati katër ditë në vend të tri ditëve të zakonshme, sepse bashkësia votoi që të zgjaste një ditë më shumë.

  • 1924

    Për herë të parë u përdorën mikrofona te foltorja në Tabernakull. Më parë, folësit duhej të mbështeteshin te forca e zërit të tyre që të dëgjoheshin.

  • 1949

    Duke përdorur kamera në Tabernakull, konferenca u transmetua për herë të parë në televizion.

  • 1962

    Bisedat u interpretuan në gjuhë të tjera – gjermanisht, holandisht e spanjisht – për herë të parë në Tabernakull. Tani bisedat interpretohen në mbi 90 gjuhë!

  • 1967

    Konferenca e përgjithshme u transmetua në TV me ngjyra. Burrat e Korit të Tabernakullit ishin të veshur me xhaketa blu të çelët dhe gratë ishin të veshura me bluza portokalli të çelur.

  • 1977

    Duke ndryshuar nga tri ditë dhe gjashtë sesione të përgjithshme, konferenca zgjati dy ditë dhe përfshiu pesë sesione të përgjithshme.

  • 2000

    Në Qendrën e re të Konferencave në Solt-Lejk-Siti, që nxë 21 000 njerëz, u mbajt konferenca e parë e përgjithshme [për këtë qendër].

Ilustrim i podiumit nga David Green; FOTOGRAFI E TELEVIZORIT NGA GETTY IMAGES