2020
Përse na Fton Mbreti Beniamin që të Bëhemi si Fëmijë?
Prill 2020


Eja, Më Ndiq: Libri i Mormonit

Përse na Fton Mbreti Beniamin që të Bëhemi si Fëmijë?

13–19 Prill Mosia 1–3

Pamja
Why Does King Benjamin Invite Us to Become Like a Child

A e keni ndier ndonjëherë zemrën tuaj të zbutet teksa keni vëzhguar një fëmijë? Fëmijët shpesh flasin nga zemra dhe shprehin dashuri e thënie të thjeshta besimi. Shpëtimtari dha mësim: “Kush, pra, do të përulet si ky fëmijë i vogël, do të jetë më i madhi në mbretërinë e qiejve” (Mateu 18:4).

Kjo mund të jetë një arsye përse mbreti Beniamin i kërkoi popullit të tij që të zhvishte njeriun e natyrshëm dhe të bëhej si fëmijë (shih Mosia 3:19).

Në ç’mënyrë bëhemi ne si fëmijët? Referojuni vargut te Mosia 3:19 që të plotësoni hapësirat bosh me fjalët që përdori mbreti Beniamin për të përshkruar një njeri të ngjashëm me një fëmijë.

1.___________________________

2.___________________________

3.___________________________

4.___________________________

5.___________________________

6.___________________________

Java 3

Bërja si një fëmijë i vogël na lejon të afrohemi më shumë te Krishti dhe të përjetojmë gëzimin e bërjes shenjtorë nëpërmjet Shlyerjes së Tij.

Në Shërbim të Perëndisë Tuaj, nga Walter Rane