2020
Përmirësimi i Përvojës Sonë në Tempull
Prill 2020


Përmirësimi i Përvojës Sonë në Tempull

“Guri i çmuar kurorëzues i Rivendosjes është tempulli i shenjtë. Ordinancat dhe besëlidhjet e shenjta të tij janë shumë të rëndësishme për përgatitjen e një populli që është gati ta mirëpresë Shpëtimtarin në Ardhjen e Tij të Dytë.”1

Herë pas here, Presidenca e Parë ka bërë përshtatje të ceremonive dhe procedurave të tempullit me qëllim që të përmirësohet përvoja në tempull për anëtarët dhe për t’i ndihmuar të gjithë ata që hyjnë në tempull, që të ndiejnë një lidhje më të afërt me Perëndinë brenda këtyre hapësirave të shenjta.

Si pjesë e përvojës së tempullit, anëtarët veshin veshje ceremoniale me rëndësi doktrinore e simbolike, gjurmët e të cilave shkojnë pas deri tek adhurimi në tempull në Dhiatën e Vjetër (shih Levitiku 8 dhe Eksodi 28).

Janë bërë disa përshtatje për veshjen ceremoniale të tempullit. Këto përshtatje nuk pasqyrojnë ndryshime në simbolikën ose doktrinën e tempullit, por kanë për qëllim ta bëjnë përvojën në tempull më të thjeshtë, më të rehatshme dhe më të arritshme duke e bërë veshjen më të lehtë për t’u veshur, për t’u kujdesur për të dhe më pak të kushtueshme.

Disa nga këto përshtatje përfshijnë:

  • Një model më të thjeshtë për vellon dhe rrobën.

  • Heqja nga kapela e fortesës plastike dhe e lidhëses nga kapela dhe velloja.

  • Përdorimi i një materiali më të durueshëm që është i njëjtë për rrobat, kapelën dhe brezin, që i ndihmon të rezistojnë më gjatë dhe e bën më të lehtë për t’u kujdesur për to.

Ne shpresojmë se këto përshtatje do të ndihmojnë për ta përmirësuar këtë përvojë të shenjtë për ju, teksa e bëni adhurimin në tempull një pjesë të rregullt të jetës suaj.

Shënim

  1. Rasëll M. Nelson, “Fjala e Mbylljes”, Liahona, nëntor 2019, f. 120.