2020
Rinia
Prill 2020


Rinia

Pamja
Photo of Mikayla J from Fiji

Fotografia nga Leslie Nilsson

Unë jam një e kthyer në besim në Kishë. Një nga gjërat që më tërhoqi që në fillim, ishin aktivitetet për rininë. Edhe tani akoma më pëlqen të shpenzoj kohë me miqtë e Kishës të cilët kanë atë lloj argëtimi që është i mirë dhe lartësues shpirtërisht. Veçanërisht më pëlqen të shkoj me ta çdo javë në Tempullin e Suvës në Fixhi.

Në Fixhi ka shumë trysni nga shoqëria. Në dyqane nuk pyesin shpesh për dokument identifikimi që të blihen alkooli, cigaret dhe gjëra të tilla. Rinia i blen ato gjatë gjithë kohës. Mund të jetë e vështirë të zgjedhim të drejtën.

Njëra nga gjërat që më mbajnë të fortë, janë vëllezërit dhe motrat e mia më të vogla. Unë jam më e madhja, prandaj mendoj për ta çdo herë që tundohem të bëj diçka gabim. Nuk dua që ata të marrin ndonjë vendim të keq ngaqë më shohin mua në fillim duke e bërë atë. Përpara se të vdiste nëna ime, ajo më bëri të premtoja se do të kujdesesha për vëllezërit dhe motrat e mia dhe gjithmonë do të isha atje për ta.

Deri tani unë jam e vetmja anëtare e Kishës ndër vëllezërit dhe motrat e mia. Por lutem për ta çdo ditë. Falënderoj Atin Qiellor që po u jep atyre një ditë tjetër për të jetuar, dhe lutem që ata do ta marrin njohurinë e ungjillit të Tij. Ata më mbajnë të fortë.

Mikajla J., 17 vjeçe, Fixhi