2020
Të Ndihmosh për Rivendosjen
Prill 2020


Nga Presidenca e Parë

Të Ndihmosh për Rivendosjen

Përshtatur nga materiali “Shpresa e Izraelit” (takim shpirtëror mbarëbotëror për rininë, 3 qershor 2018), f. 19, HopeofIsrael.ChurchofJesusChrist.org.

Pamja
Helping with the Restoration

Në vitin 1820, Ati Qiellor dhe Jezu Krishti iu shfaqën Jozef Smithit. Ati Qiellor tha: “Ky është Biri Im i Dashur. Dëgjoje Atë!” Rivendosja e ungjillit filloi atë ditë, 200 vjet më parë. Ajo vazhdon sot!

Një ditë, Jezu Krishti do të vijë sërish në tokë. Ja tek janë katër mënyra se si mund të ndihmosh për Rivendosjen dhe të përgatitesh për kohën kur Jezusi do të kthehet:

  • Ndërtoje besimin tënd në Jezu Krisht.

  • Gjej të dhëna për familjarët e tu dhe ndihmo që të bëhet puna në tempull për ta.

  • Përgatitu të shkosh në tempull.

  • Ndihmoji njerëzit të mësojnë rreth Jezu Krishtit dhe Kishës së Tij.

Bërja e këtyre gjërave do të ndihmojë që bota të përgatitet për ditën e mrekullueshme kur Jezusi do të vijë sërish!

Ilustrimet nga Katie McDee