2020
Një Taksi, një Djalë Shkolle dhe një Përgjigje ndaj Lutjes
Prill 2020


Një Taksi, një Djalë Shkolle dhe një Përgjigje ndaj Lutjes

Autori jeton në Rivers‑Stejt, Nigeri.

Patëm një nxitje që do ta gjenim atë, pra, përse nuk po funksiononte ajo?

Pamja
A Taxi, a Schoolboy, and an Answer to Prayer. Missionaries in Ghana with a schoolboy in a taxi outside.

Një ditë, shokut tim misionar dhe mua na u dha një referim që t’i jepnim mësim një burri i cili jetonte në një fshat të quajtur Tema, pranë qytetit të bukur të Akrës në Ganë. Numrat e vënë shtëpive në atë fshat nuk ishin mjaft të saktë, prandaj na dhanë një përshkrim në letër që të na ndihmonte ta gjenim shtëpinë.

Kur mbërritëm në fshat, ne i ndoqëm udhëzimet por nuk mund ta gjenim burrin ngaqë dukej se kishte shumë shtëpi që i përngjanin po atij përshkrimi. Duke u ndier të pështjelluar, ne vendosëm të trokitnim në dyer nëpër lagje që të pyesnim, por askush nuk dukej se e njihte burrin që po kërkonim. Pata nxitjen t’i kërkoja ndihmë Atit Qiellor.

Pasi u lutëm, pata ndjenjën se do ta gjenim burrin që po kërkonim, prandaj i shtuam përpjekjet tona. Prapë nuk e gjetëm. U lodhëm dhe vendosëm të ktheheshim në zonën ku bënim punë misionare, sepse kishim takime të tjera. Kur mbërritëm te vendi i parkimit të taksive, shoferi i taksisë që na kishte sjellë në fshat, e pa vështrimin e zhgënjyer në fytyrat tona dhe pyeti nëse e kishim gjetur personin që po kërkonim. Përgjigjja jonë ishte, sigurisht, jo.

Ai sugjeroi që të shkonim te një shkollë që ishte në cep të rrugës dhe të pyetnim atje. I thamë atij se nuk ishte përshkrimi që na ishte dhënë, por ai nguli këmbë. Dolëm nga taksia dhe u drejtuam për te shkolla – jo ngaqë menduam se do të gjenim dikë, por thjesht që ta kënaqnim mikun tonë të shqetësuar.

Kur filluam të ecnim drejt godinës së administratës së shkollës, një djalë i vogël erdhi duke vrapuar drejt nesh. Ai buzëqeshi dhe na tha se ai dhe vëllai i tij ishin të vetmit anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme që jetonin në këtë zonë dhe se ai mund të na ndihmonte.

Unë dhe shoku im e vështruam njëri‑tjetrin gjithë habi. Ishte një mrekulli. Djali na ndihmoi ta gjenim burrin që po kërkonim, dhe më së fundi ai e pranoi ungjillin dhe u pagëzua.

Kjo përvojë më mësoi se Ati Qiellor u përgjigjet lutjeve në vetë kohën e Tij dhe sipas vetë mënyrës së Tij. Kur nuk marrim përgjigje të menjëhershme për lutjet tona, ne mund të ushtrojmë besim tek Ai dhe të mësojmë të jemi të duruar.

Ilustrimi nga Corey Egbert