2020
Përshëndetje nga Korija a Shenjtë
Prill 2020


Përshëndetje nga Korija e Shenjtë!

Pamja
Hello from the Sacred Grove

Çʼkemi, ne jemi Margoja dhe Paolo.

Këtë muaj, për ta kremtuar Rivendosjen, ne po vizitojmë vendin ku ndodhi Vegimi i Parë para 200 vjetësh!

Kur Jozef Smithi ishte 14 vjeç, jetoi në një shtëpi prej druri në Nju‑Jork, SHBA. Ai kishte pesë vëllezër dhe tri motra. Ai u bindej prindërve dhe ishte miqësor me të tjerët. Ai e lexonte Biblën me familjen e vet, por nuk shkonin të gjithë në të njëjtën kishë.

Jozefi ishte shumë punëtor. Ai ndihmonte për prerjen e drurëve që familja e tij të mund të mbillte të korra. Ai gjithashtu e ndihmonte familjen e tij të mblidhte lëng nga pemët e panjës për të bërë sheqer.

Jozefi dëshironte të gjente një kishë si ajo në Bibël. Një ditë ai shkoi në një korije dhe u lut. Atij iu shfaqën Ati Qiellor dhe Jezusi. Ata i thanë se mëkatet e tij ishin falur. Ata i thanë gjithashtu se nuk duhej të bashkohej me asnjë prej kishave. Shpejt Kisha e Jezusit do të rivendosej!

Shumë njerëz e tallën Jozefin për shkak të asaj që kishte parë. Ata i thanë se po e sajonte gjithë këtë. Por Jozefi vazhdoi të thoshte të vërtetën. Ai tha: “Unë e dija atë dhe e dija se Perëndia e dinte atë dhe nuk mund ta mohoja” (Joseph Smith – Historia 1:25).

Sot, njerëzit mund ta vizitojnë zonën ku u lut Jozefi. Është e bukur dhe ka shumë paqe.

Këta fëmijë jetojnë aty ku u rrit Jozef Smithi.

Unë e di se Korija e Shenjtë është një vend i veçantë ngaqë Jozef Smithi u lut dhe pa atje Atin Qiellor dhe Jezusin.

Pajpër D., 5 vjeçe, Nju‑Jork, SHBA

Jam i lumtur që jetojmë afër shtëpisë së Jozef Smithit. Më pëlqen shumë të shkoj te ndërtesa Grandin ku ndodhet makineria e shtypshkrimit. Më pëlqen vërtet shumë të shoh se ku i lidhën kopjet e para të Librit të Mormonit.

Rosko B., 9 vjeç, Nju‑Jork, SHBA

Faleminderit që e vizituat me ne Korijen e Shenjtë. Shihemi herën tjetër!

Fotografitë e djemve nga Julie Poulson; ilustrimet nga Katie McDee