2020
Si e përktheu Jozef Smithi Librin e Mormonit?
Prill 2020


Si e përktheu Jozef Smithi Librin e Mormonit?

Pamja
Restoration Project: 213 Translation begins. (Joseph and Oliver working on translation).

Përpara se t’i fshihte fletët e arta, Moroni, profeti i fundit i Librit të Mormonit, shkroi në faqen e titullit të Librit se libri do të përkthehej “nëpërmjet dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë”. Ky mbetet përshkrimi më i mirë i përkthimit të Librit të Mormonit.

Jozef Smithi ua diktoi fjalët e përkthimit shkruesve, kryesisht Oliver Kaudërit. Ngaqë Jozefi po përkthente nga një gjuhë tërësisht e panjohur, ai kishte nevojë të mbështetej te Zoti. Një mënyrë se si Zoti e ndihmoi, ishte duke siguruar mjete fizike për ta ndihmuar Jozefin për përkthimin. Dëshmitarët thanë që Jozefi shihte te mjetet dhe që fjalët i shfaqeshin atij në anglisht. Mjetet e përkthimit përfshinin “interpretuesit” ose “Urimin dhe Thumimin” – dy gurë transparentë, të lidhur me një rreth metali, që Jozefi të mund të shihte përmes tyre. Këto i ishin dhënë Jozefit së bashku me fletët. Një mjet tjetër që Jozefi e përdori, ishte një “gur shikues” tek i cili ai do të shihte, shpesh duke e vendosur brenda një kapeleje. Jozefi e kishte gjetur këtë gur më parë dhe e kishte përdorur për të gjetur gjëra të fshehura ose të humbura. Ai i përdori si interpretuesit ashtu edhe gurin shikues teksa përkthente, gjithmonë duke u mbështetur te frymëzimi nga qielli.

Përkthimi i Librit të Mormonit ishte vërtet një mrekulli dhe u bë “nëpërmjet dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë”.