2019
Rinia
Prill 2019


Rinia

Pamja
Nyame S.

Kur shkova për herë të parë në shkollë të mesme, pata vështirësi me një gjë: kur u paraqit një temë e re, e kisha të vështirë ta kuptoja. Një mbrëmje iu luta Atit Qiellor që të më ndihmonte ta kuptoja dhe ta kapërceja atë sfidë. Pata besim dhe isha në gjendje ta kuptoja më mirë. Që nga ajo kohë, lutja dhe besimi kanë qenë në listën time të gjërave që duhen bërë në shkollë dhe kudo që shkoj. Të jesh në një shkollë vetëm me djem është sfiduese për shkak të disa prej gjërave të pamoralshme që bëjnë studentët. Kur ajo ndodh, më vijnë ndër mend fjalët e prindërve të mi: “Mos bëj kurrfarë gjëje që do të ta largojë Frymën e Shenjtë”. I jam mirënjohës mamasë sime e cila më kujton përherë që ta dëgjoj Frymën e Shenjtë. Kur bëjmë atë që është e drejtë, Perëndia na bekon.

Niami S., mosha 16 vjeç, Gana