2019
Historia e Pashkës
Prill 2019


Historitë nga Shkrimet e Shenjta

Historia e Pashkës

Pamja
The Story of Easter
Pamja
The Story of Easter 2
Pamja
The Story of Easter 3

Jezusi i donte miqtë e Tij. Ai iu lau këmbët. Pastaj iu dha sakramentin. Ai iu tha atyre ta kujtojnë Atë. Ai iu tha atyre ta duan njëri-tjetrin.

Më pas, Jezusi shkoi në një kopsht. Ai u lut për të gjithë ne. Ai e ndjeu dhembjen e sëmundjeve tona. Ai e ndjeu dhembjen e mëkateve tona.

Disa njerëz të zemëruar e morën Jezusin. Ata e lënduan Atë. Ai vdiq në kryq për ne. Miqtë e Tij e vendosën trupin e Tij në një varr.

Tri ditë më vonë, miqtë e Tij u kthyen përsëri. Varri qe bosh! Engjëjt u thanë atyre: “Ai është ngritur”. Jezusi ishte përsëri i gjallë! Për shkak të Jezusit, ne të gjithë do të jetojmë përsëri pasi të vdesim.

Jezusi më do. Unë mund ta bëj Pashkën të veçantë duke e kujtuar Atë. ●