2019
Shprehja më e Madhe e Dashurisë së Perëndisë
Prill 2019


Fjala e Fundit:

Shprehja më e Madhe e Dashurisë së Perëndisë

Nga një bisedë e konferencës së përgjithshme të prillit 1988.

Perëndia e shpreh dashurinë e Tij për ne duke ofruar udhërrëfimin për të cilin kemi nevojë që të përparojmë dhe të arrijmë potencialin tonë. Ai që di më shumë rreth nesh, potencialit tonë dhe mundësive tona të përjetshme, na ka dhënë këshillë hyjnore dhe urdhërime te manualet e Tij udhëzuese – shkrimet e shenjta. Kur ne i kuptojmë dhe i ndjekim këto udhëzime, jeta jonë ka qëllim dhe kuptim. Ne mësojmë se Krijuesi ynë na do dhe dëshiron lumturinë tonë. Si një shfaqje e pakrahasueshme e kësaj dashurie hyjnore për ne, Ai dërgoi Birin e Tij të Vetëmlindur, Jezu Krishtin.

“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.

Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij” (Gjoni 3:16–17).

Jezusi lindi në vdekshmëri. Ai jetoi një jetë të përkryer dhe, duke bërë këtë, shënoi shtegun që ne duhet të ndjekim. Ai u mësoi dishepujve të Tij: “Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës” (Gjoni 8:12).

Ne mund të fillojmë ta kuptojmë intensitetin e dashurisë së Krishtit për ne kur marrim parasysh se Ai ishte i gatshëm të shlyente dhe të vuante dhembjen për mëkatet tona, “vuajtje që [e] bëri [atë], madje Perëndi, më [të] madhi[n e] të gjithëve, të dridhe[t] për shkak të dhembjes e [t’i] dalë gjak nga çdo por dhe të vuaj[ë] si në trup e në shpirt” (Doktrina e Besëlidhje 19:18).

Këtë Pashkë, le t’i japim një falënderim të veçantë Perëndisë për Shlyerjen dhe Ringjalljen e Birit të Tij të dashur, Jezu Krishtit. Sepse në Të, nga Ai dhe nëpërmjet Tij, kjo gjendje e përkohshme në vdekshmëri mund të kthehet në ekzistencë të përhershme e të përsosur, për të cilën nuk ka fjalë për ta shprehur gëzimin tonë.

Të gjitha mrekullitë e natyrës janë paraqitje e pjesshme e fuqisë së Tij hyjnore dhe shprehje e dashurisë së Tij. Dhe akoma na pret mrekullia më e madhe nga të gjitha mrekullitë. Ajo do të ndodhë kur, nëpërmjet fuqisë së Tij, ne do të ngrihemi nga vdekja dhe varri për një botë të re që nuk do të vdesë, ku, nëse jemi të denjë, ne do të jemi me Të dhe me Atin tonë në Qiell përherë e përgjithmonë.

Pamja
infographic about President Ballard