2019
Dhurata e Madhe e Perëndisë
Prill 2019


Nga Presidenca e Parë

Dhurata e Madhe e Perëndisë

Nga “Falë i Qoftë Perëndisë”, Liahona, maj 2012, f. 77–80.

Pamja
Gods Great Gift
Pamja
Jesus Is My Savior

Një ditë, unë dhe Motra Nelson pamë disa peshq tropikalë në një akuarium. Peshqit me ngjyra të ndezura dhe forma e përmasa të ndryshme turreshin si shigjetë prapa dhe para. E pyeta një punëtore aty pranë: “Kush i ushqen këta peshq të bukur?”

Ajo u përgjigj: “Unë”.

Më pas e pyeta: “A të kanë falënderuar ndonjëherë peshqit?”

Ajo u përgjigj: “Ende jo!”

Disa njerëz janë si ata peshq. Ata nuk kanë njohuri për Perëndinë dhe mirësinë e Tij ndaj tyre. Sa mirë do të ishte nëse ne do të mund të kishim më shumë njohuri për dashurinë e Perëndisë dhe do t’i shprehnim mirënjohje Atij.

Mirënjohës për Jezu Krishtin

Perëndia e dërgoi Birin e Tij, Jezu Krishtin, për të na ndihmuar. Ai e bëri atë sepse na do shumë.

Jezusi erdhi për të na shëlbuar.

Për shkak të Shlyerjes së Tij, ne mund të ringjallemi pasi të vdesim.

Për shkak të Shlyerjes së Tij, ne mund të kthehemi për të jetuar me Atin Qiellor përgjithmonë.

Jezusi shpjegoi:

“Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë. Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë” (Gjoni 11:25–26).

Ky është mesazhi i mrekullueshëm i Pashkës. ●

Jezusi Është Shpëtimtari Im

Jezusi u ringjall mëngjesin e Pashkës. Lexoji fjalitë për të zbuluar se çfarë ka bërë Ai për ne. Ngjyros një rreze dielli pasi ta lexosh çdo fjali. Pastaj ngjyros pjesën tjetër të figurës.

  • Jezusi vuajti në Gjetseman dhe në kryq për të na shpëtuar nga mëkatet tona.

  • Jezusi vdiq dhe u ringjall për të na shpëtuar nga vdekja.

  • Jezusi na dha sakramentin për të na ndihmuar që ta kujtojmë Atë.

  • Jezusi na mësoi që t’i falim të tjerët.

  • Jezusi na tregoi se si të jemi të sjellshëm.

  • Për shkak të Jezusit, ne të gjithë do të ringjallemi pasi të vdesim.