2019
Reikjavik, Islandë
Prill 2019


Kisha Është Këtu

Rejkjavik, Islandë

Pamja
reykjavik

Me malin Esja të mbuluar me dëborë në sfond, Rejkjaviku, kryeqyteti plot ngjyra i Islandës, i jep mirëseardhjen një kombi në ishull, më shumë se 1 609 km larg nga kontinenti europian. I themeluar fillimisht nga vikingët në vitin 874 ps.K., Rejkjaviku është zemra e veprimtarive kulturore, ekonomike dhe qeveritare të Islandës, si dhe një nga qytetet më të pastra, më të gjelbra dhe më të sigurta në botë.

Dy islandezët e parë u pagëzuan në Danimarkë në vitin 1851. Ata shpejt u kthyen në Islandë dhe në vitin 1853 u organizua dega e parë. Sot, në Islandë, ka pothuajse 300 anëtarë në tri degë, në Rejkjavik, Akurejri dhe Sellfoss. Tempulli më i afërt është në Londër, në Angli, 1 894 km nga Reikjaviku.

Megjithëse numri i anëtarëve është i vogël, Kisha vazhdon të rritet. Pavarësisht nga sfidat e izolimit, përkthimit të materialeve të Kishës, motit të pafavorshëm dhe pengesave kulturore, udhëheqësit e Kishës kanë premtuar se një ditë Islanda do të jetë një fener për vendet e tjera. Presidenti Gordon B. Hinkli (1910–2008) e vizitoi Islandën dhe u kujtoi anëtarëve se ata janë “popull i ‘forcës, fuqisë dhe aftësisë’ për të bërë gjëra të mëdha” (“Wonderful to Have Sweet, Good Land”, Church News, 21 shtator 2002, f. 10).

  • Misioni Islandez u organizua në vitin 1894, por predikimi u ndërpre në vitin 1914. Islanda u bë pjesë e Misionit të Kopenhagës në Danimarkë në vitin 1975.

  • Në vitin 1977, Plaku Jozef B. Uirthlin (1917–2008), atëherë anëtar i Kuorumit të Parë të Të Shtatëdhjetëve, e përkushtoi zyrtarisht Islandën për predikimin e ungjillit.

  • Në vitin 1981, Libri i Mormonit u botua në islandisht – një gjuhë që nuk flitet në asnjë vend tjetër të botës.