2019
Profetët dhe Apostujt Tanë
Prill 2019


Profetët dhe Apostujt Tanë

Pamja
Our Prophets and Apostles

Jezu Krishti e drejton Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nëpërmjet profetëve dhe apostujve. Lexo për ta më poshtë. Pastaj priji fotografitë në faqen M23 dhe ngjiti ato te vendi i duhur në skicë. Vendos ngjitës në majë të çdo fotografie në mënyrë që të mund t’i ngresh për të lexuar faktet poshtë!

Presidenti Rasëll M. Nelson,

Presidenti i 17-të i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

  • Ishte një kirurg zemre

  • Studioi disa gjuhë, përfshirë gjuhën mandarine

  • Ka 10 fëmijë: 9 vajza dhe 1 djalë

Presidenti Dallin H. Ouks,

Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë

  • Pastroi një dyqan për riparimin e radiove si punën e tij të parë

  • U bë avokat dhe gjykatës në Gjykatën e Lartë të Jutës

  • Ishte president i Universitetit “Brigam Jang”

Presidenti Henri B. Ajring,

Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë

  • Luajti basketboll në shkollë të mesme●

  • E mësoi fizikën nga babai i tij në dërrasën e zezë të familjes së tyre●

  • Ishte president i Kolegjit Riks, që tani është UBJ – Ajdaho

Presidenti M. Rasëll Ballard,

President Veprues i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve

  • Iu vu nofka “peshkopi” në kolegj për shkak të standardeve të tij të larta

  • Kishte në pronësi një firmë për tregtim makinash

  • Shërbeu si misionar në Angli dhe si president misioni në Toronto, Kanada

Plaku Xhefri R. Holland,

i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve

  • Ishte shok misioni me Plakun Kuk në Angli

  • Punoi për Sistemin Arsimor të Kishës

  • Ishte president i UBJ-së

Plaku Diter F. Uhtdorf,

i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve

  • Ishte refugjat dy herë kur ishte fëmijë

  • Ishte kapiten aeroplanësh

  • I pëlqen të bëj ski me fëmijët dhe nipërit e mbesat e tij

Plaku Dejvid A. Bednar,

i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve

  • Ishte mesfushor në ekipin e futbollit të shkollës së tij të mesme

  • Pasi shërbeu në një mision në Gjermani, pagëzoi të atin si anëtar të Kishës

  • Ishte president i Kolegjit Riks kur u bë UBJ – Ajdaho

Plaku Kuentin L. Kuk,

i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve

  • Mori një dëshmi pasi studioi shkrimet e shenjta dhe u lut me vëllanë e tij më të madh

  • E pa bashkëshorten e tij të ardhshme në një shfaqje talentesh në shkollën e mesme

  • Shërbeu si udhëheqës i Kishës në Filipine dhe Ishujt e Paqësorit

Plaku D. Tod Kristoferson,

i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve

  • Poqi bukë të bërë në shtëpi për familjen e tij ndërsa rritej

  • Mori pjesë në Hill Cumorah Pageant [Shfaqjen “Kodra Kumorah”] në Nju-Jork kur ishte adoleshent

  • Punoi si avokat përpara se të thirrej si një Apostull

Plaku Nil L. Andersen,

i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve

  • U rrit në një fermë bulmeti në Ajdaho, SHBA

  • Shërbeu si misionar dhe president misioni në Francë

  • Flet frëngjisht, portugalisht, spanjisht dhe anglisht

Plaku Ronald A. Rasband,

i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve

  • Ishte president misioni në Nju-Jork-Siti, SHBA

  • Motoja e tij është: “Janë njerëzit ata që kanë më shumë rëndësi”

  • Përkushtoi ndërtesën e parë të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme në Republikën Çeke

Plaku Geri E. Stivenson,

i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve

  • Shërbeu si misionar dhe më vonë si president misioni në Japoni

  • Nisi një biznes për krijimin dhe shitjen e pajisjeve sportive

  • Shërbeu si peshkop në të gjithë Kishën

Plaku Dejl G. Renlund,

i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve

  • Emri i tij i mesit, Gunar, do të thotë “ushtar i guximshëm”

  • U shpërngul me familjen e tij nga Juta për në Suedi kur ishte 11 vjeç

  • Punoi si doktor zemre

Plaku Gerit W. Gong,

i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve

  • I pëlqen kafshët, përfshirë pinguinët

  • I pëlqen shumë të takoj njerëz në çdo vend

  • Ka dokumente të historisë familjare që datojnë që nga Dragoi i Parë Gong në vitin 837 ps.K.

Plaku Ulises Soaresh,

i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve

  • Është nga Brazili dhe shërbeu si misionar atje dhe si president misioni në Portugali

  • Mësoi për Kishën me familjen e tij kur ishte një djalë i vogël

  • Filloi të përgatitej për mision kur ishte 12 vjeç