2019
Të Ndihesh i Ri
Prill 2019


Të Ndihesh i Ri

Autorja jeton në Teksas, SHBA.

Estonia

Pamja
Feeling New

“Kam një surprizë!” tha Ema (Mamaja) kur mori Rasmusin nga shkolla. Ata ecën së bashku në rrugët e ngushta të mbushura me ndërtesa shumëngjyrëshe.

Rosolje për darkë?” hamendësoi tërë shpresë Rasmusi. Ata kishin ngrënë rosolje pikërisht javën e kaluar për shtatëvjetorin e tij. Por ai mund të hante gjithmonë më shumë sallatë me panxhar dhe patate me harengë të kriposur!

Ema tundi kokën me buzëqeshje në buzë. “Takova dy vajza të reja në autobusë këtë mëngjes. Misionare. Ato do të na vizitojnë sonte për të folur për kishën e tyre.”

Rasmusi ngriti sytë me kureshtje. Ai nuk kishte takuar kurrë më parë misionare.

Ai ishte në dhomën e tij të gjumit duke luajtur me makinën e zjarrfikësit kur erdhën misionaret. “Tere! Tere! Ç’kemi!” e përshëndetën ato Emën ndërsa u futën në apartament. Ato i hoqën çizmet e tyre të rënda dhe veshëm pantoflat që Ema i mbante për vizitorët. Ema i drejtoi ato te divani portokalli. Por Rasmusi qëndroi te dera.

Vajza më e gjatë e vuri re atë dhe buzëqeshi. Etiketa e zezë e emrit thoshte Õde Craig (Motra Kreig). “Mamaja jote na tha se sapo kishe ditëlindjen”, tha ajo. “Të sollëm diçka.” Ajo mbante një kartë të vogël. Rasmusi e pa nga afër.

Ishte figura e një burri. Ai mbante të veshur një rrobë të bardhë dhe dora e tij ishte e shtrirë.

“A e di se kush është ky?” pyeti Õde Craig.

Rasmusi nuk e dinte emrin e burrit. Ai nuk e kishte parë këtë fotografi kurrë më parë. Por burri dukej i mirë dhe i fuqishëm. “Mendoj se është një mbret!” tha Rasmusi.

Të dyja misionaret buzëqeshën. “Po, Ai është mbret!” Ai është Mbreti i mbretërve! Emri i Tij është Jezu Krisht.” Õde Craig nxori një libër me kapak blu. “Dhe ky është një libër që na mëson rreth Tij, Mormoni Raamat. Libri i Mormonit.”

Ai dhe Ema filluan ta lexojnë Librin e Mormonit çdo ditë përpara se ai të shkonte në shkollë. Gjatë shkollës, Rasmusi dhe klasa e tij bënin ecje në natyrë dhe më pas dremitnin. Pas shkolle, ai dhe Ema takoheshin shpesh me misionaret. Ata flisnin me misionaret rreth asaj që ata kishin lexuar në Librin e Mormonit. Ndonjëherë Ema iu jepte të gjithëve kringel, bukë e bërë me kanellë. Fundjavave ai dhe Ema ngitnin biçikletat ose bënin piknik në plazh. Ndonjëherë bënin ecje të gjata në pyll ose përgjatë lumit të tyre të parapëlqyer.

Në një nga ato ecje në pyll Ema i tha atij se ajo dëshironte të pagëzohej. Rasmusi buzëqeshi fort. Misionaret i kishin kërkuar Emës të lutej nëse do të pagëzohej apo jo. U duk sikur ajo e kishte marrë përgjigjen e saj.

“Dhe tani e di se ku do të pagëzohem”, i tha ajo atij duke buzëqeshur. “A e merr dot me mend?”

Rasmusi mendoi rreth mësimit të misionareve mbi pagëzimin. Ato kishin mbajtur një figurë që tregonte Jezusin me Gjon Pagëzorin në një lum. …

“Lumi!”, bërtiti ai. “Lumi ynë i parapëlqyer.”

Një javë më vonë, Rasmusi qëndroi në shtratin e lumit me misionaret dhe disa njerëz të tjerë nga kisha. Ema ishte gati që të pagëzohej. Ajo u zhyt e tëra në ujë pikërisht siç bëri Jezusi. Kur doli nga uji, ajo po buzëqeshte. Rasmusi donte ta kujtonte këtë çast përjetë – ujin blu, lulet e bardha dhe të egra në barin e gjelbër dhe buzëqeshjen e mamasë së tij.

“Si është të pagëzohesh?” pyeti ai më vonë, kur të gjithë po hanin ëmbëlsirat që kishin sjellë misionaret.

“E mrekullueshme”, i tha ajo atij. “Doja të qëndroja përgjithmonë brenda lumit. Ndihem kaq e re!” Ajo e përqafoi atë fort.

“Në ditëlindjen time të ardhshme, unë dua të pagëzohem ashtu si ti dhe Jezusi”, i tha ai asaj. “Edhe unë dua të ndihem i ri!” ●