2019
Si mund të më ndihmojë bekimi im patriarkal që të marr vendime?
Prill 2019


Pyetje & Përgjigje

“Si mund të më ndihmojë bekimi im patriarkal që të marr vendime?”

Pamja
girl walking

Liahona Jonë Vetjake

Bekimet patriarkale janë një mënyrë që Ati Qiellor na ndihmon ta dimë identitetin tonë para lindjes, në vdekshmëri dhe të përjetshëm. Duke i ditur këto tri të vërteta të veçanta rreth vetes, ai na ndihmon të ndjekim planin që Perëndia ka për ne. Ne e dimë se cilët jemi, përse jemi këtu dhe ku mund të jemi. Ndërsa Liahona punoi sipas besimit dhe zellit të Nefit dhe familjes së tij për ta ndjekur këshillën e saj (shih 1 Nefi 16:28), edhe ne mund të jemi besnikë dhe të zellshëm për ta ndjekur vetë Liahonën tonë dhe këshillën e saj, e cila do të na udhëheqë drejt potencialit tonë hyjnor.

Plaku Utai, mosha 20 vjeç, Misioni i Argjentinës, Salta

Një Këndvështrim i Përjetshëm

Sa herë që ndihem e paqartë për të marrë vendime, i kthehem bekimit tim patriarkal dhe e përsiat zbulesën e tij hyjnore. Dhe pastaj marrja e vendimit bëhet e lehtë. Ai nuk më ndihmon vetëm që të duroj në jetën time tokësore dhe të korr bekimet e premtuara, por ai gjithashtu më kujton ta përgatit veten për të hyrë e denjë në mbretërinë e Zotit një ditë. Ai vazhdimisht më ndihmon të rritem në besim, t’i mirëbesoj vullnetit të Zotit dhe të jetoj me një këndvështrim të përjetshëm.

Abigail F., mosha 18 vjeçe, Lugina Kagajan, Filipine

Këshillë Qiellore

Bekimi im patriarkal më jep këshillë nga Ati im Qiellor. Nëse e ndjek atë këshillë, unë e di se do të marr zbulesë mbi vendimet që kam nevojë të marr. Ai u përgjigjet disa prej pyetjeve të mia madje përpara se unë t’i bëj ato.

Kemi H., mosha 16 vjeçe, Juta, SHBA

Dëgjojeni Shpirtin

Nëse po kërkoni ngushëllim dhe drejtim ose një përgjigje për një pyetje të ngutshme, ju mund të luteni me sinqeritet për të dhe të lexoni bekimin tuaj patriarkal me qëllim të vërtetë në zemër ndërsa jeni duke dëgjuar Shpirtin. Edhe hetimi i shkrimeve të shenjta ndihmon. Besoj se nëse ju e bëni këtë me besim të vërtetë, Zoti do t’ju përgjigjet, në kohën e Tij, në mënyrën më të mirë.

Kezia B., mosha 15 vjeçe, Havai, SHBA

Bekimet e Premtuara

Bekimet patriarkale na tregojnë se me çfarë dëshiron të na bekojë Perëndia. Ai na jep paralajmërime dhe shpjegon se si ne mund të bëhemi më shumë si Ai. Kur e dimë se çfarë ka në ruajtje Ati Qiellor për ne dhe se si ta marrim atë, ne do të zgjedhim dhe veprojmë në përputhje me të që ta marrim atë.

Hanter H., mosha 18 vjeç, Juta, SHBA