Instituti
Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 9: Ngazëllimi nga Lindja Hyjnore e Jezu Krishtit


“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 9: Ngazëllimi nga Lindja Hyjnore e Jezu Krishtit”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm (2023)

“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 9”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm

Pamja
Behold the Lamb of God [Vini re Qengjin e Perëndisë], nga Walter Rane

Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 9

Ngazëllimi nga Lindja Hyjnore e Jezu Krishtit

Lindja e Jezu Krishtit me anë të mrekullisë ishte një ngjarje e lavdishme. Lajmëtarë qiellorë i thurën lavde Perëndisë (shih Lluka 2:11–14), barinj të përulur e adhuruan Jezusin në një stallë (shih Lluka 2:15–16) dhe Dijetarët e nderuan Atë me dhurata (shih Mateu 2:11). Mësimet në njësinë 3 do t’ju japin mundësi për ta thelluar të kuptuarit që keni për shërbesën e Jezu Krishtit në vdekshmëri. Lindja dhe jeta e Tij frymëzojnë vërtet “një gëzim të madh për të gjithë popullin” (Lluka 2:10). Merreni parasysh të shihni materialin filmik “The Nativity” [“Lindja e Krishtit”] (02:59) për t’ju ndihmuar të krijoni atmosferën për studimin tuaj.

Pjesa 1

Si mund ta rritë sigurinë time në fuqinë e Tij për të më shpëtuar, të kuptuarit e prejardhjes prindërore të Jezu Krishtit?

Njësoj si tiparet e pashoqe që trashëgoni nga gjenetika e prindërve tuaj, Jezu Krishti ishte i pashoq në atë që mori nga prindërit e Tij. Në Librin e Mormonit, Alma profetizoi se Shpëtimtari do të “lindet nga Maria … ajo duke qenë virgjëreshë, një enë e çmueshme dhe e zgjedhur … dhe [ajo] do të lind[te] një djalë, po, madje Birin e Perëndisë” (Alma 7:10). Mendoni rreth mënyrës se si lidhet prejardhja prindërore e Shpëtimtarit me aftësinë e Tij për të kryer shlyerje për të gjithë njerëzit.

Pamja
Maria ia vë veshin engjëllit Gabriel

Ne fillojmë ta shohim këtë lidhje mes prejardhjes prindërore të Shpëtimtarit dhe fuqisë së Tij për të shpëtuar kur engjëlli Gabriel iu shfaq Maries dhe i tha se ajo do të lindte një djalë i cili do të quhej Jezus (shih Lluka 1:26–31).

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Lluka 1:32–35 dhe vini re se si Gabrieli e përshkroi Birin që do të lindte Maria. Gjithashtu mund të shihni materialin filmik “An Angel Foretells Christ’s Birth to Mary” [“Një Engjëll ia Parathotë Maries Lindjen e Krishtit”] (04:07). (Shënim: Shkrimet e shenjta që i referohen ngjizjes së Jezu Krishtit, theksojnë se Ai është Biri i Perëndisë, por nuk zbulojnë se si ndodhi kjo mrekulli [shih Mateu 1:18–20; 1 Nefi 11:15, 18–21; Alma 7:10].)

Kur engjëlli i lajmëroi disa barinj aty pranë për lindjen e Jezu Krishtit, ai iu referua foshnjës si “Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti” (Lluka 2:11; shih edhe Lluka 2:9–10). Aftësia e Jezu Krishtit për të qenë Shpëtimtari ynë qe e mundur për shkak se Ai u lind nga një Prind i pavdekshëm (Ati Qiellor) dhe një prind i vdekshëm (Maria). Për shkak të nënës së Tij të vdekshme, Jezu mundi t’i përjetonte plotësisht dhembjet, pikëllimet dhe tundimet e vdekshmërisë (shih Hebrenjve 4:15). Këto përvoja të vdekshmërisë e lejuan Shpëtimtarin që “të di[nte] sipas mishit, se si të ndihmo[nte] popullin e tij sipas dobësive të tyre” (Alma 7:12). Për shkak të Atit të Tij të pavdekshëm, Jezusi mundi t’i duronte të gjitha sfidat e vdekshmërisë.

Për shkak të nënës së Tij të vdekshme, Jezusi mund të vdiste. Për shkak të Atit të Tij të pavdekshëm, Ai do ta mposhtte vdekjen.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Gjoni 10:17–18 dhe merreni parasysh se si prejardhja e pashoqe prindërore e Jezu Krishtit e bëri të mundur Shlyerjen e Tij.

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

Pamja
Presidenti Rasëll M. Nelson

“Misioni i [Jezu Krishtit] ishte Shlyerja. Ai mision ishte vetëm i Tij. I lindur nga një nënë e vdekshme dhe nga një Atë i pavdekshëm, Ai ishte i vetmi që vullnetarisht mund ta jepte jetën e Tij dhe ta merrte atë përsëri (shih Gjoni 10:14–18). Pasojat e lavdishme të Shlyerjes së Tij ishin të pafundme dhe të përjetshme. Ai i hoqi thumbin vdekjes dhe e bëri të përkohshëm hidhërimin e varrit.” (“Misioni dhe Shërbesa e Jezu Krishtit”, Liahona, prill 2013, f. 20)

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Çfarë ju mëson kjo natyrë e dyfishtë e Jezu Krishtit rreth aftësisë së Tij për t’u lidhur me ju në vdekshmëri dhe për t’ju shpëtuar në përjetësi?

Pjesa 2

Si është lindja dhe jeta e Jezu Krishtit një shfaqje e dashurisë së Tij për mua?

Mendoni për një minutë se sa e mahnitshme është që Jehova i Madh, i cili krijoi tokën, do të vinte në tokë si një foshnjë e pafuqishme. Në një vegim, Nefi e pa këtë akt si shprehje të dashurisë.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te 1 Nefi 11:13–22 dhe merrni parasysh se çfarë mund t’ju mësojë lindja e Shpëtimtarit rreth dashurisë së Tij dhe dashurisë së Atit të Tij për ju. (Shënim: Fjala denjim do të thotë të zbresësh me vullnet të lirë nga një pozicion më i lartë në një pozitë ose gjendje më të ulët. Merrni parasysh se si denjimi i përshkruar në këtë shkrim të shenjtë mund të gjejë zbatim si për Atin ashtu edhe për Birin.)

Pamja
Maria duke mbajtur në krahë foshnjën Jezus

Duke folur për denjimin e Jezu Krishtit, Presidenti Ted R. Kelister, ish-President i Përgjithshëm i Shkollës të së Dielës, dha mësim:

Pamja
Presidenti Ted R. Kelister

“Perëndia Biri e këmbeu shtëpinë e tij qiellore me gjithë zbukurimet e saj çelestiale, me një banesë të vdekshme me të gjitha pajimet e saj primitive. … Ai e shkëmbeu pushtetin e një perëndie me varësinë e një foshnjeje. … Ishte një këmbim i një përmase të pakrahasueshme. … Jehova i madh, krijuesi i botëve pa numër, i pafund në virtyt dhe fuqi, hyri në këtë botë i mbështjellë me pelena dhe në një grazhd.” (The Infinite Atonement [2000], f. 64)

Nefi mësoi më shumë rreth denjimit të Krishtit kur pa në vegim Shpëtimtarin duke dhënë shërbesë mes njerëzve dhe duke i shëruar nga mundimet e tyre (shih 1 Nefi 11:26–31).

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te 1 Nefi 11:32–33 dhe merreni parasysh se sa i madh ishte denjimi i Shpëtimtarit për ju (shih edhe 2 Nefi 26:24).

Pamja
Jezusi duke mbartur kryqin e Tij

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Plaku D. Tod Kristoferson

“Kur flasim rreth lindjes së Jezu Krishtit, ne reflektojmë siç duhet për atë që do të vinte më pas. Lindja e Tij ishte pafundësisht domethënëse për shkak të gjërave që Ai do të përjetonte dhe vuante në mënyrë që Ai të mund të na vinte më mirë në ndihmë, duke kulmuar të gjitha në Kryqëzimin dhe Ringjalljen e Tij (shih Alma 7:11–12). Por misioni i Tij përfshinte edhe bukurinë e shërbimit të Tij, mrekullitë e shërbesës së Tij, lehtësimin që Ai u solli të vuajturve dhe gëzimin që Ai u ofroi dhe ende u ofron, atyre që vajtojnë.” (“Be at Peace”, Liahona, dhjetor 2015, f. 30)

Pamja
Jezusi lan këmbët e dishepujve të Tij

Merreni parasysh shembullin e jashtëzakonshëm që na jep denjimi i Shpëtimtarit. Peshkopi Riçard C. Exhli, i cili shërbeu në Peshkopatën Kryesuese, shpjegoi:

Pamja
Peshkopi Riçard C. Exhli

“Pra ç’kuptim ka kjo për ne? Të kuptuarit që kemi për denjimin e Krishtit duhet të na çojë përtej ndjenjave tona për nderimin dhe mirënjohjen e thellë. Si anëtarë të Kishës së Tij, duke qenë se jemi thirrur ta përfaqësojmë Atë dhe të dëshmojmë për Të, mundësia jonë e shkëlqyer është të përpiqemi t’i ngjasojmë Atij. …

Si Shpëtimtari, e mira jonë më e madhe mund të shkaktohet nëpërmjet administrimit ndaj edhe ‘këtyre vëllezërve të mi më të vegjël’ [Mateu 25:40]. Duhet të mbajmë mend që në çfarëdo situate të jetës ose thirrje të veçantë, çdo person është një fëmijë i dashur i Perëndisë; dhe na takon neve t’u japim shërbesë madje edhe më të përulurve dhe t’u shërbejmë atyre ashtu sikurse do t’u shërbente Mësuesi.” (“The Condescension of God”, Ensign, dhjetor 2001, f. 20, 21)

Pamja
ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Gjeni ca kohë për të lexuar ose dëgjuar tekstin e njërit ose më shumë prej himneve vijuese. Më pas mbajini shënim mendimet dhe ndjenjat që keni. Merreni parasysh që Shpëtimtari “zbriti nën gjithçka” (Doktrina e Besëlidhje 88:6) në mënyrë që Ai të mund t’ju shpëtonte. Merreni parasysh edhe se si mund ta ndiqni shembullin e Tij në shërbimin tuaj ndaj të tjerëve.