Instituti
Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 17: Gjetja e Shpresës në Fitoren e Jezu Krishtit mbi Vdekjen


“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 17: Gjetja e Shpresës në Fitoren e Jezu Krishtit mbi Vdekjen”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm (2023)

“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 17”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm

Pamja
varri i zbrazët i Jezu Krishtit

Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 17

Gjetja e Shpresës në Fitoren e Jezu Krishtit mbi Vdekjen

Trupat tanë janë një bekim. Të paktën është e lehtë të ndihemi në këtë mënyrë kur jemi të shëndetshëm. Por, si t’ia bëjmë kur përjetojmë gjëra të tilla si uri, sëmundje, dëmtim ose paaftësi? A i keni parë efektet nganjëherë ligështuese të moshës te një pjesëtar i familjes apo madje keni përjetuar vdekjen e një njeriu të dashur? Teksa mendoni rreth vuajtjes fizike dhe vdekjes, merrni parasysh se si thellimi i besimit tuaj te Jezu Krishti dhe Ringjallja e Tij mund t’ju sjellë shpresë e paqe.

Pjesa 1

Si mund ta forcojë besimin tim studimi i rrëfimeve të Ringjalljes së Shpëtimtarit?

Pasi Jezu Krishti u kryqëzua, trupi i Tij u vendos në një varr. Në mëngjesin e ditës së tretë, Maria Magdalena zbuloi se varri ishte i zbrazët dhe ajo qau. Dy engjëj e pyetën përse po qante. Ajo iu përgjigj atyre: “Sepse e kanë hequr Zotin tim, dhe nuk e di ku e kanë vënë” (Gjoni 20:13).

Pamja
Maria duke qarë jashtë varrit
Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Gjoni 20:14–18 dhe mendoni si mund të kishte qenë po të ishit dëshmitari ose dëshmitarja e parë okulare e Shpëtimtarit të ringjallur. (Fraza “Mos më prek” është ndryshuar në “Mos më mbaj” në Përkthimin prej Joseph Smith‑it. Plaku Brus R. Mek-Konki, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, sugjeroi që Zoti mund të ketë qenë duke i thënë Maries: “Ti nuk mund të më mbash këtu, sepse do të shkoj të ngjitem tek Ati im” [The Mortal Messiah: From Bethlehem to Calvary (1981), 4:264]. Gjithashtu mund të shihni materialin filmik “Jesus Is Resurrected” [“Jezusi Është Ringjallur”] [04:05] për të fituar më shumë ide për Ringjalljen e Jezusit.)

Si pjesë e Shlyerjes së Tij, Shpëtimtari ishte personi i parë në këtë tokë që u ringjall. Shpirti i Tij u ribashkua me trupin e Tij të përsosur dhe të pavdekshëm. Apostujt e ditëve të mëvonshme kanë dëshmuar: “Si Zot i Ringjallur, Ai i vizitoi ata që i kishte dashur në jetë. Ai gjithashtu dha shërbesë midis ‘dele[ve] të tjera’ (Gjoni 10:16) të Tij në Amerikën e lashtë. Në botën moderne, Ai dhe Ati i Tij iu shfaqën djaloshit Jozef Smith” (“Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve”, ChurchofJesusChrist.org).

Ringjallja e Jezu Krishtit është një nga ngjarjet më të dokumentuara me kujdes në shkrimet e shenjta (shih Russell M. Nelson, “Life after Life”, Ensign, maj 1987, f. 8–10). Për ta thelluar dëshminë tuaj për Ringjalljen e Shpëtimtarit, lexoni një ose më shumë nga rrëfimet vijuese të dëshmitarëve okularë ose shikoni materialet filmike përkatëse:

Pamja
ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Gjeni disa minuta për të shënuar atë që menduat dhe ndiet teksa studiuat njërin ose më shumë prej këtyre rrëfimeve.

Pjesa 2

Si mund ta rritë besimin tim tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti një kuptueshmëri më e thellë për Ringjalljen?

Trupi juaj ka rëndësi të përjetshme dhe është kyç për lumturinë tuaj në këtë jetë dhe në jetën pas kësaj. Zoti i tha Profetit Jozef Smith se “shpirti dhe elementet [trupi], të lidhur në mënyrë të pandashme, marrin plotësi të gëzimit; dhe kur ndahen, njeriu nuk mund të marrë plotësi të gëzimit” (Doktrina e Besëlidhje 93:33–34). Në një vegim për botën e shpirtrave Presidenti Jozef F. Smith tha se të vdekurit “e kishin parë mungesën e gjatë të shpirtrave të tyre nga trupat e tyre si një robëri” (Doktrina e Besëlidhje 138:50). Mendoni se sa e rëndësishme është Ringjallja në planin e Perëndisë për fëmijët e Tij.

Në letrën e tij drejtuar shenjtorëve korintas Apostulli Pal dha mësim se po të mos ishte ngritur Jezu Krishti së vdekuri, atëherë “predikimi ynë është i kotë dhe i kotë është edhe besimi juaj” (1 Korintasve 15:14).

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te 1 Korintasve 15:17–22 dhe 2 Nefi 9:8–9 (mund të shihni edhe materialin filmik “Resurrection of the Dead” [“Ringjallja e të Vdekurve”] [01:39]) dhe të merrni parasysh se çfarë do të na ndodhte po të mos ishte ringjallur Jezu Krishti.

Pamja
Jesus Appearing to the Five Hundred [Jezusi u Shfaqet Pesë Mijë Vetave], by Grant Romney Clawson

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, na ndihmon të kuptojmë disa nga nënkuptimet doktrinore shtesë të Ringjalljes:

Pamja
Plaku D. Tod Kristoferson

“Merrni parasysh për një çast rëndësinë e Ringjalljes për zgjidhjen një herë e mirë të identitetit të vërtetë të Jezusit të Nazaretit dhe për përplasjet filozofike dhe pyetjet e mëdha të jetës. Nëse Jezusi në fakt u ringjall me kuptimin e plotë të fjalës, kjo ndiqet patjetër nga fakti se Ai është një qenie hyjnore. Asnjë i vdekshëm i thjeshtë nuk e ka fuqinë brenda vetes që të vijë në jetë përsëri pasi vdes. Për shkak se u ringjall, Jezusi nuk mund të ketë qenë vetëm një marangoz, një mësues, një rabbi apo një profet. Për shkak se u ringjall, Jezusi duhej të ishte një Perëndi, madje Biri i Vetëmlindur i Atit.

Prandaj, ajo që Ai dha mësim është e vërtetë; Perëndia nuk mund të gënjejë.

Prandaj, Ai ishte Krijuesi i tokës, sikurse Ai tha.

Prandaj, qielli dhe ferri janë të vërtetë, sikurse Ai dha mësim.

Prandaj, ka një botë shpirtrash që Ai e vizitoi pas vdekjes së Tij.

Prandaj, Ai do të vijë përsëri sikurse thanë engjëjt dhe ‘do të mbretërojë personalisht mbi tokë’ (Nenet e Besimit 1:10).

Prandaj, ka një ringjallje dhe një gjykim përfundimtar për të gjithë.” (“Ringjallja e Jezu Krishtit”, Liahona, maj 2014, f. 113)

Pamja
He Lives [Ai Jeton], nga Simon Dewey

Duke e parë Ringjalljen e Shpëtimtarit nga një këndvështrim i përjetshëm, Presidenti Ezra Taft Benson dha mësim:

Pamja
Presidenti Ezra Taft Benson

“Ngjarjet më të mëdha të historisë janë ato që ndikojnë në numrin më të madh të njerëzve për periudhat më të gjata kohore. Nga ky standard, asnjë ngjarje nuk mund të ishte më e rëndësishme për individët ose kombet sesa Ringjallja e Mësuesit.” (“The Meaning of Easter”, Ensign, prill 1992, f. 2)

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Duke marrë parasysh rëndësinë e Ringjalljes së Jezu Krishtit, çfarë mund të bëni për ta forcuar të kuptuarit dhe dëshminë tuaj për të?

Pjesa 3

Si mund të më sjellë paqe dhe shpresë dëshmia për Ringjalljen?

Mendoni për sfidat fizike që ju ose njerëz të afërt me ju i keni hasur ose po i hasni. Mendoni për pjesëtarë të familjes ose miq të ngushtë që kanë vdekur. Plaku Pol V. Xhonson, i Të Shtatëdhjetëve, ofroi këndvështrimin vijues rreth këtyre përvojave të vështira në vdekshmëri:

Pamja
Plaku Pol V. Xhonson

“Secili prej nesh ka kufizime dhe dobësi fizike, mendore dhe emocionale. Këto sfida, disa prej të cilave tani duken kaq të vështira, përfundimisht do të gjejnë zgjidhje. Asnjëri prej këtyre problemeve nuk do të na mundojë pasi të ringjallemi. …

… Mrekullia e ringjalljes, mjekimi përfundimtar, është përtej fuqisë së mjekësisë moderne. Por ai nuk është përtej fuqisë së Perëndisë. …

… Për të gjithë ata që kanë vendosur një fëmijë në varr, ose kanë qarë mbi arkivolin e një bashkëshorti/je, ose janë hidhëruar për vdekjen e një prindi apo të dikujt që e kanë dashur, Ringjallja është burim i një shprese të madhe. Çfarë përvoje e fuqishme do të jetë t’i shohim ata sërish – jo thjesht si shpirtra, por me trupa të ringjallur.” (“Dhe Vdekja Nuk Do Të Jetë Më”, Liahona, maj 2016, f. 122, 123)

Pamja
duart e Shpëtimtarit të shtrira drejt një gruaje

Si dëshmitar okular i Krishtit të ringjallur, Apostulli Pal u gëzua me fitoren e Shpëtimtarit mbi vdekjen.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te 1 Korintasve 15:53–55 dhe merrni parasysh se si mirëbesimi në Ringjalljen e Shpëtimtarit mund të largojë gjembin e vdekjes.

Shënim: Fjala “mosprishje” këtu do të thotë që trupi ynë nuk do t’i nënshtrohet më kalbjes ose vdekjes.

Pamja
ikonë, veproni

Veproni

Si mund ta përdorni atë që keni mësuar rreth Ringjalljes për ta forcuar dëshminë tuaj? Kë njihni që mund të bekohet po të dëgjojë mendimet dhe ndjenjat tuaja rreth Ringjalljes së Shpëtimtarit? Merreni parasysh t’i tregoni atij personi për atë që mendoni dhe ndieni.