Instituti
Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 23: Të Jetuarit me Shpresë ndërsa Përgatitemi për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit


“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 23: Të Jetuarit me Shpresë ndërsa Përgatitemi për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm (2023)

“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 23”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm

Pamja
The Second Coming [Ardhja e Dytë], nga Harry Anderson

Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 23

Të Jetuarit me Shpresë ndërsa Përgatitemi për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit

Disa njerëz e shohin Ardhjen e Dytë të Zotit me frikë dhe druajtje. Të tjerë e presin gëzueshëm. Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha: “Asgjë nuk e nxit dëshirën time për të folur për Krishtin më shumë sesa përfytyrimi i [ri]kthimit të Tij” (“Ne Flasim për Krishtin”, Liahona, nëntor 2020, f. 91). Ndërsa studioni, reflektoni mbi ndjenjat tuaja për rikthimin e Krishtit dhe mënyrën se si përgatitja me besim mund t’jua rritë shpresën.

Pjesa 1

Si mund të më sjellë shpresë dhe paqe një kuptueshmëri e duhur për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit dhe mbretërimin e Tij gjatë Mijëvjeçarit?

Teksa u jepte mësim dishepujve të Tij në Malin e Ullinjve, Jezusi zbuloi shenjat dhe rrethanat që do t’i paraprinin Ardhjes së Dytë të Tij. Shpëtimtari deklaroi se do të kishte krishtër të rremë, profetë të rremë, luftëra, ushtima luftërash, zi buke, murtaja, tërmete, paudhësi dhe shenja në qiej (shih te Joseph Smith – Mateu 1:22–23, 28–30, 33).

Ashtu si dishepujt e Zotit në lashtësi, ju mund të ndiheni të trazuar nga shenjat e rikthimit të Tij. Në vitin 1831, Profeti Jozef Smith mori një zbulesë që jepte këndvështrimin e Zotit rreth këtyre shenjave.

Pamja
e re në moshë madhore duke u lutur
Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 45:34–35, 38–39, duke kërkuar se si do të donte Jezu Krishti që t’i shihnim shenjat e Ardhjes së Dytë të Tij. Vini re se fjala frikë sikurse përdoret te vargu 39 nënkupton nderim, adhurim dhe trembje nga nderimi.

Është e rëndësishme të mbajmë mend se shenjat e Ardhjes së Dytë të Zotit përfshijnë edhe ngjarje që lidhen me Rivendosjen e ungjillit të Tij. Mendoni se si po na përgatitin për rikthimin e Shpëtimtarit dalja në dritë e Librit të Mormonit, rivendosja e priftërisë, apostujt dhe profetët e gjallë, puna misionare, puna në tempull dhe për historinë familjare dhe mbledhja e Izraelit (shih te Malakia 4:5–6; Zbulesa 14:6–7; 1 Nefi 21:13–26; 3 Nefi 21:1–11; Doktrina e Besëlidhje 1:14, 17–18; 65).

Pamja
He Comes Again to Rule and Reign [Ai Vjen Përsëri për të Sunduar dhe Mbretëruar], nga Mary Sauer

Presidenti Rasëll M. Nelson dëshmoi:

Pamja
Presidenti Rasëll M. Nelson

“Shpëtimtari dhe Shëlbuesi ynë, Jezu Krishti, do të kryejë disa nga veprat e Tij më të fuqishme midis kohës së tanishme dhe kohës kur Ai të vijë përsëri”. (“Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë”, Liahona, maj 2018, f. 96)

Mijëvjeçari do të vijë pas Ardhjes së Dytë. Gjatë Mijëvjeçarit, “Krishti do të mbretërojë personalisht mbi tokë” për një mijë vjet (Nenet e Besimit 1:10). Një zbulesë e marrë nëpërmjet Profetit Jozef Smith përçon idenë se si do të jetë jeta gjatë Mijëvjeçarit.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 101:26–32, 35 dhe merrni parasysh të shenjoni rrethanat që do të ekzistojnë gjatë Mijëvjeçarit.

Ndërsa mendoni rreth rikthimit të Shpëtimtarit dhe mbretërimit të Tij mijëvjeçar, merrni parasysh se si mund të zbatohet për jetën tuaj këshilla vijuese nga Plaku Ronald A. Rasband, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Pamja
Plaku Ronald A. Rasband

“Pavarësisht se sa ligësi dhe kaos e mbushin tokën, nëpërmjet besnikërisë sonë të përditshme te Jezu Krishti neve na premtohet ‘paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie’ [Filipianëve 4:7]. Dhe kur Krishti të vijë me gjithë fuqinë e lavdinë, ligësia, rebelimi dhe padrejtësia do të mbarojnë. …

… Po, ne jetojmë në kohë të rrezikshme, por teksa qëndrojmë në shtegun e besëlidhjeve, nuk nevojitet të kemi frikë. Ju bekoj që, teksa e bëni këtë gjë, ju nuk do të shqetësoheni nga kohët në të cilat jetojmë ose shqetësimet që na shfaqen në rrugën tonë. … Ju bekoj të besoni te premtimet e Jezu Krishtit, se Ai jeton dhe se Ai po vëzhgon mbi ne, kujdeset për ne dhe qëndron përkrah nesh.” (“Mos u Shqetësoni”, Liahona, nëntor 2018, f. 19, 21)

Pamja
e re në moshë madhore duke vështruar lart
Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Çfarë mendimesh dhe ndjenjash keni ndërsa e përfytyroni rikthimin e Shpëtimtarit dhe mbretërimin e Tij mijëvjeçar? Si mund t’jua shtojë ndjenjat e shpresës dhe paqes përqendrimi te Shpëtimtari ndërsa përballeni me sfidat e ditëve të fundit?

Pjesa 2

Si mund ta përgatit veten dhe të tjerët për rikthimin e Zotit?

Në lidhje me shenjat e Ardhjes së Dytë (shih te Mateu 24), Shpëtimtari dha mësim shëmbëlltyrën e dhjetë virgjëreshave. Kjo shëmbëlltyrë mbështetet në zakonet e dasmave të judenjve. Dhëndri, i shoqëruar nga miqtë e tij të ngushtë, shkonte në mbrëmje te shtëpia e nuses për ceremoninë e dasmës. Pas ceremonisë, dasmorët do të vijonin për te shtëpia e dhëndrit për një gosti. Nga të ftuarit në dasmë që i bashkoheshin varganit, pritej që të mbanin llambat e tyre vetjake për të treguar që ishin pjesë e dasmorëve.

Pamja
Parable of the Ten Virgins [Shëmbëlltyra e Dhjetë Virgjëreshave], nga Dan Burr

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, dha mësim se dhëndri përfaqëson Jezu Krishtin dhe virgjëreshat janë anëtarët e Kishës së Tij (shih “Preparation for the Second Coming”, Liahona, maj 2004, f. 8).

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Mateu 25:1–13 dhe reflektoni për përgatitjet tuaja për rikthimin e Zotit. (Shënim: Te Përkthimi prej Joseph Smith-it për referencën Mateu 25:12 [në variantin anglisht] thuhet: “Nuk më njihni” në vend të “Nuk ju njoh”.) Mund të shihni edhe materialin filmik “They That Are Wise” [“Ata që Janë të Mençur”] (nga kodi kohor 00:00 në 05:46) ose “The Ten Virgins” [“Dhjetë Virgjëreshat”] (01:40).

Zoti tha këtë për ata që qenë të përgatitur për gostinë e dasmës: “Ata që janë të urtë dhe e kanë pranuar të vërtetën, dhe kanë marrë Shpirtin e Shenjtë si udhëzuesin e tyre, dhe nuk janë mashtruar – në të vërtetë unë ju them, ata nuk do të priten e nuk do të hidhen në zjarr, por do t’i qëndrojnë ditës” (Doktrina e Besëlidhje 45:57).

Pamja
Five of Them Were Wise [Pesë prej Tyre Ishin të Mençura], nga Walter Rane

Rreth rëndësisë së marrjes së Frymës së Shenjtë si udhërrëfyesin tonë, Presidenti Nelson gjithashtu tha:

Pamja
Presidenti Rasëll M. Nelson

“Në ditët e ardhshme, nuk do të jetë e mundur të mbijetojmë shpirtërisht pa ndikimin udhërrëfyes, drejtues, ngushëllues dhe të vazhdueshëm të Frymës së Shenjtë. …

Ju lutem që ta rritni aftësinë tuaj shpirtërore për të marrë zbulesë.” (“Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë”, Liahona, maj 2018, f. 96)

Pamja
ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Mbajeni shënim përgjigjen tuaj për pyetjen vijuese nga Presidenti Ouks: “Nëse do të dini[t] se do të takoni[t] Zotin nesër – nëpërmjet vdekjes [suaj] të parakohshme ose nëpërmjet ardhjes ë Tij të papritur – çfarë do të bëni[t] sot?” (“Preparation for the Second Coming”, Liahona, maj 2004, f. 9)