Instituti
Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 6: Përdorimi i Simbolizmit për ta Kuptuar më Mirë Fuqinë Shëlbuese të Krishtit


“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 6: Përdorimi i Simbolizmit për ta Kuptuar më Mirë Fuqinë Shëlbuese të Krishtit”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm (2023)

“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 6”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm

Pamja
Adam and Eve Offering Sacrifice [Adami dhe Eva duke Ofruar Flijime], nga Keith Larson

Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 6

Përdorimi i Simbolizmit për ta Kuptuar më Mirë Fuqinë Shëlbuese të Krishtit

A e keni vënë re se si shpesh shkrimet e shenjta përdorin simbole për të na mësuar rreth Jezu Krishtit? Për shembull, Atë e krahasojnë me ujin (shih Gjoni 4:14), bukën (shih Gjoni 6:48), dritën (shih Gjoni 8:12), një shkëmb (shih Helamani 5:12), diellin (shih Malakia 4:2) dhe një bari (shih Psalmeve 23:1). Madje që përpara se Ai të lindej, Jehova përdori simbole për t’i ndihmuar ndjekësit e Tij ta prisnin me padurim ardhjen e Tij dhe fuqinë e Tij shëlbuese. Teksa i studioni disa shembuj në këtë mësim, merreni parasysh se si mund ta thellojnë simbolet e shkrimeve të shenjta të kuptuarit dhe dashurinë tuaj për Shëlbuesin tuaj.

Pjesa 1

Çfarë mund të mësoj rreth Jezu Krishtit nëpërmjet simbolizmit të një flijimi kafshësh?

Sikurse shënohet te një artikull mbi fuqinë e simbolizmit: “Një simbol nga ungjilli mund të jetë një send, një ngjarje, një veprim ose mësim që përfaqëson një të vërtetë shpirtërore. … ‘Simbolet na mundësojnë t’u japim formë kuptimore ideve dhe emocioneve që përndryshe mund ta hedhin poshtë fuqinë e fjalëve. Ato na çojnë përtej fjalëve dhe na dhurojnë gojëtari në shprehjen e ndjenjave’ [Joseph Fielding McConkie and Donald W. Parry, Guide to Scriptural Symbols (1990), f. 1]” (“Why Symbols?”, Ensign, shkurt 2007, f. 13, 14).

Në shkrimet e shenjta, njëri nga simbolet e para të fuqishme të Shpëtimtarit është flijimi i kafshëve. Pasi Adami dhe Eva e hëngrën frutën e ndaluar dhe duhej të largoheshin nga Kopshti i Edenit, ata morën urdhrin ta adhuronin Zotin dhe t’i ofronin Atij një qengj si flijim.

Pamja
burrë duke mbajtur një qengj
Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Moisiu 5:4–8 dhe përsiatni atë që mund të na mësojë simboli i ofrimit të një qengji të pafajshëm dhe të vogël rreth dashurisë së Perëndisë dhe flijimit të Jezu Krishtit. (Shënim: Një ngjashmëri është një ngjasim, krahasim ose simbol.)

Duke marrë shkak nga simbolizmi i flijimit të kafshëve, Apostulli Pjetër dëshmoi se ne mund të shëlbohemi vetëm “nga gjaku i çmuar i Krishtit, si të Qengjit të patëmetë dhe të panjollë” (1 Pjetër 1:19; shih edhe Alma 34:36).

Pamja
Adam and Eve Offering Sacrifices [Adami dhe Eva duke Ofruar Flijime], nga Del Parson

Populli i besëlidhjes së Zotit e respektonte ligjin e flijimit të kafshëve si një simbol të flijimit të Jezu Krishtit dhe ai flijim ishte një kujtues që Ai do të shlyente për mëkatet e tyre. Kjo i ndihmonte ata ta prisnin me padurim atë ditë.

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Plaku Xhefri R. Holland

“Duke dhënë si ofertë qengjat e tyre të vegjël simbolikë në vdekshmëri, Adami dhe pasardhësit e tij, po shprehnin kuptueshmërinë dhe varësinë e tyre për shpëtim nga flijimi shlyes i Jezusit, të Vajosurit”. (“Ja, Qengji i Perëndisë”, Liahona, maj 2019, f. 44)

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Si mund t’i thellojë dashurinë dhe mirënjohjen tuaj për flijimin shlyes të Jezu Krishtit në emrin tuaj, të kuptuarit e simbolizmit të flijimit të kafshëve?

Pjesa 2

Si mund të më frymëzojnë simbolet e Pashkës ta kërkoj fuqinë shëlbuese të Shpëtimtarit në jetën time?

Flijimi i qengjave të parëlindur vazhdoi gjatë gjithë periudhave të Dhiatës së Vjetër. Kjo praktikë u bë veçanërisht kuptimplotë për izraelitët kur ata u liruan nga skllavëria e tyre në Egjipt.

Historia e çlirimit të Izraelit nga robëria në Egjipt mund të na ndihmojë ta kuptojmë se si na shpëton Zoti nga forma të ndryshme të robërisë që përjetojmë. Ndërkohë që zgjedha e izraelitëve ishte kryesisht një skllavëri fizike, Plaku Kuentin L. Kuk, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim se edhe ne mund të përjetojmë zgjedhë për shkak të mëkatit, varësive ose të besuarit të ideve të rreme (shih “Vajtimet e Jeremias: Ruhuni nga Skllavërimi”, Liahona, nëntor 2013, f. 88–91).

Izraelitët kaluan rreth 400 vjet si skllevër në Egjipt. Por Zoti nuk i harroi. Ai i njihte pikëllimet e tyre dhe i dëgjoi vajtimet e tyre. Ai erdhi për t’i çliruar dhe thirri Moisiun që të ofronte ndihmë. Në prag të çlirimit të Izraelit, Zoti paraqiti Pashkën, e cila ishte e mbushur me simbole që kishin për qëllim të na mësonin rreth fuqisë së Shpëtimtarit për t’i shpëtuar të gjithë ata që do ta ndiqnin Atë.

Pamja
qengji
Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni tek Eksodi 12:3–13 (dhe, nëse është e mundur, shihni materialin filmik “The Passover” [“Pashka”] [03:07]) dhe përcaktoni simbole që na mësojnë rreth fuqisë shpëtuese të Jezu Krishtit dhe mënyrës se si ta marrim atë fuqi.

Pamja
ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Në tabelën që vijon, shënoni atë që mendoni se do të nënkuptojë secili nga simbolet e Pashkës. Merreni parasysh se çfarë mund të na mësojnë këto simbole rreth fuqisë shëlbuese të Shpëtimtarit dhe mënyrës se si mund ta përdorim atë. Nëse dëshironi, mund t’i studioni shkrimet e shenjta mbështetëse për të marrë ide shtesë.

Simbolizmi i Pashkës

Vargu

Simboli

Kuptime të Mundshme

Shkrime të Shenjta Mbështetëse*

Vargu

3

Simboli

Çdo shtëpi flijoi një qengj

Kuptime të Mundshme

Fuqia shëlbuese e Jezu Krishtit është për të gjithë.

Shkrime të Shenjta Mbështetëse*

2 Nefi 26:25–28, 33

Vargu

5

Simboli

Qengj mashkull pa të meta

Shkrime të Shenjta Mbështetëse*

Gjoni 1:29; Hebrenjve 5:8–9

Vargu

7

Simboli

Shtalka e derës së çdo shtëpie u lye me gjak

Shkrime të Shenjta Mbështetëse*

Mosia 4:2; Alma 5:21

Vargu

8

Simboli

Bukë e ndorme (bukë e bërë pa maja, gjë që shkakton që buka të prishet dhe të myket)

Shkrime të Shenjta Mbështetëse*

Gjoni 6:35, 48, 57–58; 1 Korintasve 5:7–8

Vargu

8

Simboli

Barishtet e hidhura

Shkrime të Shenjta Mbështetëse*

Alma 41:11; Doktrina e Besëlidhje 19:18

Vargu

11

Simboli

Ijengjeshur, sandalembathur, me bastun në dorë, ngrënie me nxitim

Shkrime të Shenjta Mbështetëse*

Alma 34:32–33

  • Shënim: Fragmentet mbështetëse kanë për qëllim të hedhin më shumë dritë rreth simboleve të përdorura në Pashkë dhe nuk kanë për qëllim të japin interpretime përfundimtare për to.

Orientimet në vijim mund t’ju ndihmojnë ta kuptoni më mirë se si t’i interpretoni simbolet e shkrimeve të shenjta:

  • Përpiquni ta kuptoni simbolin në kontekstin e fragmentit.

  • Përdorini ndihmat për studimin, si Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta.

  • Zbuloni a kanë komentuar profetët e lashtë ose modernë rreth atyre vargjeve dhe simboleve të tyre.

  • Meditoni, përsiatni dhe lutuni rreth fragmentit dhe simboleve të tij.

Pjesa 3

Çfarë simbolesh të tjera nga Dhiata e Vjetër mund të më mësojnë rreth fuqisë shëlbuese të Shpëtimtarit?

Plaku Brus R. Mek-Konki, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Plaku Brus R. Mek‑Konki

“Çdo ordinancë apo kryerje hyjnore e shuguruar nga Perëndia, çdo flijim, simbolikë dhe shëmbëlltyrë; … [u] krijua … që të dëshmonte për [Jezu Krishtin]. …

Është diçka e duhur dhe me vend që të kërkojmë shëmbëlltyra për Krishtin kudo dhe t’i përdorim ato në mënyrë të përsëritur për t’i mbajtur Atë dhe ligjet e Tij më kryesoret në mendjen tonë.” (The Promised Messiah: The First Coming of Christ [1978], f. 28, 453)

Pamja
person duke studiuar shkrimet e shenjta
Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Dhiata e Vjetër është e mbushur me shumë simbole të bukura që dëshmojnë për fuqinë shëlbuese të Shpëtimtarit. Për ta thelluar të kuptuarit tuaj, lexoni njërin nga fragmentet më poshtë dhe më pas përsiatini pyetjet për studim që vijojnë.

Studiojini Pyetjet

  • Cilat janë simbole të mundshme për Jezu Krishtin (me fjalë të tjera, cili send, ngjarje, rrethanë ose person na drejton tek Ai ose e përfaqëson Atë) në këtë fragment?

  • Çfarë mund të përfaqësojnë dhe të na mësojnë këto simbole rreth misionit hyjnor të Jezu Krishtit?

  • Si mund ta forcojë të kuptuarit e këtyre simboleve besimin tim te Jezu Krishti dhe te fuqia e Tij për të më shpëtuar?